| E diele, 22.11.2020, 10:49 AM |
Edhe unë "kam qenë në KUBË"?!!! (ese)
In memoriam, DURO
MUSTAFAI
Nga
Përparim Hysi
DURO
MUSTAFAI, u nda nga jeta më 22 dhjetor 2019. Pra, për një muaj bën vitin.
Por,sado që është ndarë nga jeta,DURO MUSTAFAI, rron tek të gjithë ata që e
kanë njohur. Kjo njohje zë e rritë amplitudën e saj,se DURO MUSTAFAI rron
përmjet veprave që ka botuar. Jo vetëm kaq, DURO MUSTAFAI, në makazinën e tij
krijuese ka lënë shumë shkrime me vlerë që nuk arriti t'i botojë për arsye
subjektive.Është fat i bardhë për të, që djali i tij,ALQI(kot nuk thonë që pema
bie nënë pemë), po i nxjerrë nga"sepetet" dhe me syrin e një
redaktori serioz po i boton si një amanet i bukur i një biri,para babait. Është
shumë domethënëse kjo që shkruaj për ALQIN, djalin e DUROS. Këtë kujdesje e kam
njohur dhe tek ILINDEN SPASSE, djali i STERIO SPASSES. E lakoj këtë kujdesje si
një premtim të bukur në raportet baba-bir, se, siç vihet re (dhe është për të
ardhur keq), këto mardhënie, të kondicionuara dhe nga"ftohja polare made
in covid",po përkeqësohen aq sa përfundojnë në ato kronikat
dramatike"shihemi në gjyq". Është vendi ta theksoj me të madhe:
" Rofshin fëmijët që nderojnë në gjallje,po se po, por dhe atëherë kur
prindërit kanë shkuar në amshim!"
* *
*
DURO
MUSTFANË unë e kam patur mik dhe e ndjej si detyrim për të folur për këtë
libër"KUBA siç nuk e kemi njohur". Por para se të flas për
përshtypjet e mia për librin"postum" të DUROS, dua shkurt të flasë për biografinë e tij.Nëse
DURO MUSTAFAI jetoi deri 86-vjeç,mbi 70-vjet të tij i ka kaluar përmjet
letërsisë (prozë e poezi) dhe,ca më shumë,përmjet gazetarisë. E ka filluar
gazetarinë nga viti 1968 dhe e vazhdoi deri sa u nda nga jeta. Ka qenë
kryeredaktor i "Dritës" dhe,veç saj,si gazetar në gazetën "Zëri
i popullit". Edhe,kur doli në pension,në vitin 1993,punoi si Kryeredaktor
në gazetën"Shqipëria"(dilte për diasporën dhe qe organ i Ministrisë
së punëve të jashtme).Për disa vite ka qenë pedagog i jashtëm në Degën e
gazetarisë pranë UNUVERSITETIT të TIRANËS. Për 14-vjet me radhë ,ka qenë
kryeredaktor i gazetës "Hora"
dhe,kur me inisiativën e tij,kjo u kthye në revistë , si organ periodik i
SHoqatës Atdhetare Kulturore të VRANISHTIT të VLORËS. Duhet theksuar se ky
organ që kish një kryeredaktor si DURO MUSTAFAI u bë pronë jo vetëm i
vranishiotëve,por dhe më tej dhe është
vendi të theksoj:VRANISHTI,nëse u përjetua në gjithë dinamikën e tij, veç DUROS
duhet t'i shprehë mirënjohjen donatorit- mecenat, Inxhinierit BESNIK RESHAT
HASANI nga VRANISHTI që kurrë nuk nguroi të"shkundte xhepat e tij prej
bujari", për këtë gazetë që u kthye në revistë (botim geenes ku një fshat
të ketë faqen e vetë të ndritur në
analet e shtypit).
Sado
që DURO MUSTAFAI thoshte me goën e tij që"unë jam gazetar", dua të
theksoj se DURO MUSTAFAI është shkrimtar, është poet dhe,veç këtyre dy dhuntive
që i pranonte me"prudencë",ai, ka qenë skenarist i disa
dokumentarëve,por dhe skenarist i flimit artistik" Gunat mbi tela"ku
evidentohet LUFTA HEROIKE e VLORËS. Është me interes për lexuesit se,DURO
MUSTAFAI,qysh i ri ,vetëm nga mbresat që voli nga një kosovar i arratisur,
arriti të shkroi novelën e gjatë"Nën qiellin e Prishtinës" Vlen të
theksohet se këtë novelë e ripa dhe e plotësoi në vitin 2008(nën dritën e
fakteve të reja). Ngaqë jam pak intim në veprën më lart, dua të përkujtoj
kosovarin e ndershëm dhe mësuesin po aq të përkushtuar,të ndjerin IDRIZ BËRDYNA
që shërbeu si burim për veprën "Nën qiellin e PRISHTINËS".
Ja
dhe disa botime të tjera nga DURO MUSTAFAI:1.Edhe ti do të bëhesh gjysh(2002
dhe ribotuar në 2014).2.Vranishti në sytë e mi(2006) 3.Ishte babai(rrëfime për
jetën e një atdhetari(2008).4.Fëmijët që do të bëhen gjyshër(2009)5. Ne,
gazetarët e atyre viteve(2014). 6. Vranishti në shtëpitë tona(histori me
fotografi,2017). 7.Qyteti i monumenteve- Vlora, histori me fotografi 2019).
8.Shokët që na u bënë vëllezër(2018). 9.Në mbrëmjen e jetës-të fshehta që
flasin(2019).
Me
poezi:1.Udhëve të jetës sime(2008 dhe 2013) 2.Me sytë e një gruaje(2015)
3.Fytyra e vendlindjes(2016).
* *
*
Për
punën sa profesionale dhe aq me përkushtim në gazetari,letërsi dhe si veprimtar
shoqëror, DURO MUSTAFAI është nderuar me tri urdhëra"NAIM FRASHËRI"
të klasit parë,të dytë dhe të tretë; ka fituar titullin"Mirënjohjae
qytetit të VLORËS";"Personalitet i SHQUAR I LABËRISË" dhe
"Qytetar Nderi i komunës HORË-VRANISHT".
Kaq
besoj që nuk janë pak dhe kjo e bën DURO MUSTAFANË që të rrojë përmjet veprave
që ka lënë për lexuesit.
* *
*
Libri
i parë,"postum" i DURO MUSTAFAIT është"KUBA siç nuk e kemi
njohur". Gojarisht me DURON kishim folur për këtë libër dhe,pa modesti të
rreme,ashtu si NIKO GJYZARI jam shtytësi
që ky libër të dilte në dritë. Ma dhuroi librin ,ZONJA e tij e
nderuar,SHEFIKATI apo KATI të cilës gjej rastin ta falnderoj që më hapi derën
në këtë kohë kolere. Sado që në"vija të trasha" e dija përmbajtjen e
librit, përsëri, pas leximit, them: - Sa të drejtë paska patur MAKSIM GORKI kur
shkroi:"Sa libra lexon,aq dritare hap në pallatin e mendjes". Kështu
ndodhi dhe me mua. Po të vini re, unë jo
më kot nuk kam shkruar:"kam qenë në Kubë". Dhe para se të nënvizoj
dhe të mbroj çfarë kam shkruar, u them lexusëve:"Në doni të njihni atë
KUBËN revolucionare pragviteve '60-të,lexoni librin e DURO MUSTAFAIT dhe zëreni
se kini qenë atje. Në"dritaren time made in KUBA", nga
"dritarebërësi" DURO MUSTAFAI, mora vesh për herë të parë që FIDEL
KASTRO qenka me origjinë spanjolle. Sado që janë të njohura për brezin e kohë
sime,si:"Beteja në plazhin "Zhiron" apo në"Gjrin e derrave", unë përjetova
nga afër,sikur qeshë atje, atë atmosferë revolucionare me
parrullat:"KUBA,po e janki-no!"Patria o muerte-Vineçeremos". Aty
mësova që KUBA ka dy male dhe,veç këtyre dy maleve, kish një të tretë që,sado
metaforik,por i vërtetë:KUBA është një
mal me sheqer (zëvendin e parë për pordhimin e sheqerit të botë) e,megjithatë,
ky"sheqer është i hidhur" se nuk është aq e ëmbël jeta e kubanezëve.Sado që KUBA,kur e ka vizituar
autori (në vitin 1962) qe vendi mik dhe SHQIPËRIA e asaj kohe ngrinte dolli për
shëndetin e FIDEL KASTROS, DURO MUSTAFAI nuk ka zbukurar asgjë dhe e ka treguar
realtietin ashtu siç ishte,Njerëz të qejfit he të punës. Fideli që pretendonte
të ndërtonte socilaizmin,deklaronte që nuk ishte komunist. Ajo që të çuditë me
FIDEL KASTRON është fakti shumë sinjifikativ: nuk e zhvillonte luftën e klasave
as si ILIÇI,STALINI apo ENVERI. Fajtor qe individi. Familjarët nuk
luftoheshin si këtu që masakroheshin me
breza. Veç kësaj,FIDEL KASTRO lejonte ikjen
e lirë të të gjithë kubanëve që nuk e pëlqenin regjimin. Majfton të
deklaroheshin si atdhetarë që nuk do luftonin kundër vendit të tyre. Njëqind
mijë të tillë u v endosën në Majami të Amerikës.Qe i deklaruar si katolik dhe
KUBËN "revolucionare" në këto kohë e vizituan dy Papë të ROMËS,njëri
pas tjetrit. Në Kubë,pothuajse, të gjithë kishin vetura,sado qenë mall stok nga
koha e Batistës. Kubanët qenë shumë
miqësorë me vizitorët dhe shumë vigjelentë ndaj jankive. Të obsesuar nga fjalimet e gjata se vuanin
"sindromën e Stokholmit" nga fjalimet e FIDELIT (7 orë fjalim dhe pa
letër). Ka momente në librër ku autori vuan atë sindromën e thënies"Kërcen
prifti nga belaja". Sa e konsatatuan që ishte i huaj, nga Shqipëria mike,
kërkon t'u mbate fjalim dhe"fjalimi të ishte i gjatë". S'kam si mos
qëndroi tek ky pasazh,se si përkthenjës
ka shërbyer, i ndjeri SEZAI SHYTI, që
mbaroi pedagogjiken në Elbasan. Ka dhe pasazhe si"prerja në besë të HRUSHOVIT për raketat";aty mund të
njihesh me burgun famkeq të GUATENAMOS mbi tokën kubane dhe, mund të vazhdoja me
luftën të hapur e të fshehtë të jankive kundër kubanëve të lirë (të gjithë
rrinin të armatosur; të qindrave tenatativave për të likujduar fizikisht nga
CIA e dhe FBI,FIDEL KASTRON dhe asnjëherë nuk ia arritën qëllimit. Siç e
shihni,dritarja që hapi "arkitekti i penës2,DURO MUSTAFAI në pallatin tim
të mendjes u bë tepër e madhe. Sidoqoftë,duke e kujtuar me dhimbje, nuk i them dot lamtumirë! Unë e di mirë,se ALQI
do"krrejë",kur thonë lebërit, shkrime të tjera dhe unë përsëri do takoj mikun tim që
më donte dhe e doja.
Si
"kapar" për lexuesit dhe për t'u treguar atyre se ç'penë perfide
kishte DURO MUSTAFAI, po u përcjellë vargjet e tij me katër
rreshta:"Kubanët"
"Një
pëllëmbë ujë i ndanë nga jankitë
Dhe
sa një pëllëmbë qieilli kufijtë i kanë
Por
ata janë aq afër njëri-tjetrit
Sa
ç'është liria me skllavërinë pranë".
Kini
parasysh:janë shkruar në vitin 1962.
Je
i paharruar,DURO i dashur!
Tiranë, 21 nëntor 2020