| E diele, 22.11.2020, 11:34 AM |
LIRIA NIS TEK ZEMRA -
Ese
...Shtëpitë
na janë shndërruar në Trojë!...Ajo që kërkon t´i gjej bijtë e vet nëpër botë
është nëna, babai, vëllai e motra, nuset që presin të dashurit, shtëpitë që
kërkojnë të zotin e saj!... Jetojmë në një klinikë universale!...Zëri heroik i
letërsisë do flas se s´bën. Ta shprangosim të vërtetën e burgosur! Kosova
dardane e meriton një jetë më të mirë!...
Kush
po i shpërngulë shqiptarët! Ajo tek né ka vetëm një emër, Qeveri!...Nuk dua
vuajtja të sëmuret as dhimbja të vdesë! Është koha të kthehen tek toka mëmë,
dallëndyshet e mërgimit!...Popull,të gjithë po pyesin! A kemi popull! Dhe të
gjithë duan ta dinë, ku është!? Dhe,.. a kemi duar për grushta! Vendi im ku
je!? Si është e mundur që, liria ta ketë emrin mashtrim, hajni, korrupcion,
prostitucion, poshtërim, e çka jo!...
Kot
përpiqem për ardhmëri artistike! Nuk ka art pa atdhe të konsoliduar! Ç´të bëjmë
me qeveritë që mohojnë origjinën pellazgo- ilire!...gjykojeni vet! Pse liria
tek ne vjedh, mashtron, prostituon, tradhëton, shet tokë e det!...
Fol
forcë e ndryshimit! Folni nxënësa, studentë, mësues të lirisë! Jeta është e
shkurt për të heshtë aq gjatë! Popull, nxirre heroin tënd! Në emër të lirisë,
qeveritë këtë vend po e poshtrojnë. Krejt popujt i ndjekin armiqtë, qeveritë
tona blejnë armiq!... Popull, gjeje rrugën tënde! Zogjtë me një fije bari në
gojë bëjnë betejën me kohën. E kuptoj,... Në çdo shtëpi ka hyr frika e
pasigurisë. Popull, liria nis tek zemra!...
Atdhe Geci - Dortmund, 2020