| E diele, 15.11.2020, 09:10 AM |
Për vëndin tim, më vjen të qaj të ulëras !!!
Nga
Zenel Çeliku
Po,
vërtetë të jo vëtëm mua, por cdo shqiptarit i vjen të qaj e të ulëras kur
shikon se politika ka ulur stekën e politikbërjes në nivel shumë ordiner.
Shqiptarët janë në ditë të keqe ekonomike, janë të përbuzur nga Europa për
shkak të një politike 30 vjeçare të korruptuar e të inkriminuar. Kur vjen në
pushet njëra apo tjetra palë politike, puna e parë shumë e zellshme dhe e
shpejtë është vjedhja, grabitja dhe rreth tyre ata grumbullojnë figura të
inkriminuara për të mbrojtur krahët gjatë abuzimeve që ata bëjnë. Politikanët
tanë bëjnë çudira, premtojnë edhe për të “ndryshuar rrezet e diellit”si në
rastin e Durrësit vite më parë, ata hedhin në opinion premtime të çuditshme, e
ky popull gënjehet e mashtrohet vit pas viti e mandat pas mandati qeverisjeje.
Si pa kuptuar, shqiptarët përballen me varfërinë, skamjen, korrupsion, trafikun
e drogës dhe krimin e organizuar, ndërsa politikanët e pushtetarët nuk i prek
askush. Cilido shqiptar ka vërejtur se kur bëhen zgjedhjet, në parlament vijnë
deputet të llojeve të ndryshme, fshatarë me xhakwëta të zhubrosura e me këpucë
të shtrëmbura, por sapo kalojnë 6 muaj deputet apo pushtetarë, papritmas ata
paraqiten të vishur me firmato, me vetura luksoze dhe të shoqëruar edhe me
femra të përzgjedhura. Para një paradoksi të tillë për vëndin tim, mua dhe çdo
shqiptari na vjen të qajmë e të ulërasim, por për ironi të fatit na vjen edhe
të zgërdhihemi. Ndaj mos të çuditemi kur dëgjojmë nivelin e diskutimeve të disa
deputetëve provincial por të veshur me kostume Pierë Cardin. Çudia nuk ka fund,
por kjo mund të ndodhë vetëm dhe vetëm në Shqipëri. Ndërkohë që kemi një klasë
politike të tillë, shikojmë e dëgjojmë se fushata e zgjedhjeve të 25 Prillit
2021, tashmë ka filluar ethshëm me një fjalor ordiner dhe shpifje pa doganë.
Nga njëra anë dëgjojmë maxhorancën që hedh çashka ndaj opozitës me sharje,
ofendime, shpifje e baltosje, por edhe opozita hedh në opinonin publik fjalorin
e barabartë me të njëjtën monedhë si ajo e maxhorancës me shpifje të
ndërsjellta. A mendojnë këta politikanë VIP-a se imazhi I tyre bie në nivele
ordinere, kur fjalori I tyre është i papërmbajtur e banal? A mendojnë ata se ky
popull tashmë e shikon vehten jashtë BE-së, kur njëra palë sështë e aftë të
hapë negociatat me BE, dhe pala tjetër fërkon duart pse Europa mban një qëndrim
të tillë, rradikal e cila është fatkeqësi për shqiptarët? Kjo ndodh sepse të
dyja palët nuk e duan vëndin tonë pranë BE-së, sepse nëse Shqipëria do të jetë
në paradhomën e BE-së, monitorimi I qeveritarëve tanë do të jetë I rreptë nga
Europa dhe kështu mbyllet rrubineta e hajdutërisë. Kjo është e thjeshtë për ta
kuptuar, por një pjesë e shqiptarëve kur shkojnë në zgjedhje, përsëri ulërasin,
“Fitore, Fitore, Fitore”. O fat këqinj që bëheni viktimë dhe vegëlqorre e një
politike mashtruese, çfar fitoni dhe çfar të mirash familjare ju sjellin
mashtrimet e radhës? Ky paradoks I ka ndjekur shqiptarët në 30 vite demokraci,
ku ne shpresonim dhe luteshim që Shqipëria të bëhej si e gjithë Europa. Për fat
të keq ka ndodhur e kundërta, ndaj për vendin tim më vjen të qaj e të ulëras,
si është hallakatur ky vënd i vuajtur nga një regjim diktatorial afro 50
vjeçarë, dhe si është mashtruar nga politika 30 vjeçare e pushtetarëve bandit
në demokraci.
Në
ditët e fundit në Kosovë ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë, ku Presidenti
Thaçi dhe tre figura të tjera të larta të politikës dhë të UÇK, tashmë janë nën
arrest nga Gjykata e Hagës. Ky moment ka gjeneruar akuza dhe kundër akuza në
nivelet më të larta të politikës shqiptare në mënyrë ordinere, duke mos u
shqetësuar aspak për vëllezërit kosovarë fati I të cilëve nuk dihet se si mund
të shkoi. Mos vallë politikanët tanë kanë frikë se ndoshta era e Gjykatës së
Hagës do të fryej deri në Shqipëri e do të sjell edhe ndëshkime për ata
politikanë dhe pushtetarë të larte për grabitjet që kanë bërë ??? Dikush thotë
se politikanët tane bëjnë zhurme me qëllimin për të larguar vëmëndjen e SPAK-ut
nga hajdutëria 30 vjeçare që janë bërë në Shqipëri. Në këtë moment shumë
delikat për Kosovën, në këto rrethana kur figurat më të larta të Kosovës janë
nën arrest në Hagë, këtu tek politika shqiptare banalisht bëhet hajgare (thonë
kosovarët)-ku fashati digjet e ku… krihet. Këta politikanë të çuditshëm, me
fatkeqësinë e Kosovës luajnë ping-pong me njëri tjetrin, hedhin akuza të rënda
ndaj kundështarit, vëtëm e vetëm për kredo politikwë. Politika shqiptare bën
sikur i qajnë hallet figurave më të larta të Kosovës që tashmë janë në hallin
më të madh, ku edhe imazhi i UÇK vihet në dyshime të çuditshme nga shpifjet e
atyre që fshihen pas Gjykatës së Hagwës. Pyes vehten, kur do të mbaroi kjo
hipokrizi e cila shtrihet nga Shqipëria deri në Kosovë? Përse politika
shqiptare nuk është unike për një ngjarje madhore që ka ndodhur në Kosovë?
Përse politika shqiptare nuk punon për shqiptarët, por janë totalisht të dhënë
pas luftës për pushtet? Këta politikanë janë të papërgjegjshëm sepse interesin
e tyre e shikojnë primar dhe më të rëndësishëm se presporiteti dhe e ardhmja e
Shqipërisë. Kjo dhe të tjera bëma të politikës dhe të pushtetarëve shqiptarë,
realisht “për vëndin tim më vjen të qaj e të ulëras”.