| E merkure, 25.11.2020, 08:18 PM |
Pergatiti Fritz RADOVANI:
“VAJET E PRANVERËS
MASHTRUESE”
ROMAN I SHKRIMTARES
NJOHUN
BAJAME HOXHA - ÇELIKU
Një
vajzë 11 vjeçare Arixhofka, ka fillue “Universitetin” në disa fakultete të
njohuna…
Nder
dokumenta Ajo ruen emnin Bajame Hoxha-Çeliku, emen që atëherë njihej nga pak
kush.., ose, ma mirë me thanë vetem nga shoqnia e Saj në barakat e atjeshme…
Gjithkah
e rrethueme nder tela me ferra... Një ferr’ i vertetë – Shqipnia komuniste!
Mija
e mija metra tel me ferra nder sa e sa qytete e fshatra që rrethonin
Shqiptarët!
Të
vjetrit kanë thanë dikur: “Vetë jeta asht shkollë !”, këte verteton Arixhofka
sot!
Nen
rrezet e Gazetës “Dielli” lexova nga poetja Bajame një poezi per At Fishten...
Nuk
ishte aspak emen i panjoftun! Portreti i Bajames kur e perfundova së lexuemi
poezinë mu duk sikur shkelqente ma fort! Mbas një jete të mnershme, buzqeshte!..
Mu
kujtue një roman me 580 faqe që ka shkrue e nderuemja Bajame e që titullohet
“VAJET E PRANVERES MASHTRUESE”, që miqësisht ia kerkova e, Ajo ma dergoi. Më
tregoi se romani ka karakter historik dhe se Emnat besoj ke me i njohë... Ishte
pikrisht ato ditë kur unë botova një artikull dhe ku shenova në fund: “Me 15
Maji 1945 (EH) ka nenshkrue interrnimin e këtyne fëmijve nen moshen 14 vjeç:
Klorja, Lajdja, Katrina, Zefi, Mojsi, Leka, Elena, Bibjani, Nikolla,
Klara, Isabella, Tonini… Vetem të
familjes Mirakaj… Po në gjithë Shqipninë sa bahen?!..” Dhe, pikrisht kjo
Arixhofka më shkruen: “Të gjithë ato emna i njoh!”... Me të vertetë u topita
randë!
Shumë
shpejtë më dergoi edhe romanin e Saj, me një parathanje të z. Qazim Shehu.
Kujtoj
vite perpara kur pata lexue romanin “Rrethimi i Shkodres 1913” nga Don Ndoc
Nikaj, pra, romanin e parë në letersinë shqipe, aty shkruhej: “...nji nder
lagjet ma të shkatrrueme nga gjylet e malazezëve asht kenë ajo e Badrave në
Shkoder...”, dhe, me vite të tana s’ më hiqej nga mendja shkatrrimi i rrugës ku
jetojshe unë në Shkoder.
Po
Arixhofka e vogel që as nuk besoj se e din “pse?”, e filloi e vazhdoi gjithë
jeten per ma shumë se 32 vjetë nder kampet e mnershme komuniste t’ interrnimit,
tue fillue si fëmijë, vajzë e re, nuse e nanë e nderueme, vetëm pse i kishin
zhdukë baben...
Kam
lexue edhe ndigjue shumë ngjarje të trishtueshme, madje edhe të mnershme të
atyne kampeve shfarosëse, kam pa edhe kampe pune të detyrueshme të Kavajës dhe
të Rinasit, kur po ndertohej aeroporti, kam lexue kuriozitete dhe kam pasë
rasen me njoftë një Nanë, që më ka tregue sesi në kampin e interrnimit të
Vlonës, “nga ora 10 e natës, policët i merrnin vajzën.., dhe ia kthenin nga ora
3 ose 4 e mengjezit...”. një nga tmerret ma të mëdhaja që kanë kalue disa Nana
të Nderueme Shqiptare... E kjo ma e mnershmja ngjarje per një Nanë.., i
rrezikonte rrezikzezat per çdo minut! Kudo ku Ato venin kamben kercnoheshin nga
barbarët vrastarë dhe antinjerzorë, deri aty sa shumë nga ata fatzeza shifnin
me sy edhe shfarosjet e burrave dhe trashigimtarve të tyne, pa ma të voglin faj
ose të pakten një fyemje, që ndryhej në zemrat e tyne...
Romani
fillon me pershkrimet fëminore dhe dalngadalë Arixhofka tue u rritë dhe, në
mbrendinë e rrethinave të atyne kampeve interrnimi tue ndryshue gjithshka... Pa
e kuptue fillon me ndryshue edhe jeta, gja që të duket krejt normale nga
pershkrimet aq me mjeshtri të Autores, që e pasunon shkrimin me aq shumë
epitete dhe figura letrare sa lexuesi harron se asht tue vazhdue me ecë i
rrethuem në tela me ferra.
Shkrimtaria
e njeh aq mirë gjuhen shqipe dhe pasuninë e saj në letersi, sa asnjëherë nuk
mërrinë me u ndalue dhe me u kujtue si asht e mujtun me e perdorë dialektin e
Jugut aq korrekt një vajzë e re e rrethueme me mirditore, tepelenase,
gjinokastrite apo kelmendase e tropojane... Të sjellun me polici nga të gjitha
viset e Shqipnisë.
Po
deshte me njoh aftësinë e Arixhofkës në zhvillimin psikologjik nder rrethanat
ku po rritej Ajo, lexo me kujdes dialogun e bisedave të saja në shoqni, në punë
dhe me polic të cilët, janë të kudondodhun dhe si rriçnat gjakpise nder ata
vende torture.
Autoria
e romanit, asht e paisun me një kujtesë të mbinatyrshme, e ruejtun aq shumë
nder ato vuejtje me një freski emnash, mbiemnash, ngjarjesh, vendesh e skutash,
me aq kujdes sa njeriu tue lexue fillon e dyshon per mbajtje ditari sekret... E
shpesh, rri e mendon, si mundet me u rikujtue ajo jetë e mbytun në vuejtje edhe
me data e stinë?
Në
liber gjithshka lidhet me psikologjinë e krahinave, ku nepermjet bisedave të
bame me shoqe Autoria, nxjerrë në dritë
inteligjencen dhe karakterin e paster të shoqeve të veta dhe e zberthen ate të
lidhun me edukaten familjare e traditen krahinore.
Atyperaty,
përballet me policin ose agjentin e sigurimit të shtetit, ku nepermjet gojës së
flliqtë të tij, zbulon mbrendinë e shpirtit barbar që mendon e punon gjithshka
si e si me dermue dhe me shnderue karakterin e Atyne viktimave të pafajshme.
Dialogu i tyne me t’ interrnuemit ka vetem një qellim: “Në se gabon dishka, e
presin prangat!”
Në
dukje e pabesueshme, po me djallzinë e tyne, gjithshka i sherben diktaturës...
Me
shumë mjeshtri Autoria ka realizue bisedat provokuese të atyne agjentave me të
gjitha moshat e vuejtësve, per qellimin e tyne djallzor: “Me rekrutue moshat e
reja e deri tek pleqtë që po mbyllnin vitet e fundit të jetës në dishprim të
plotë, pa as ma të voglen shpresë me pa para vdekjes vetem një ditë veten të
Lirë!” E, perballë barbarve në rrugen perpjetë kodres Kalvarit, asht Nana...
Mbretnesha e vuejtjeve të jetës... Ajo, edhe pse me shkarpa e zhele të veshuna
per trup, ecë e ecë tue i rrigue lotja... Rri e mendon per burrin e arratisun,
djalin e burgosun, vllaun në hetuesi dhe vajzen që e mundon me vajzninë e saj
pa asnjë shpresë me krijue Familjen e Shpresës e t’ Besës!
Lodhet
e shpesh rrzohet si Krishti nën Kryq, po
moralin e ka të hekurt, asht Bijë Fisit dhe nuk ia turpnon kush Asaj
prakun e Derës, as Sofren e Atyne Stajanicave që nder shekuj kanë nderue kullat
e të Parve të tyne, kur me besë lidhne Kunoren Shejte!
Shkrimtarja
jonë njeh traditat e zakonet e krahinave, po mbi të gjitha në moralin e Saj nuk
gjindet një shkendi sado e errtë fanatizmi. Bajamja e vogel e derisa u martue
kje modeli i Vajzës.., e i Grues ma të Nderueme prej të gjitha Besimeve n’ ata
kampe. Ndersa në romanin e Saj shperthen
dashnija e brumosun me sinqeritet dhe pasterti shembullore, kryesisht per
brezat e reja, ku mungesat janë të mëdhaja. Sot asht pak e vështirë me gjetë
një roman të këtij modeli ku, gjithshka thuret me moral brilant!
Po,
fatmirsisht Bajame Hoxha-Çeliku e ka realizue një Kryeveper të tillë, me guxim
të pakrahasueshem, me pasterti mendimi e Shpirti të brumosun nder vuejtje, po
mbi të gjitha romanin e ngriti dëshira e madhe për Lirinë e Atdheut dhe morali
i paster i Shqiptarve që vuejtën, po asnjëherë nuk kerkuene me u njollosë as
shkarpash me gjakun e tiranve dhe barbarve komunistë, që i nxine jeten Prindve
të tyne, Këtyne vetë dhe pasuesve trashigimtarë që janë shpernda nepër Botë per
një kafshatë bukë!
E,
nëse ndokush kerkon me dijtë Historinë e Kampeve t’ Interrnimit nga komunistët
barbar dhe të pabesë po, mbi të gjitha vrastarë e gjakbasa plaçkitës, merrni e
lexoni romanin e Bajame Hoxhës, Aty asht Historia e plotë e vuejtjeve të
Shqiptarve! Romani “VAJET E PRANVERËS MASHTRUESE” asht Kryeveper e Letersisë
Shqipe moderne të Shekullit XXI. Aty n’
se e keni harrue asht edhe komunizmi gjakatar me tiparet e veta të pabesa dhe
vrastare! Historia shkruhet vetem si e ka shkrue Bajamja.
E
tue shikue foton e Saj gjithnjë tue buzqeshë, njeriu shikon një zemer të hapun,
që shperthen edhe në vargje plot knaqësi e pasterti Shpirtnore. Vargu i Saj
asht një nga shperthimet poetike plot ambelsi, i kandshem, i qetë e plot nektar
të mbledhun nder livadhe.., aty ku kosa e barbarit merrte jetë njerzish të
pafaj e të paster si biluri, t’ asaj Rinije aq të dashtun e të paster
Shpirtnisht, bash si ata prroje e lumej që nder ata tmerre vetem i shperlanin
Shpirtin asaj rinije plot vuejtje, vorfni dhe etje t’ pashueme nga urrejtja e
vllavrasja e pashoqe, por sot.., asht Ai brez që vetem di me falë! Vargu i
Bajames asht një Himn i vertetë i Atij Flamuri, ku Gjaku i Rinisë Shqiptare ka
shlye pergjithmonë yllin pesë cepash të vrasjeve terroriste të bolshevizmit
skllavnues...
Jo
m’ kot Bajamja i këndon sot “Hyllit të Dritës”, popullit të Saj... Shqiptarisë!
Një
cilësi e Burrneshave tona, kur tek portaria i shkonte gjaksi...Po, edhe nuk
harron!
Tek
libri i Arixhofkës, sejcili ka me kerkue vetveten.., “bash ashtu si e ka falë
Zoti!”
Shqiptarët
tue kalue nder duer librat e Saj, do t’a kuptojnë mbrendinë e tyne, faktet e
ngjarjet që koha do ti vendosin shpejtë me thesaret tjera në fjalorin
enciklopedik!
Arixhofkës,
i uroj jetë të gjatë dhe prodhimtari të shkelqyeshme, per edukimin e një Rinije
Atdhetare Shqiptare ashtu si asht edhe Ajo vetë, trashiguesit dhe romani i Saj!
Me
shumë respekt per Arixhofken:
Fritz
RADOVANI
Melbourne, 25 Tetor
2020.