Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ajne Iberhysaj: Në çdo frymëmarrje

| E hene, 23.11.2020, 08:43 PM |


Ajne Iberhysaj

NË ÇDO FRYMËMARRJE

Në çdo frymëmarrje dëshiroja gjithçka

nga ajo që kisha, gjithçka.

Shpirti vallëzonte

e luante dhimbshëm me vetminë e trishtimit.

Mushkëritë kërkonin ajër.

Heshtja e mureve zhurmonte rreth meje.

Lutjet në kokë i binin vetmisë.

Askush nuk i dëgjonte dallgët e shpirtit.

Bota vlonte e digjej nga hijet e shekujve.

Një dallgë fjalësh e bënë zemrën më të fuqishme.

Në çdo frymëmarrje ka jetë,

është dashuria me përqafimin e krahëve.

Pluhur librash rreth meje,

aromë ngjarjesh e valë jetë.

I ndieja në çdo puls të fjalëve të zemrës.

Pulsin e zemrës e masim me avujt e erërave të egra.

Virusi luan dhimbshëm me ekzistencën tonë dashuri

Dalëngadalë shuhej shija e aroma e luleve me ndenjën.

Në sytë e mi bota dukej si një gëzhojë e zbrazësh fjalësh.

Trupi digjej e lundroja mes etheve drithëruese.

Nga gjithçka brenda meje kishte mbetur vetëm një motiv:

Do t’ia dalë mbanë!

Muret u bënë bashkë me vetminë e fjala me lutjen.

Në çdo frymëmarrje thërrmohej shpirti im!