E enjte, 24.06.2021, 06:54 AM (GMT+1)

Mendime

Blerim Latifi: Mos u çuditni me terroristin!

E marte, 03.11.2020, 08:52 PM


Blerim Latifi:

Njëri nga terroristët e sulmit në Vjenë paska origjinë shqiptare. Mos u çuditni! Sepse, siç thuhet, atë që ke mbjellur, atë do të korrësh. Ka 20 vite që, gjithandej trojeve shqiptare, hoxhallarë e ideologë vahabistë propagandojnë doktrina islamiste që prodhojnë jotolerancë, dhunë e terror kundër të gjithë atyre që mendojnë e besojnë ndryshe. Janë po këta që i frymëzuan afër 1000 shqiptarë për t'iu bashkuar ISIS-it dhe rrjedhimisht për ta njollosur kombin shqiptar në sytë e botës demokratike. Janë po këta, që sot, në vend të denoncimit e ballafaqimit me drejtësinë e vërtetë, shpërblehen me vëmendje mediale dhe me servilosje nga politikanët. Intelektualët heshtin, se kanë frikë nga gjuha e tyre kërcënuese. Politikanët heshtin, se kanë pazare të ndyra elektorale me ta. Serbia fërkon duart dhe u thotë atyre që dje na shpëtuan nga gjenocidi: shikoni për kë na keni bombarduar! Edhe njëherë: mos u çuditni me këtë terroristin e Vjenës me origjinë shqiptare! S'keni parë gjë akoma!



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora