Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jusuf Zenunaj: Hanko halla në kuku-vend

| E diele, 22.11.2020, 09:03 AM |


Jusuf Zenunaj

HANKO HALLA NË KUKU- VEND

A s'më thua hallë ç'deshte n'Kuku-vend?

Nuk më rrihet dot, s'më zihet vendi - vend!

Gjumï s'më merr natën , as ditën,

si trastën e lypsares na e bënë politikën.

I dituri e i padituri si gjelat mbi pleh,

si n'politikën e vjetër ashtu edhe në t're.

Si mali me pak del e me shumë arinj.

Kuvendi ynë ashtu është përzi.

Lojën me pushtet na e solli varfërinë

skamjen e tradhtinë....

Na jane mbyllur sytë;

lumi po na merr,

të larat e t'palarat

nê fushë po i nxjerrë...