| E diele, 08.11.2020, 02:52 PM |
Përkrenarja dhe armët e Gjergj Kastriotit në syrin e studiuesve europian
Nga
Gjon Keka
Sikur
që dihet shumë studiues janë marrë jo vetëm me jetën,veprën dhe heroizmin e
Gjergj Kastriotit mbretit të Arbërisë ,por edhe me reliktet që la ai pas
vdekjes së tij, Në fakt interesimi për këtë figurë të madhe e Lider vizionar
europian ishte sepse ai la gjurmë të pashlyera gjatë mbretërimit të tij si në
gadishullin Ilirk- arbëror ku mbretëroi por edhe u bë mburoja e civilizimit
europian. Në fakt emri i tij ishte bërë për kohën dhe epokën e tij dielli që
rrinte mbi qiellin europian. Edhe ky imazh bashkëngjitur tregon për interesimin
që kanë patur e kanë studiuesit,autorët dhe kronistët europian e botëror për
figurën dhe veprat e Gjergj Kastriotit. [Ky imazh dhe studim mbi përkrenarën
dhe armët e Gjergj Kastriotit gjendet në „G.k.U.G.S. Inv.nr.h.1977101“,e cila
gjendet edhe në një nga veprat e mia të botuara]