Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Blerim Latifi: I vetmi vend ku u ruajt kujtesa për flamurin e Skënderbeut ishte Mirdita

| E shtune, 28.11.2020, 09:11 PM |


Blerim Latifi:

Sundimi i gjatë osman, pas vdekjes së Skënderbeut, kishte ndikuar që bashkë me kujtimin e tij të harroheshin gradualisht edhe simbolet e tij, përfshirë flamurin me shqiponjën dykrenore.Ato mund të gjendeshin vetëm në arkivat e pluhurosur të Europës. I vetmi vend në trojet shqiptare ku u ruajt kujtesa për flamurin kuq e zi të Skënderbeut, gjatë sundimit osman, ishte Mirdita. Kur prijësit e saj erdhën në Lidhjen e Prizrenit në vitin 1878, ata sollën edhe flamurin me shqiponjën dykrenore, të cilin me shekuj e kishin ruajtur duke e gdhendur në gurët e mureve të kullave.