| E enjte, 12.11.2020, 09:18 PM |
RRETH ASAJ VOTER..
Nga
Fritz RADOVANI
35
VjET: Mund t’ju duket çudi sësi dy vllazën pa pasë asnjë të keqe njëni me
tjetrin për 35 vjet nuk kanë folë kurr bashkë, tue kenë të një oxhaku. Ndokush
mendon menjëherë se shkaktarë mund të jenë.., dikush tjetër fajson plakën,
dikush kushrinjtë.., por, askush nuk mund të kuptojnë se këta dy vllazën janë
dy Klerikë Katolik të nderuem..,dhe, nuk kanë aspak të bajnë me hipotezat e
sipërmendueme.
Sikur
të lexonim një libër apo të kishim mundësi me pa një film me jetën e këtyne dy
vllazënve, në fund do të thonim me vete: “Çfarë fantazije kanë artistat, apo
çfarë ideje i ka lindë atij regjizori me sajue me këta dy vllazën, kjo asht
fantazi, në jetë nuk ngjet kurr kështu!”
Shqipnia
asht shumë e vogël. Shkodra edhe shumëherë ma e vogël! Shtëpija ku asht
zhvillue ngjarja as nuk krahasohët me asnjenën, prandej edhe asht e vështirë me
u besue se. kjo asht ngjarje e vërtetë e ndodhun, madje, edhe në një Shqipni të
izolueme nga Bota, ku njerzit me vështirsi qarkullonin nga një qytet në
tjetrin.., se për jashta Shqipnie nuk bahej fjalë fare e, sidomos, për Klerikët
as nuk mendohej.
Shkodra
dhe historia e saj janë kenë subjekt i shumë ngjarjeve tronditëse, prandej
populli i saj me të drejtë krenohet për të kaluemen e lavdishme. Komunizmi
sadist everian në Shkoder ka eksperimentue të gjitha thanjet e fantazitë e
Leninit, Stalinit, Mao Ce Dunit, Everit, Pali Miskës, Hekuran Isajt, Lenka
Çukos apo Ramiz Efendisë me shokë.
Lenini
në 1922, thonte: “...Të asgjësojmë qëndresën e priftënve dhe të murgeshave me
një mizori të tillë që t’a mbajnë mend me dekada të tana!...” Çdo gja që
nevojitëj me zbatue këte thanje e ke gjetë në Degën e Mbrendshme të qytetit
Martirë të Shkodres, madje, edhe pak ma zi se i ka shkue mendja këtyne
“klasikve” të marksizëm – leninizmit apo pasuesve të tyne kriminelë e gjakatarë
të pashoq, se aty u grumbulluen sherbëtorët e shovenistëve sllav, fanatikët
antikatolikë, të gjitha fundrritë e padijes dhe rrënuesit fshataresk të antiqytetnimit
Evropjan Përendimor, që mbartë mbrenda vetës doktrina regresive komuniste,
përballë Përparimit t’Atdheut të rujtuna në “Seksionin katolik”!
Ja
dhe fakti që vërteton titullin e këtij shkrimi aqsa rrënqethës aq edhe makabër
me u mendue se ka ndodhë në një qytet me ma pak se 28.000 banorë në vitin 1946,
ku kishte 26 burgje të diktaturës komuniste dhe disa dhjetra hetues terrorist e
amoral e kriminel analfabet.
Ngjarja
zhvillohet në rrugën Ballabane të qytetit, në shtëpinë e Zef e Çile Jubanit.
Nana Çile detyrohet me përballue jetesën tue rrah me orë tezgjahun, për me
rritë tre djelmë jetima. Dy prej tyne zgjedhin rrugën e Meshtarisë, Lazri dhe
Simoni. Lazri vazhdon Seminarin e Jezuitve dhe kur ishte endè aty, bie në sy
pergatitja e Tij serioze si Meshtar dhe si studjues i mirë në lamën e
historisë.
Në
vitin 1947, në moshen 22 vjeçare e marrin ushtar dhe, asht në pragun e
zhdukjes, kur pushkatohet shoku i Tij Don Dedë Maçaj. Pra, Don Lazri atëherë
fillon Kalvarin, tue u dënue me 15 vjet burg nga të cilat shumë vite i kalon në
burgun famkeq të Burrelit. Mbas 10 vjetësh lirohet nga burgu dhe interrnohet në
Gradishtë të Lushnjes, ku qendron edhe 5 vjet tjera aty, deri në vitin 1963..,
vit në të cilin lirohet dhe vjen në Shkoder. Në periudhën e “Revolucionit Ideologjik
dhe Kultural” të 1967 detyrohet me hy në punë në fermën “Perlat Rexhepi” të
Shkodres, ku çdo ditë me biçikletë shkon me fitue “kafshatën e gojës”.., deri
me datën 29 Korrik 1982, që vdes i
helmatisun nga një shok i punës i quejtun Marleci, kur po hanin bashkë “bukë me
djathë” atë mengjez, prej një domatës që i jep shoku i vet. Në spitalin civil
të Shkodres, mjekët “nuk dinë me e mjekue”...kështu, në moshën 57 vjeçare Don
Lazër Jubani mbyllë “dosjen” e hapun në vitin 1947...si shumë shokë të Tij.
Simoni
i vllai, ishte tri vjet ma i ri, le me 5 Mars 1928. Në vitin 1946 kur mbyllet
shkolla e Jezuitve nga komunistët nuk mërrinë me e përfundue, kështu punësohet
si infermjer pranë dispenserisë qytetit. Aktivizohet me sportin dhe asht ndër
futbollistët ma të mirë të klubit “Vllaznia” në Shkoder, por gjatë kësaj kohe
ndryshon drejtimin e rrugës së jetës, edhe pse i vëllai asht i burgosun vetëm
se ishte Meshtar, Simoni ndjekë mësheftas studimet e duhuna dhe me datën 4 Maji
1958, shugurohet Meshtar nga Imzot Errnesto Çoba. Shugurimi i Tij ishte një
pranim me vetdije të plotë i një Martirizimi që do ta ndiqte gjithë jetën.
Asnjë pikë mëshire nuk do të kishin terroristët komunist ndaj Klerit Katolik
Shqiptar në asnjë periudhë të kenjes së tyne në pushtet, gja e cila ishte e
kuptueshme për kedo që ia hynte asaj rrugë. Ndërsa, për Don Simon Jubanin ishte
edhe e provueme me vëllain e Tij Don Lazrin, i cili asokohe kalbej burgjesh e
kampesh së shfarosjes...
Kur
Don Simoni ka lanë Shkodren e asht Meshtar në Mirditë në 1963, Don Simoni
arrestohet, dhe kur vëllai i Tij Don Lazri, u lirue nga interrnimi, kështu, Don
Simoni i akuzuem, i hetuem, i dënuem, i masakruem dhe i ridënuem, i spijunuem,
i dënuem herë dhjetë e herë njëzet vjet, kalon jetën 26 vjet në një nga burgjet
historike të komunizmit, në Burrel, ku, Ai aty tashti kishte edhe “birucën e
Don Simonit”, e njohun nga të gjithë ata që kanë vuejtë në atë burg...
Lirohet
me amnesti të imponueme nga jashtë në vitin 1989. Kishte 7 vjet që Don Lazri
kishte vdekë...
Ishin
plot 35 vjet që dy vëllaznit Meshtar të një oxhaku nuk ishin takue kurr me
njenitjetrin, nuk kishin ngranë një drekë apo një darkë bashkë, nuk kishin
asnjë mundësi komunikimi as konsultimi për hallet apo idhnimet e jetes së Tyne, që filluen në vitin 1947 dhe
vazhduen deri në vitin 1989...
Por
historia e Don Simon Jubanit nuk mbyllet këtu!
Meshtari
“i pabindun” siç, e kanë quejtë komunistët, vazhdon me ecë shpejtë si gjithmonë
edhe mbas atij burgu të tejzgjatun...gja e cila, krijon dyshime tek Sigurimi, i
cili me 13 janar 1990, në pragun e Asaj ngjarje të madhe që do të lëkundin
thëmelët e komunizmit edhe në Shqipni, pikërisht, atë natë Don Simoni do të
arrestohet me shumë shkodranë tjerë, që me datën 14 Janar kishin organizue një
Demostratë të heshtun në Sheshin e Dëshmorve të Shkodres, ku mendohej se “edhe
mund të rrëzohej monumenti i Stalinit”, për këte arësye xhelati Zylyftar Ramizi
me urdhën të diktatorit gjakatar Ramiz Alia, bani ata arrestime që u pasuen me
masakra dhe tortura. Ata, që i provuen me ditë të tana nuk kanë muejtë me u çue
në kambë. Por Don Simoni asht i pafaj. Lirohet, ndërsa, organizatorët e Asaj
Demostrate dënohën.
Vrasja
e Djaloshit Pëllumb Pllumbaj në tentativë arratisje ishte prap një trathti e re
mbi ligjin e aprovuem “me gjobitje” për ata që kapën në kufi. Sigurimi shtetit
dhe UDB-ja jugosllave vazhdojnë së bashku, lojën e vjetër të mashtrimit dhe të
dorzimit të atyne që mund të mendonin me u arratisë. Askujt nuk i shkon mendja
se funerali i Pëllumbit të Ri do të jetë një revoltë e Atyne Heronjve që banin
mbi sypet e tyne arkivolin e Atij Djali. Posa korteu mërrinë tek komiteti i
partisë së Shkodres, shpërthen dufi i një Populli që ka ndrye në zemër për 45
vjet urrejtjën për komunizmin, Ramiz Alinë dhe Nexhmije....Hoxhën dhe, vazhdon thirrja
e Atyne Burrave gjatë gjithë Fushës së Çelës, nga Rusi e deri tek vorret e Stom
Golemit, ku me arkivol në krah bahën thirrje për rrëzimin e komunizmit...
Mbas
kësaj ngjarje në muejn korrik, duket sikur koha po ecën ma shpejtë. Afrohet
muej i Purgatorve, Nandori i 1990. Zakonisht në Shkoder asht tregue shumë
kujdes për rregullimin dhe zbukurimin e vorreve në këte muej. Siduket, kur i
Ndjeri Gjon Kamsi pat mërrijtë me shpëtue nga shkatrrimi Vorrezat e Rëmajt, ka
parandi dishka për Atë ngjarje aq të Madhe që do të ngjasin Aty me datën 4 dhe
do të pasohet me datën 11 Nandor 1990, tue u ba Dita e Fitorës së Demokracisë
në Shkoder, simbol i mbarë Shqipnisë.
Nën
një shi e fortunë vjeshte në mes Atyne selvijave të nalta Don Simon Jubani
thotë Meshën e Parë, mbas 23 vjetësh të “Revolucionit Ideologjik e Kultural”,
që e pat drejtue në Shkoder, “bilbili” i PPSH, Ramiz Alia. Ndonse, në vitin
1985, pak ditë mbas datës 11 Prill kur pat ardhë në Shkoder, pat lanë porosi:
“...shoku Enver na la...armiqtë e partisë kanë për të kërkuar për të prishë
unitetin tonë...do të kërkojnë për të gjetur mundësinë e realizimit të
qellimeve të tyre të këqija ndaj partisë.., prandaj, të jemi vigjilent, sidomos
me pjesën katolike, e cila nuk e ka dashur kurrë partinë. Ata në këte situatë
kanë për të kërkuar për të përfituar për të përçarë këtë unitet të partisë
sonë...por, kudo që të vëreni një çfaqje të vogël mos prisni, por sinjalizoni
partinë, veni prangat dhe jepni plumbin ballit...”.
Dhe,
me të vërtetë nga data 4 Nandor e deri me 10 në darkë, mund të thohet se disa
apartamente karrshi Vorrezave të Rëmajit kishin aq arsenale armësh në katët e
sipërme, sa ndoshta po të përdoreshin, njerzit që do të vriteshin do t’ishin ma
shumë sesa të varrosunit aty në 100 vjet që janë hapë Ata Vorre. Vagona të tanë
me sampista e ushtarë..,gadishmeni nr.1 në të gjitha repartet ushtarake të
Veriut. Telefoni i Ramiz Alisë për orë të tana të datës 10 të së shtunës, i
jepte urdhna sekretarit të parë të PPSH Shkodres Xhemal Dymbyles, sesi me ba
gjakderdhje e terror me datën 11 në Rrëmaj, nëse Don Simon Jubani do të guxonte
me thanë Meshën e paralajmërueme nga Ai vetë, që me datën 4 Nandor ora 12.00...
Aty
nga ora 10.45’ jam nisë me shkue me të gjithë familjen ndër Vorre. Kur ishe tek
dera e Vorreve, vërejta shumë Musliman jashta Vorreve të grumbulluem tek dera.
Unë për një çast dyshova për ndonjë keqkuptim, përderisa ata ishin në rrugë
jashta Vorreve. Njohta një ndër Ata dhe e pyeta se, pse keni ndejë përjashta?
Ai më tha: “Ju hyni e shihni Meshë, nëse do të ndërhyjnë forcat speciale dhe
ushtarët që janë ndër vagonat e trenit kundër jush, na do të futemi menjëherë
mbas tyne dhe do të përdorim armët që kemi në trup dhe mbas këtyne
apartamenteve ndër makina...Rrini të qetë se vëllau në ditë të ngushtë njihet,
na nuk largohemi prej këtu pa përfundue Mesha..,jemi ma shumë se 500 vetë!”...
Uniteti
i Popullit të Shkodres në datën 11 Nandor 1990 dhe, tek Xhamija e Plumbit me
datën 15 Nandor, asht Modeli i Vllaznimit të Muslimanve dhe Katolikve
Shkodranë, që i bashkonte një Truell i Vetëm që quhët Shqipni, e lame me Gjakun
e Martirve të Saj: Ndue Pali, Caf Meta, Paulin Pali, Muzafer Pipa, Kolë Prela,
Qemal Draçini, Bardhosh Dani e Mark Cacaj e mija, mija të tjerë që lindën,
luftuen dhe ranë Heroikisht të gjithë bashkë po, pranë Atyne Vorreve, ku ishin
Betue mbi gurët e Tokës Nanë Shqipni.
Rinia
e sotme Shkodrane, duhet të përulet me Nderim para gurve të Zallit të Kirit
dhe, të mundohet “vetëm” me rikujtue: “Pse vdiqën së bashku Këta Vëllazën
Shqiptarë?!..”
Kurr
mos harroni thanjën e një filozofi të madh Shqiptar, At Anton Harapit: “Lumninë
e jep deka, Kunorën e ven Vorri!..”
Me
11 Nandor edhe Don Simon Jubani mbi Ata Vorre vuni një Kunorë dafinash! E..,
unë e pashë tek dy Çinarët me sytë e mijë Atë Burrë me dorë të drejtueme nga
një gropë e hapun që në 1945 në Rrëmaj, kur, i tha komunizmit:
“Hi ke kenë e, hi ke me u ba!...”
Po,
po, Aty, bash Aty, ku lindi dhe u ruejt përjetësisht: “Liria, Vllaznia dhe
Demokracia Shqiptare”...
Melbourne, 11 Nandor
2020.