E merkure, 23.06.2021, 01:08 AM (GMT+1)

Mendime

Fahri Dahri: Gjithmonë në situata mbrojtëse?

E diele, 15.11.2020, 12:16 PM


GJITHMONË NË SITUATA MBROJTËSE?

Nga Fahri Dahri

Situata në të cilën ndodhemi, ku viktima, pavarësisht se fitoi kundër agresorit, është përpara dhënies llogari në një sallë drejtësie, që siç flitet me një akuzë të hartuar në labirinthet e mjeshtërisë së agresorit.

Me pak fjalë "humbja" tepër e hidhur, nuk kapërdihet. Humbësi hulumton, studjon me kujdes sjelljet e fituesit dhe me kujdes ndërrton strategji të re, përdorur taktika të tjera, ndërron "ngjyrat" mbas dështimit të përdorimit të forces ushtarake, kalon në përdorimin e manipulimeve, i jep jetë anës së përdorimit të "mendjes", duke sajuar marifetet që ndihmojnë në errësirat e të vërtetave, për të siguruar fitoren ndaj humbjes.

Sigurisht këto taktika shoqërohen me "pagjumësi", zgjuarsi dhe ryshfete ("sponsorizime").

Fitorja tejet e dëshiruar, e përligjur dhe e drejtë, është aq e vështirë për tu mbajtur dhe ruajtur, sa dhe përpjekjet që e arritën atë. Humbësi rri zgjuar, kamuflohet, përgjon parreshtur dhe në momentin kur fituesi harron se përgjohet, shkujdeset, ekzaltohet deri në uljen e vigjilencës. Atëhere humbësi "rigodet" dhe në mos fitofë, zbut përgjegjësitë, njëherazi vazhdon të rrijë zgjuar në pritje të rezultateve të tjera nëpërmjet veprimeve të "nëndheshme".

Fituesi duke e ndjerë krenarinë që jep fitorja, përfshihet në ethet e pushtetit, i vetëdijshëm për meritat e arritura vazhdon të kërkojë edhe më shumë. Një ndjenjë jo fort e këndshme që shpie në të drejtuarit "rutinë", gjë që vlen shumë si "armë" e fshehur për humbësin. Kjo është jeta, të kundërtat vigjëlojnë me shumë vëmëndje njëra-tjetrën dhe përfitojnë në momentin e duhur.

Nuk është kaq e thjeshtë që nga mjergulla e ndërthurur në një sallë drejtësie, të arrish të ndash të vërtetat nga mashtrimet. Apo të parandjesh fitimtarin në atë kaotizem të stisur për të përligjur vrasësin dhe baltosur luftëtarët e çlirimit nga ligësia shekullore. Por ja që drejtësia kuptohet shumë qartë, sikundër dhe padrejtësia që përpërlitet nën veshjet e zeza. Këto qartësi të të drejtave na pohohen bindshem nga qendrimet si të akuzuarve, akuzuesit, gjykatësit dhe që zbërthehen tek shkrimi i Z. Aleksander  Çipa, botuar në"Fjala e Lirë".

Ne shqiptarëve, për habi nuk arrijnë të na kuptojnë, ose nuk duan të na kuptojnë të tjerët, sepse nuk u pëlqejnë qendrimet tona themelore ndaj përcaktimit të etnisë, kombit. Të tjerët acarohen kur ne ngrejmë zërin që shoqëria njerëzore të mos ndahet më dysh, apo me më shumë kampe sipas bindjeve fetare në - Bota e krishterë, Bota islame etj. kur dihet dhe pranohet, por nuk veprohet prej të gjithëve, ku të  gjithë njerëzit duhet të kenë të drejta dhe detyra të njëjta, pavarësisht nga bindjet fetare, raca ngjyra etj. Të drejta që predikohen edhe Bibla dhe Kur'ani.

Që nga fiset e lashtësisë e deri tek etnia e popujve, ne shqiptarët, nuk përcaktohemi etnikisht nga besimi fetar, por nga gjuha, territori, traditat zakonet, këto kemi për etni.

Jam shprehur edhe herë të tjer, ku besoj që nuk do të ketë popull në botë që mendon se ADN-ja përcakton fenë e individit, përkundrazi ADN-ja percakton etninë e çdo individi dhe bashkësitë e individëve të së njëjtës ADN grupohen dhe formojnë popujt të ndarë sipas etnive. Ndërsa besimet fetare kultivohen tek njeriu nëpërmjet predikimeve dhe ndihmojnë në uljen e nivelit  të "egërsisë njerëzore". Statusin e besimit fetar njeriu e merr në një moshe të caktuar, ndërsa etnia është e pranishme që në momentin e  Lindjes.

Shqiptarët, në ADN kanë etninë e të parëve që nga lashtësia, ndërsa sipas rrethanave kohore, disa besojnë tek Bibla, disa tek Kur'ani, por etnikisht të gjithë janë Shqiptarë.

Këtë deklaroi dhe Z. Jakup Krasniqi para Botës. Këtë kanë deklaruar edhe paraardhësit tanë. Kështu është deklaruar edhe në kohën e perandorive, ku vringëllinin shpatat, kuizicioni. Por Bota nuk ka dashur të na kuptojë.

Besoj se këtë herë Bota do të na kuptojnë dhe të reflektojë.

Respekte dhe nderime luftëtareve të çlirimit të Kosovës.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora