| E diele, 15.11.2020, 11:27 AM |
PËRKUJTIM PËR POETIN DHE ATDHETARIN E MADH SAMI SHERIFIN
Dje,
më 13. 11.2020, na la dhe u nda nga jeta miku ynë e poeti i madh nga Shkupi
Sami Sherifi.
Nga
Ma. Sc. Fatmir Halimi
Sami
Sherifi ishte njëri prej poetëve bashkëkororë të letërsisë shqipe, një krijues
ku pjesen më të madhe të jetës e kaloi në mërgim, meqë rreth 34 vjet të jetës
së tij i kaloi kryesisht në shtetin e Zvicër.
Sami
Sherifi u lind më 15 shkurt 1950 në fshatin Sillare e Poshtme të Shkupit. Pas
mbarimit të Shkollës Normale “Zef Lush Marku”, z. Sherifi ushtroi detyrën e
mësimdhënësit në periudhën 1969-1981, kohë kjo, kur shumë intelektualë të
shquar shqiptarë, në mesin e tyre edhe Sami Sherifi, detyrohen të largohen në
egzil për shkaqe të përndjekjeve politike. Sami Sherifi diplomoi në Degën e
Pedagogjisë, Grupi klasor në Universitetin e Prishtinës. Me krijimtari letrare
nisi të merrej që prej vitit 1969. Veç të tjerash, poeti, Sherifi u shquhet
edhe për kultivimin e traditës dhe të kulturës sonë kombëtare në mërgatë.
Poeti, Sami Sherifi deri më tani ka botuar disa vëllime poetike. Botimi i
librave të tij është bërë jashtë atdheut, në Itali dhe në Rumani. Këtu vlen te
theksohet se ishte shtëpia botuese në Prishtinë ProkultPress, që vellimin e
fundit poetik “Dalog me yje” ia botoi në Kosovë më 2018.
Deri
më tani poeti, Sami Sherifi kishte botuar këto përmbledhje me poezi:
1.
“Mallëngjim Dheu” (i botuar dhe promovuar në Itali);
2.
“Si të kthehem në atdhe” (i botuar në Bukuresht);
3.
“Porta e Parajsës” ( botuar në Bukuresht);
4.
“Dielli i atdheut tim” (i përkthyer edhe frengjisht “Le solcit de ma patria”);
5.
“Shpirti” (i përkthyer edhe në rumanisht”Sufletul”);
6.
“Ëndrra e madhe mërgimtare” (në shqip, e përkthyer në anglisht dhe rumanisht); 7.
“Dridhet fjala si fije bari” dhe së
fundi edhe libri:
8.
Dialog me yje”, nga shb prokultpress, prishtinë, 2018
Pas
kthimit nga mërgimi z. Sami Sherifi është i angazhuar në jetën kulturore dhe
artistike në Shkup, ku edhe formon Klubin Letrar “ABC-ja Poetike”, të cilin e
udhëheq me sukses. Gjatë vitit 2015,
Sherifi pat organizuar në Bllacë një orë letrare, që përveç karakterit
poetiko-letrar, kishte për qëllim që të rikujtohet eksodi i vitit 1999.
Poeti
Sherifi ka organizuar edhe shumë takime letrare dhe ka marrë pjesë në shumë
veprimtari kulturore, si në Shkup, Prishtinë dhe në qendrat e tjera shqiptare,
ku është shpërblyer me mirënjohje dhe çmime letrare.