| E enjte, 03.12.2020, 08:31 PM |
Miku im rabin Abdullah Zeneli
(Mbi
librin me poezi të Abdullah Zenelit “Rabini im”)
Nga
Kastriot Myftaraj
Miku
im nga Prishtina Abdullah Zeneli, poet dhe dramaturg, themelues i shtëpisë
botuese “Buzuku”, botuesi im, hershëm tashmë, në prag të të shtatëdhjetave nisi
befas një bashkëbisedim poetik me një rabin, çka solli si krijim librin me
poezi “Rabini im”, botim i “Buzuku” (2020)
Cili
është rabini i Abdullah Zenelit? Një qënie imagjinare? Një krijesë e fantazisë
së tij? Rabini nuk është një person real, por megjithatë ka shumë përjetim te
përshkrimi i Abdullahut për rabinin, për të qenë ai thjesht trill i imagjinatës
poetike. Rabini është diçka më tepër. Kam përshtypjen se nëse do të pyetej
Abdullahu për rabinin nuk do të mund të jepte një përgjigje të prerë. Unë kam
dy hipoteza për prejardhjen e rabinit të Abdullahut.
E
para është një hipotezë psikoanalitike, sipas së cilës rabini vjen
drejtpërdrejt nga arhetipi i Abdullahut. Thellë në nënvetëdijen tonë gjendet
arhetipi, një strukturë psikologjike e trashëguar, e krijuar ndër breza
njerëzorë që na drejton sjelljen dhe mënyrën tonë të të menduarit. Herë-herë nddhq
që arhetipi të na mbizotërojë duke u shfaqur në tërësinë e vet. Çfarë është ky arhetip rabinik i Abdullahut?
A mos ndoshta të parët e Abdullahut kanë qenë ndër ndjekësit e Sabatai Zevit,
rabinit të famshëm, ndjekësit e të cilit të detyruar të merrnin fenë islame në
rrethanat e pushtimit osman,ruajtën megjithatë identitetin e vjetër, duke qenë
kriptohebrenj? Nuk dua të them me këtë se Abdullahu nuk është shqiptar se nga
këta hebrenj të konvertuar të quajtur donmë ka shumë në Ballkan, që sot janë
shqiptarë, rumunë, bullgarë, serbë, grekë, turq etj. Por me një lloj ideje për
të shkuarën e tyre që është diku mes vetëdijes dhe nënvetëdijes.
Tek
ata jeton një rabin, i cili ndodh ndonjëherë që te ndonjë poet si Abdullahu të
shfaqet më qartë në dritën e diellit, duke dalë nga zona e hijes e
nënvetëdijes.
A
është miku im Abdullahu një njeri i tillë i mbizotëruar befasisht nga arhetipi?
Kjo është një hipotezë e imja për shpjegimin e kësaj befasie të këndshme që
është libri “Rabini im”. Si për të ma mbështetur këtë Abdullahu kohët e fundit
ka zgjatur mjekrën, e cila ka marrë trajtën e një mjekre rabinike. Kjo gjë më
nxit që në rastin më të parë t’ i bëj dhuratë një kapele të zezë rabini, nga
ato me strehë të gjerë.
Hipoteza
e dytë është se rabini u përftua si personazh në mendjen e Abdullahut dhe e ka
mbizotëruar atë si strukturë intelektuale. Pse u përftua rabini në mendjen e
Abdullahut? Ndoshta nga dëshira për të shprehur në një mënyrë poetike kërkimin
e faljes ndaj hebrenjve për atë që gjatë Luftës së Dytë Botërore disa shqiptarë
të Kosovës të veshur me uniformën naziste si ushtarë të Divizionit
“Skënderbeg”, e përlyen emrin e Skënderbeut duke arrestuar dhe dorëzuar te
gjermanët një pjesë të hebrenjve te gjendur në Kosovë. Ndonëse është fakt
historik i vërtetuar dhe i pohuar nga vetë komandanti gjerman i divizionit se
pjesa më e madhe e ushtarëve shqiptarë të tij dezertuan shpejt. Ndoshta
Abdullahu e krijoi rabinin nga dëshira për të shprehur mirënjohejn ndaj
hebreo-amerikanëve, të cilët bënë aq shumë për çlirimin e Kosovës. Madeleine
Albright, Sekretarja e Departamentit të Shtetit që bëri aq shumë për çlirimin e
Kosovës saqë fushata ajrore e NATO-s kundër Serbisë u quajt “Lufta e Madeleine”
është hebreje. Sekretari i Departamentit të Mbrotjes në kohën e fushatës ajrore
të NATO-s kundër Serbisë, William Cohen është hebre. Komandanti i përgjithshëm
i NATO-s në këtë luftë, Wesley Clark është hebre. Këshilltari Presidentit
Clinton për sigurinë kombëtare, në atë kohë, një post ky me rol të madh në
politikën e jashtme amerikane, Samuel (Sandy) Berger është një hebre.
Një
ditë, në të ardhmen, së bashku me mikun tim Abdullah, do të vizitojmë Izraelin,
posaçërisht kryeqytetin e përjetshëm hebre Jerusalemin. Izraelitët për shkaqe
sigurie i kqyrin me shumë kujdes vizitorët e vendit të tyre të kërcënuar nga
terroristët arabo-islamikë. Me siguri oficerët izraelitë të sigurisë do të
habiten shumë me mikun tim dhe do ta pyesin atë:
“Ju
zotëri pse mbani një kapele rabini kur emrin e keni musliman, Abdullah?”
Dhe
miku im do t’ u përgjet si poet: “Është një histori e gjatë dhe e ndërlikuar,
përgjigja është te ky libër imi me titull ‘Rabini im”.
Unë
do të ndërhyj në mbështetje të mikut tim: “Ju mund t’ i bëni analizë teksti me
programet e përparuara kompjuterike që ka Mossadi, të përdorni inteligjencën
artificiale përveç asaj humane, të pyesni psikologët më të mirë dhe them se do
të vërtetoni njërën nga dy hipotezat e mia.”
Me
siguri që do të më thonë: “Ju zotëri, përgjigjuni për veten tuaj, kur t’ u
pyesin.”
Dhe
të pyesin me ngulm se cili është qëllimi i vizitës në Izrael. Madje shpesh
ndodh më shumë të pyesin kur ikën sesa kur hyn në atë vend. Normale sepse janë
vendi më i kërcënuar në botë nga terrorizmi islamik. Përgjigjia ime do të
ishte:
“Kam
ardhur në vendin tuaj që të zbuloj enigmën rabinike të mikut tim. Ju duket e
habitshme? E pra, është mënyra ime për t’u kërkuar falje hebrenjve. Të kërkoj
falje që kur u shkatërërrua Jerusalemi nga Imperia Romane në shekujt e parë dhe
të dytë të të erës sonë, një pjesë e legjionarëve romanë ishin nga trojet
shqiptare. Por mos prisni që nisur nga mbiemri im musliman t’ u kërkoj falje
për atë që Myftiu i Madh i Jerusalemit, autoriteti më i lartë islamik pas
zhdukjes së khalifit osman, e nxiti Hitlerin të bënte gjenocidin kunder
hebrenjve, çka e ka thënë edhe Netanjahu, jo shumë kohë më parë. Mos prisni as
që t’ u kërkoj falje luftën e islamikëve kundër Izraelit dhe terrorizmin
islamik. Nuk e ndjej detyrim që t’ iu kërkoj falje për këto sepse unë i përkas
një familjeje të kthyer dhunshëm në fenë islame në kohën e pushtimit osman dhe
familja ime nuk e ka praktikuar fenë as në dukje pas largimit të pushtuesve
osmane nga Shqipëria.”
Oficerët
izraelitë të sigurisë kanë përjetuar shumë gjëra të habitshme, por vështirë se
do të kenë përjetuar diçka të tillë. Unë dhe miku im nuk mërzitemi as nëse na
kthejnë mbrapsht. Tekefundit kemi rabinin e Abdullait për të biseduar gjerë e
gjatë për Jerusalemin.