| E shtune, 28.11.2020, 09:11 PM |
Blerim Latifi:
Sundimi
i gjatë osman, pas vdekjes së Skënderbeut, kishte ndikuar që bashkë me kujtimin
e tij të harroheshin gradualisht edhe simbolet e tij, përfshirë flamurin me
shqiponjën dykrenore.Ato mund të gjendeshin vetëm në arkivat e pluhurosur të
Europës. I vetmi vend në trojet shqiptare ku u ruajt kujtesa për flamurin kuq e
zi të Skënderbeut, gjatë sundimit osman, ishte Mirdita. Kur prijësit e saj
erdhën në Lidhjen e Prizrenit në vitin 1878, ata sollën edhe flamurin me
shqiponjën dykrenore, të cilin me shekuj e kishin ruajtur duke e gdhendur në
gurët e mureve të kullave.