| E diele, 22.11.2020, 12:00 PM |
Edhe njëherë për “avazet” e fyejve të Gramshit
Nga
Shyqyri Fejzo
Ndërsa
poezia është muzikë në fjalë, muzika është poezi e përkryer në tinguj. Të dyja
mund të krahasohen me një salcë të mrekullueshme gjelle,ku guzhinierët e atyre
salcave e mbyllën jetën të vobegtë. Do ndalnim në dy krijues karizmatikë
shqiptarë për të vërtetuar këtë që pohuam më lart. Për poetin e madh Jeronim
Derada i cili i dha shumë vendit, por vdiq i varfër dhe këngëtarin e krijuesin
popullor Neco Muka, i cili dihet se ka qënë një person shetitës dhe autor dhe
ekzektutues i disa këngëve të pa vdekëshme, si
“Vajza e valave”, “Moj nepërka pika-pika” “Hyri prilli c’shkriu bora…” e
të tjera. Poezia dhe muzika janë shumë të lidhura midis tyre por kanë dhe
vecori që i dallojnë. Ndërsa poezia na hap dritaren e shpirtit të shikojmë dhe
kuptojmë se sa e bukur është natyra.Ajo na sjell prapë tani në shpirt freskinë
e foshnjërisë, dashurinë e rinisë; ajo na ringjall pasqyrat e kohës së shkuar
duke na injektuar në venat e moshuara enthuziazmin që ndriti pranverat tona,
plot zjarr nëpër deje, edhe kur jemi plakur; na bje në sy vizjonet profetike të
besës, që ndihmon të ecim përpara me gjithëse mbështetemi në bastun, që është
furka që mban skeletin tonë në këmbë, na bën t’a ndjejmë që egzistojmë me
shqisë e me mendje. Poezia ka object ta parë shqisën e të parit (syve) dhe
object të dorës dytë veshin, kur poezia recitohet. Krahasuar me muzikën, duhet
pranuar se muzika ka më tepër avantazhe cilësore në krahasim me poezinë. Për të
“pjellë” muzikën e cila është gjuha e përbotëshme qytetëronjëse poezia duhet të
jetë e mundëshme të ngjitet në pentagram. Për ndryshe nuk do të kishte
ekzistuar muzika me të gjitha “bijat” e bukura të saj, si kënga, opera,
symfonia, concert etj. Poezia është nëna e muzikës, mbasi mban në shpirt dhe në
mendje metrin, rrymën, rithmin. Por, deri këtu,mbasi më tej gjinitë e muzikës e
kanë kaluar “adoleshencën” dhe janë të pa varura në jetën e tyre. Megjithë se
veshi, organi ynë i dëgjimit shkencërisht rrok afërsisht 13 përqind të
sinjleve, ka privilegjin e madh të shijojë, muzikën, të ndjejë ritmin,
tingullin, timbrin, linjën muzikore të cdo gjinie. Muzika ngazëllon shpirtrat,
ndryshon gjendjen shpirtërore është gjuhë e
përbotëshme,ekuptueshme,domethënese.
Ndalëm
një moment në disa aspekte teorike të këtij problemi me shpresën se do të kuptohemi më mirë lidhur me disa
mendime që do të japim më poshtë, nxitur dhe nga një shkrim i bukur e dinjitoz
i zotit Xhevit Dyrmyshi, me titull: ”Dashuri e shprehur me fyej”.Për popullsinë
e Gramsshit, nisur nga lashtësia, fyelli ka qënë dhe mbetet një instrument sa i
thjeshtë aq dhe interesant e magjik. Mjeshtrit që përdornin këtë instrument
theksonin se me fyell ekzekutohen plot 17
avaze. Ai ka shoqëruar zhvillimin e shoqërisë njerzore duke kapur bukur
gëzimet, harenë, romantikën e njerëzve si dhe hidhërimet që shpreheshin
nëpërmjet tij. Ai instrument ka shoqëruar mënyrën e prodhimit të shoqërisë, ku
jeta e lidhur ngushtë me blegtorinë dominonte pothuajse në të gjitha drejtimet.
Aty shprehej gëzimi i punës, i stinëve, vecanrisht pranverës, dashurisë
njerzore. Fyelli ka nxjerrë dhe sot jep një muzikë qiellore. Fyelli ka histori
shumë shekullore. Në një poezi të shkruar para ca vitesh e kam nisur me
strofën:
Fyelltari i Gramshit.
“Avaze”mori nga fauni i
lashtë me gunë
Dhe erërat që aty fryjnë
vazhdimisht
Ti mësonte të gjitha iu
desh shumë punë
Zotëroi shumë melodi e
avaze,sigurisht
Shtatëmbëdhjetë
avaze njihen nga fyelltarët vyrtiozë për këtë instrument fantastic. Njëri më
imirë se tjetri. Një avaz përshkruan natyrën malet e larta që bien thikë mbi
kodrina e livadhe të buta, të cilat cdo stinë stolisen me lule gjithë
ngjyrëshe. Imitojnë zhurmën e lumejve e përrenjve alpinë që zbresin me vërtik
nga malet. Nuk mund mos imitohen këmborët e zilet e bagëtisë, blegërimat e
qingjave e kecave. Për bariun romantic është dhe takimi i mikeshës së tij që i
sjell ushqimin, frutat e stinës dhe dashurinë e saj. Jeta ka peripecitë e veta.
Ka shumë arsye që ka ndërruar jetë një djalë i ri. E qajnë me ligje të afërmit.
E aty më shumë ndihet e mallëngjen të tjerët zëri i motrës. Mallëngjen dhe
fyelltarin i cili gjithë natën atje në stan ka provuar të imitojë vajtimin e
motrës për vëllanë. Të nesërmen melodia që sjell mall pushton majat e maleve
dhe derdhet në fshat valë-valë, si zëri e vajtimi i motrës së njeriut që
ndërroi jetë. Njerzit e dëgjojnë dhe nuk pyesin, se e dinë se për cilin bie
fyelli. Në se do të vazhdonim të zbërthenim avazet në këtë shkrim, do të
zgjateshim shumë.
Në çdo vrimë të fyellit
gishtat zenë
Vuajtjet, gëzimet,
gjakun e plagëve
Shpirti i derdhur në
tinguj perlë
Çel hareshëm kuptimin e
fjalëve
Në
këtë shkrim do ndaleshim në tjetër
problem. Melodia e fyellit, nga natyra e vetë instrumentit ka qënë e vetmuaar.
Fyelltari i binte fyellit të tij, dhe në atë teritor kullote ose mali rrallë
kishte fyelltarë të tjerë. Kullotat kanë qënë me kufij. Por nuk mungonin rastet
kur bashkoheshin dy fyelltarë. Kuptohet, njëri solist e tjetri që mbante ison,
melodia dilte më e mirë, më e pëlqyer. Për Gramshin dhe instrumentin e fyellit,
ishte fat imadh që në rreth erdhi i emruar Alajdin Topciu. Ai ishte një
muzikolog cilësor dhe me një studim të thelluar, u ndal dhe u ngul tek fyelli.
Ai, për këtë problem ka pasur qartësi mendimi dhe besim të plotë, por nuk do të
mjaftonte vetëm qartësia e mendimit pa këmbënguljen stoike të tij. Ai, këmbënguljen
e vendosi që në prodhimin e instrumentit nga fyelltarë vyrtiozë të Gramshit, si
Shaban Kola në Kabash, Neim Sharku, Shaqir Sinani në Tërvol, Shahin Hasa në
Shënepremte e të tjerë. Ëndrra e tij ishte se si ti bashkonte këto
instrumenta,me cfarë vegla të tjera muziokre ti shoqëronte. E që të bëhej kjo,
nuk ishte pak. Është fakt që nuk ka pasur përpara Alajdinit një tentativë të
tillë. Mungonte absolutisht modeli i këtij lloji. Me një punë të madhe stoike
ai ja doli me sukses. Kurorëzimi ishte festivali i Gjirokatrës. Nuk po ndalem
të theksoj vlerësimet e specialistëve të muzikës për kompleksin që paraqiti rrethi i Gramshit me
Alajdinin në krye në Gjirokastër. Për atë është folur e shkruar gjatë. Ka
shkruar bukur e bërë analizë të thellë poeti gramshiot Luan Mema, studiuesi
Xhevit Dyrmyshi e të tjerë. Por,më duket se duhet ndalur me këmbëngulje në atë
që kompleksi i fyejve të Gramshit e meriton të jetë në UNESKO si pasuri e pa
tjetërsueshme e rrethit të Gramshit. Muziokologu Alajdin Topciu meriton plotësisht
dekoratën e lartë të Kuvendit Popullor, “Mjeshtër i Madh”. Mendoj se më shumë
do ju bëhej nder këtyre dekoratave se sa personave që kanë dhënë për këto
arritje të larta. Midis te tjerave, mendoj se ky problem ka vend të bëhet
object i punës së Bashkisë së Gramshit dhe i Shoqatës Kulturore Atdhetare të
Gramshit. “Ai që kërkon, gjen, por ai që këmbëngul, gjen dhe merr” mëson
mencuria popullore Gramshiote.
Hamburg, Tetor 2020