| E marte, 10.11.2020, 09:15 PM |
Vetëvrasjet e qytetarëve – kur dukuria do të nisë të shqetësojë shoqërinë?
Nga
Entela Binjaku
Për
një popullsi të vogël si jona, shifrat e vetëvrasjes janë të larta. Edhe pse
shifrat janë më të ulta se mjaft nga vendet evropiane, si psh më të ulëta edhe
se vendi fqinj me ne, Italia, kjo dukuri duhet të shqetësojë mbarë shoqërinë.
Duke njohur ndikimin e madh që ka një jetë e ndërprerë tek të afërmit, miqtë,
kolegët dhe të njohurit, ky fakt shoqëror është shumë më shumë sesa thjesht një statistikë. Në të dhënat e
institucioneve tona të rendit apo të prokurorisë është e vështirë të
rregjistrohet numri i saktë i qytetarëve
që i japin fund jetës për shkak se një veprim i tillë nuk quhet vepër penale,
ose përfshihet në kod si “Vepra penale karakteristike të grupit: “shkaktim i
vetëvrasjes”. Nisur nga këto të dhëna për vitin 2006 ishin 208 raste të tilla
nga të cilat 88 të ndodhura në zonat
urbane dhe 120 në ato rurale. Gjatë
vitit 2007 janë rregjistuar 225 raste vetëvrasjesh nga të cilat 102 në zonat
urbane dhe 123 në zonat rurale. Në vitin 2008 në vendin tonë janë rregjistruar
219 vetëvrasje nga të cilat 76 në zonat urbane dhe 143 në zonat rurale. Gjatë
kësaj periudhe numri i vetëvrasjeve në zonat rurale ishte më i lartë gjë e cila
do të duhej të nxiste shërbimet shoqërore në këto zona të hulumtonin mbi një
dukuri që njihet si kryesisht urbane, të analizonin panoramën e jetës rurale në
vend në mënyrë që të ofroheshin shërbimet e munguara për një cilësi jete të
ndryshme. Kjo nuk shqetësoi askënd!
Sipas
të dhënave të marra nga Prokuroria e Përgjithshme në vitin 2009 numri i vetëvrasjeve në Shqipëri
ishte 202, në vitin 2010 dhe 2011 ky
numër ishte 88, në vitin 2012 ishte 65
dhe në vitin 2013 ishte 154 vetëvrasje.
Në
grupin e veprave penale “Vepra penale kundër shëndetit të kryera nga pakujdesia”në
vitin 2013 , vihet re prirja në rritje
prej 136 % e procedimeve të regjistruara për veprën penale të parashikuar nga
neni 99 i Kodit Penal “Shkaktimi i vetëvrasjes”, krahasuar me vitin 2012.
Pesha
specifike që zë kjo vepër penale në grupin e veprave penale është 80 % për vitin 2013, ndërkohë që në vitin 2012 ka
qenë 70,6 %. Duke kaluar disa vite më
pas, nga të dhënat e INSTAT-it në vitin 2016 në Shqpëri ishin 320 qytetarë të
Republikës të ndarë nga jeta sipas kësaj mënyre: 235 vetëvrasje dhe 85 vrasje.
Duke
parë të dhënat e këtij vitit sipas burimeve zyrtare të Policisë së Shtetit në
periudhën 1 janar -27 prill të vitit 2020 janë kryer 37 akte të vetëvrasje dhe
41 tentativa. Kjo është shifër është më e ulët se e njëjta periudhë e vitit të
kaluar ku gjatë vitit 2019 u realizuan
55 akte vetëflijimi dhe 43 tentativa.
Nuk
do t’i kishim sjellë në kujtesë këto të dhëna, nëse sot në mesditë nuk do të
kishim mësuar një tentativë vetëvrasjeje nga godina e një institucioni
spitalor. Mbase nuk do të ishim marrë
fare me këtë temë, nëse kjo tentativë
nuk do të ishte e katërta brenda pak muajve që ndodhte në të njëjtën mënyrë.
Nga këto 3 prej tyre rezultuan fatale.
Po kështu rezultoi edhe një tjetër tentativë e një qytetari që po atë
ditë që kishte dalë nga spitali ku ishte kuruar për kovidin, kreu të njëjtin
akt. Pra nëse nuk do të ndodhte me hedhje nga godina që është kthyer në
emblemën e betejës Anti-Covid, mbase nuk do të kishte bërë fare përshtypje. Në
këto kushte ndoshta është e udhës t’i kthehemi përkufizimit të vetëvrasjes si:
„cdo rast vdekjeje i cili ndodh në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose jo të
drejtëpërdrejtë i kryer nga vetë viktima e cila e di se c’rezultat do të
prodhojë”. Vetëvrasja është akti i dëshpërimit të dikujt i cili nuk dëshiron më
të jetojë.
Edhe
pse tek në flitet pak, dukuria e
vetëvrasjes është studiuar që në fundin e 1800-ës. Në 1897 Durkhemi, sociologu
që e hulumtoi gjerësisht këtë dukuri i
ndante në anomike, egoiste, altruiste dhe fataliste. Dyrheimi, themeluesi i
sociologjisë si disiplinë shkencore dhe universitare dhe organizatori i
shkollës franceze së sociologjisë i ka kushtuar kësaj dukurie një vepër
madhore. „Vetëvrasja” është vepra e
tretë e rëndësishme e Dyrheimit. Rëndësia e madhe e kësaj vepre qëndron në
trajtimin shkencor dhe me shumë rigorozitet të një dukurie shoqërore-rritja e
numrit të vetëvrasjeve nga fundi i shekullit XIX. Por përvec këtyre ai fliste
në një kapitull të vecantë për format individuale të kësaj dukurie. Në këtë
vepër ai ka trajtuar si faktorët jashtë-shoqërorë po ashtu edhe shoqërorë që
ndikojnë shkallën e vetëvrasjes. Po
ndalemi te kjo dukuri sidomos në këto 7 muajt e fundit kur kryefjala e cdo
lajmi apo edhe bisedash informale është frika nga infektimi prej Covid-19-ës.
Opinioni
kur i mëson përmes medias ngre menjëherë pyetjet: “Po pse? Cfarë ka parë aty
brenda që nuk e ka mbajtur dot? Si po
e trajtonin? A po kujdeseshin apo e
kishin lënë në heshtje e në vetmi e në izolim të plotë? Pas këtyre pyetjeve
qëndrojnë përgjigje që zakonisht i merr vetëm në një formë: “Shkak mendohet të ketë qenë depresioni”. Ose
“nuk shfaqte asnjë shenjë” duke lënë të kuptohet se ishte e papritur dhe askush
nga shërbimet shëndetësore nuk kishte pasur mundësinë të pikaste ndonjë
simptomë depresioni.
Po
depresioni përse lindi? Që kur, Si nisi? Sa ka qenë njohur nga të afërmit e nga
mjeku, a është shprehur se vuante, si është trajtuar?
Markyze
në 1964 në veprën me titull “Njeriu
në një dimension” fliste për vetminë e
njeriut modern. Duke u përqëndruar tek
shoqëritë e industrializuara ai ndalej tek mendimi negativ dhe tek forca e mendimit pozitiv.
Në
cdo shoqëri ka disa grupe që ndodhen në situata shoqërore të rriskut, dhe këtu fjalën e kemi për adoleshentët, të
rinjtë, të divorcuarit, pakicat apo grupet e margjinalizuara, njerëzit me
aftësi të kufizuar, të varfërit etj që janë edhe kategoritë më të ekspozuara
ndaj vetmisë. Efektet e vetmisë janë të ndryshme nga njëri tek tjetri dhe
dallojnë në varësi të moshës, gjinisë, gjendjes konkrete dhe terapisë që ndjek
për patologjinë etj. Ndërkohë vetmia
ndryshon edhe lidhur nga burimet e saj e cila i bën të ndryshme situatat.
Konkretisht
duhet të njohim se ka vetmi prej izolimit (që vjen nga aksidentet psh), vetmi
prej izolimit të dëshiruar, që lidhet me dëshirën që ka vetë individi për të
rigjetur veten, për të mbrojtur logjikën e brendshme nga ndikimi i
marrëdhënieve të jashtme, për të ruajtur korpusin e vetë nga ata që mund të
fragmentarizojnë apo ndikojnë logjikën etj.
Vetmia
mund të vijë si rezultat i mbylljes në ndonjë institucion si spital, burg,
jetimore etj., vetmia vjen si pasojë e tëhuajësimit nga të afërmit, miqtë,
kolegët të cilët edhe pse të pranishëm, prej tyre ndjehesh i huaj. Në kushte të
tilla, lodhja psikike, mosbesimi tek institucionet e kujdesit shëndetësor,
frika prej të pakthyeshmes, historitë e mëparshme për jetë të humbura dhe
izolimi prej cdo kontakti që jep besim, mbështetje apo komunikim të ngrohtë, e
cojnë individin drejt humbjes së ekuilibrit mendor. Në kushte të tilla kjo humbje
ekuilibri rrit prirjen për akte të tilla.
Po
të heshtim pasi “të kenë kaluar tre ditë”, asgjë nuk ka për të ndryshuar! Ose
mbase do të mjaftohemi me shpjegimin: është lloji i Kovidit që rrit presionin
psikologjik mbi të sëmurin. Të gjitha këto raste dhe shumë të tjera që lidhen
me shëndetin tregojnë se tashmë shërbimet psikologjike nuk janë më një luks,
por janë nevojë e kohëve tona. Këta
mijra psikologë që janë diplomuar në Shqipëri psh mund të angazhoheshin në ndihmën
e parë psikologjike për komunitetin që po jeton me ankth që ka kohë që ka
nisur, për mjekët të cilët tashmë punojnë pa ndalim prej muajsh dhe për
personelin shëndetësor që punon cdo ditë me këta të sëmurë.
Në
shërbimet e shëndetit tek ne, shërbimet psikologjike thuajse mungojnë. Edhe pse
cdo institucion thotë se ka një shërbim të tillë, komuniteti nuk e ndjen
efektin.
Mendoj
që ka ardhur koha që këto shërbime të jenë pjesë shërbimeve bazë shëndetësore-
nëse vërtetë shëndeti është prioritet kombëtar. Në këtë mënyrë mund të
ndihmohet shëndeti shoqëror: si ai somatik, po ashtu edhe mendor.
Për
këtë ndoshta:
1.
Shërbimet psikololgjike të njihen si shërbime shëndetësore pavarësisht
specialitetit.
2.
Psikologët të kenë kontrata me Sigurimet Shëndetësore.
3.
10 seanca minimumi të ofrohen në paketën bazë të shërbimeve shëndetësore.
4.
Shteti të sigurojë pagesa për shërbimet psikologjike që u ofrohen fëmijëve, të
sëmurëve kronikë dhe pensionistëve.
Numri
i vetëvrasjeve në një shoqëri të caktuar
për 100 mijë banorë, përcakton edhe shkallën e intensitetit të kësaj
dukurie në atë shoqëri. Në vendin tonë sipas Organizatës Botërore të Shëndetit
pershembull më 2015 numri i vetëvrasjeve në Shqipëri ishte 5.3 për 100 mijë
banorë Në shoqërinë tonë numri i vetëvrasjeve për 100 mijë banorë është më i ulët
krahasuar edhe me Italinë fqinje, por shqetësues është numri në rritje nga viti
në vit dhe shkaqet e patrajtuara që sjellin për pasojë shuarjen e një jete.
Tek
ne thuhet: “Shkak mendohet të ketë qenë depresioni”. Ose vuante nga depresioni.
Po
depresioni përse lindi? Që kur, Si nisi? Sa ka qenë njohur nga të afërmit e nga
mjeku, a është shprehur se vuante, si është trajtuar?
nuk
duhet të anashkalojmë argumentat e filozofit gjermano-amerikan. Por për ne si
shoqëri, vetmia është një ndër konceptet për të cilat flasim pak ose aspak.
Herë prej turpit, herë prej krenarisë për ta pranuar, herë prej stepjes së
moskuptimit apo frikës prej stigmatizimit, herë sepse vetmia “nuk na përket”,
“të vetmuar janë ata” e asnjëherë ne.
Së
pesti, vetmisë filozofët ekzistencialistë
i kanë kushtuar shumë nga kontributi i tyre, ndërsa tek ne “filozofia është ajo dega që nuk ha
dot bukë”. E megjithatë ajo vazhdon të trajtohet edhe sot dhe një lidhje mes
vetmisë dhe vetëvrasjes studiuesit ja kanë gjetur.
Vetmia
është një nga ato gjendje psikike që përfshin një gamë e gjerë, që nga ato
kalimtaret, tek ato që zgjasin një kohë
të shkurtër, që varion tek ndjenja kronike e izolimit psikik, që lidhet me
mungesën e komunikimit, të mosbesimit tek te tjerët, duke arritur deri tek
forma më e ashpër e saj dhe e skajshme që mund të çojë në vetëvrasje. Në cdo
shoqëri ka disa grupe që ndodhen në situata sociale të rriskut, dhe këtu fjalën e kemi për adoleshentët, të
rinjtë, të divorcuarit, pakicat apo grupet e margjinalizuara, njerëzit me aftësi
të kufizuar, të varfërit etj që janë edhe kategoritë më të ekspozuara ndaj
vetmisë.
Efektet
e vetmisë janë të ndryshme nga njëri tek tjetri dhe dallojnë në varësi të
moshës, gjinisë, gjendjes konkrete dhe terapisë që ndjek për patologjinë etj.
Ndërkohë
vetmia ndryshon edhe lidhur nga burimet e saj e cila i bën të ndryshme
situatat.
Konkretisht
duhet të njohim se ka vetmi prej izolimit (që vjen nga aksidentet psh), vetmi
prej izolimit të dëshiruar, që lidhet me dëshirën që ka vetë individi për një
lloj pavarësimi, për të rigjetur veten,
për të mbrojtur logjikën e brendshme nga ndikimi i marrëdhënieve të jashtme,
për të ruajtur korpusin e vetë nga ata që mund të fragmentarizojnë apo ndikojnë
logjikën etj.
Së
katërti, ndërsa Dyrheimi, filozofi francez
fliste ne fundin e 1800 dhe shpjegimet e tij duken dhe sot aktuale,
Markyze në 1964 në veprën me titull
“Njeriu në një dimension” fliste për
vetminë e njeriut modern.
Duke
u përqëndruar tek shoqëritë e industrializuara ai ndalej tek mendimi negativ
dhe tek forca e mendimit pozitiv.
Këtu
sërish kemi nevojë të ndalemi. Nëse argumentat e Dyrheimit na duken të largëta
në kohë, nuk duhet të anashkalojmë argumentat e filozofit gjermano-amerikan.
Por për ne si shoqëri, vetmia është një ndër konceptet për të cilat flasim pak
ose aspak. Herë prej turpit, herë prej krenarisë për ta pranuar, herë prej
stepjes së moskuptimit apo frikës prej stigmatizimit, herë sepse vetmia “nuk na
përket”, “të vetmuar janë ata” e asnjëherë ne.
Së
pesti, vetmisë filozofët ekzistencialistë
i kanë kushtuar shumë nga kontributi i tyre, ndërsa tek ne “filozofia është ajo dega që nuk ha
dot bukë”. E megjithatë ajo vazhdon të trajtohet edhe sot dhe një lidhje mes
vetmisë dhe vetëvrasjes studiuesit ja kanë gjetur.
Vetmia
është një nga ato gjendje psikike që përfshin një gamë e gjerë, që nga ato
kalimtaret, tek ato që zgjasin një kohë
të shkurtër, që varion tek ndjenja kronike e izolimit psikik, që lidhet me
mungesën e komunikimit, të mosbesimit tek te tjerët, duke arritur deri tek
forma më e ashpër e saj dhe e skajshme që mund të çojë në vetëvrasje. Në cdo
shoqëri ka disa grupe që ndodhen në situata sociale të rriskut, dhe këtu fjalën e kemi për adoleshentët, të
rinjtë, të divorcuarit, pakicat apo grupet e margjinalizuara, njerëzit me aftësi
të kufizuar, të varfërit etj që janë edhe kategoritë më të ekspozuara ndaj
vetmisë.
Efektet
e vetmisë janë të ndryshme nga njëri tek tjetri dhe dallojnë në varësi të
moshës, gjinisë, gjendjes konkrete dhe terapisë që ndjek për patologjinë etj.
Ndërkohë
vetmia ndryshon edhe lidhur nga burimet e saj e cila i bën të ndryshme
situatat.
Konkretisht
duhet të njohim se ka vetmi prej izolimit (që vjen nga aksidentet psh), vetmi
prej izolimit të dëshiruar, që lidhet me dëshirën që ka vetë individi për një
lloj pavarësimi, për të rigjetur veten,
për të mbrojtur logjikën e brendshme nga ndikimi i marrëdhënieve të jashtme,
për të ruajtur korpusin e vetë nga ata që mund të fragmentarizojnë apo ndikojnë
logjikën etj.
Vetmia
mund të vijë si rezultat i mbylljes në ndonjë institucion si spital, burg,
jetimore etj., vetmia vjen si pasojë e tëhuajësimit nga të afërmit, miqtë,
kolegët të cilët edhe pse të pranishëm, prej tyre ndjehesh i huaj.
Vetmia
mund të vijë si prej një gjendjeje të thellë emocionale dhe afektive që lidhet
me ndarjen nga i dashuri, familja, fëmijët etj. Studiuesit që e lidhin vetminë
me sasinë e raporteve që ka një individ janë të shumtë, por po aq të shumtë
janë edhe ata që e lidhin vetminë me kuptimin që cdo njeri i jep raporteve që
kalon me të tjerë, pra është fjala për intensitetin dhe për shkallën e
perceptimit të tyre.
Për
secilin prej nesh, marrëdhënia me të tjerë është me rëndësi të madhe, për
sigurinë, për përmbushjen e funksioneve biologjike, ushqim, strehim, riprodhim,
për funksionet mbështetëse psikologjike dhe kulturore: për krijimin i
identitetit për veten përmes krahasimit me të tjerët, për uljen e frikës dhe të
ankthit, formimi i ndjenjave të tilla si dashuria, vlerësimi dhe vetëvlersimi,
miqësia, pranimi reciprok etj.
Njeriu
i vetmuar ndjehet i crrënjosur nga mjedisi social e kulturor përreth, ndjen
mungesën e mbështetjes dhe të identifikimit me grupin, përjeton ndjesinë e
mungesës së përkatësisë, dhe e përjeton nevojën për të tjerët, deri në dramë.
Ndërsa
bota përfundimet e mësipërme i ka arritur në vitet ‘80 kur studiuesit
Rubenstein dhe Shaver dolën në përfundimet se vetmia lidhet edhe më procesin e
rritjes, me mënyrën sesi i ndërtojmë raportet tona afektive me prindërit, sa
prej nesh është në dijeni të këtyre të shuara, si ka qenë fëmijëria e tyre, sa
të vetmuar paskan qenë, sa të pambështetur janë ndjerë, sa pak i paskeshim kuptuar dhe sa prej tyre
do të donin të kishin jetuar, nëse do të kishin pasur mbështetjen, kuptimin dhe
ndihmën tonë?!