| E diele, 01.11.2020, 11:08 AM |
VIRUSI PYET PO KET A E DINI
“SI E KUJTOJ ‘2 NANDORIN 1945”?
Nga
Fritz RADOVANI
JANAR
1945: 118 Burra të Malësisë pushkatohen e hidhen në lumejë...
2
NANDOR 1945: Dhunohen gropat e të vramëve në Zallin e Kirit...
Ky
djalë hyni nder të parat gropa në Zallin e Kirit... Me 15 Gusht 1945...
Kushedi
sa herë kam pyet veten: “A ka guralec të pa lamë me gjak Zalli i Kirit, pranë
Vorreve të Rrëmajit në Shkoder?!”… - Nuk besoj !! Lindëm e u plakëm me krizmat
e automatikëve e rrëkajët e gjakut që derdheshin në lumin Kir... E nder kaçuba
ferrash, qira të ndezun prej Nanave tona, që tash 75 vjetë lotët e lutjet e
Tyne vazhdojnë pa Ua dijtë as Eshtnat...
Ikën
një brez i tanë tue vue shenja e tue daltue shkronja tek Penda e Kirit po, të
gjithë me zemer të plasun pa mujtë me Ua la Eshtnat nga balta dhe plehu i
derdhun mbi gropat e Tyne, per njëgjysë shekulli tirani enveriste e ramiziste
që e sundoi Popullin Shqiptar, me terror e vrasje barbare!
Kur
në degët e Çinarve shekullor fillonin me ardhë
dallndyshat, asnjena prej tyne nuk mujte me perfundue vjerrshen e Filip
Shirokës, “Dallnyshë shko!”... E tymi i armëve të pabesa komuniste vazhdonte me
nxi Kryqat e Vorreve të Rrëmajit, që tash 75 vjetë nuk janë tha një çast nga
lotët e mija Nanave e Motrave Shkodrane, që vazhdojnë me puthë guralecat
pertokë.
Sa
ruba e zezë e degermia e bardhë asht qendisë me ferrat e atij Zalli...
Veç
kur çoheshim prej gjumit e kerkojshim “driten” me shue friken që na kishte
pushtue zemren në piken e shperthimit armëve vrastare me një të pafund
gëërrrrrr... Që, shpeshë, e shifshim nder andrrat tona fëminore!
Nuk
fshihej nga kujtesa ynë asnjëherë ardhja e kamjonit me ushtarë, tek Vorret e
Ndue Palit e Caf Metit me vllazen, të vramë me 15 Gusht 1945...
Thymja
e Kryqave e Shenjave mbi vorre, shtjelmat mbi fotografia dhe mbi Nanat e Tyne
e, njerzit per rreth, nuk mund të fshihen nga kujtesa!
Ajo
pamje e mnershme e 2 Nandorit 1945 asht “komunizmi” i vertetë!
E
komunizmi i vertetë asht vetem ai që po provon prap Populli Shqiptar!
Melbourne, 1 Nandor
2020.