| E diele, 06.12.2020, 12:39 PM |
Kolltuku
i Ferrit
Kur
shpirti gërryhet
zemra
thyhet
se
ditë e për ditë
në
popull e shqiptari
ndihet
keq e si ma zi.
Popull
i vjetër antik
i
njohur historikisht
me
vese, tradita, gjuhë e kulturë
pellazge-ilire-arbërore
me
histori e trashëgimi
ku
botës i dha heronj e luftëtarë
intelektualë
e sundimtarë
princa
e mbretëri shqiptare
fitues
të çmimit Nobël e Shenjtorë
akademikë
e doktorë
poetë,
shkrimtarë e profesorë
me
tempuj dijesh në nivel superior.
Po
si kështu sot...?!
harrojmë
të kaluarën
përbuzim
të djeshmen e të sotmen
shkelëm
mbi gjak e Komb.
Ah
si u prish nderi e morali
etika,
vetëdija e ndërgjegjja
ku
çdo vlerë degjenerohet
për
grusht lek e kolltuk të"ferrit".
Bejtullah Sadiku, Berlin 2020