| E hene, 08.07.2024, 07:50 PM |
Një
Ese që duhet të ribotohet herë pas here, pasi Aristidh Kola është një Shqiptar
i Madh. ishte historian, publicist, dhe jurist. Ishte kryetar i Lidhjes së
Arvanitëve.i cili, për autoktoninë e shqiptarëve në gadishullin Ilirik dhe
gjuhën shqipe si mëma e gjuhëve evropiane, sakrifikoi jetën e tij të re...
Nderim e mirënjohje në kujtim të shkencëtarit elitar Aristidh Kola!
Vo:Fragment i shkëputur nga libri im “Elitat
e mohuara, krenari Kombëtare”, f.77-82
Ese nga Vilhelme
Vrana Haxhiraj
Aristidh Kola, 1944- 2000, Shqiptari i Madh, studiuesi më i ndritur,Elitë & Nder i Kombit,
i cili, edhe pse lindi e jetoi larg
tokës mëmë, e tregoi me vepra se, ishte krenar për kombësinë shqiptare, i
mbrujtur me gjak pellazgo-iliro-arbër.
Aristidhi, shqiptari me shtetësi greke, një Elitar i kombit u bë shembull
frymëzimi për historianët e shitur tek shovinizmi greko-serb. Ai kurrë nuk i harroi e mohoi gjenet e tij
Pellazgo-iliro-shqiptare. Ishte krenar që në vena i rridhte gjak
iliro-shqiptar, një gjak të pastëre të pandotur, ia helmuan egërsirat
shoviniste.
“Gjuha Shqipe është gjuha që flisnin Perënditë...”, Aristidh Kola
“Gjuha shqipe është mëma e gjuhës greke”. A.Kola
Aristidhi, lindi më,
8 korrik, 1944, në Kaskaveli të Thivës ( Tebës) në Greqinë Qëndrore, zonë e
cila banohet kryesisht nga arvanitas.
Aristidh
Kola ishte jurist, historian, shkrimtar, publicist dhe studiues. Ishte
kryetar i Lidhjes së Arvanitëve.
Aristidhi ishte me shtetësi greke
dhe me kombësi shqiptare, që punoi për lashtësinë e Ilirëve, si dhe origjinën e
grekëve. I udhëhequr nga ndjenjat amëtare të të parëve, i mbrujtur me dashurinë
për kombin e tij, të cilit ia kushtoi jetën studimore dhe atë fizike. Vdiq në Athinë më, 11 tetor, 2000. Aristidhi,
si edhe mijëra e mijëra bashkëkombas të tij, u edukuan me frymën e dashurisë
për traditat e të parëve, që trashëgoi kjo pjesë e popullatës shumëkombëshe e
Greqisë së sotme, një shtet i sajuar duke rrëmbyer dhe huajtur gjenezën dhe
gjuhën e popullit që gjeti në gad. Ilirik( Pellazgëve hyjnor). Sot ajo mburret me një histori të vjedhur që
ka përvetësuar gjatë shekujve.
Aristidh Kola,
studioi për jurisprudencë në Athinë dhe pas mbarimit të universitetit, për
shumë kohë iu përkushtua traditave kombëtare të arvanitasve në Greqi. Vepra e
tij kryesore, “Arvanitasit dhe origjina e grekëve”, bëri një jehonë të
gjerë në botën arvanitase dhe tronditi sferat studimore të antikitetit grek ,
që kanë hiperbolizur dhe mashtruar historinë
e vërtetë të banorëve autoktonë në Ballkan, që ishin pellazgo-ilirët.
Bota akademike i njohu 9 botime brenda dhjetë vjetëve. Kola botoi revistën “Besa”,
si dhe revistën tjetër “Arvanon”. Këto revista pasqyronin jetën dhe
traditat e botës arvanitase.
Aristidhi
bashkëpunoi me të gjitha rrethet e diasporës shqiptare në Botë. Ai mbante
lidhje dhe bashkëpunoi me arbëreshët e Italisë, me shqiptarët e Amerikës, me
intelektualë të Kosovës, të Turqisë dhe atyre të Shqipërisë. Ai ishte lidhur
edhe me arbëreshët e Korsikës. A. Kola, u bë i njohur në Greqi, sidomos për
përkrahjen morale që i dha luftës së UÇK-së, duke u shfaqur në disa emisione
televizive. Kjo shkaktoi reagimin e disa grupeve proserbe, me të cilat u ndesh
në rrugë gjyqësore.
Aristidh Kola, ishte
miku i madh i të gjithë shqiptarëve dhe besnik i së vërtetës historiko
shkencore për origjinën e shqiptarëve dhe të grekëve. I qeshur dhe i dashur,
Aristidhi ishte mik i të gjithë emigrantëve shqiptarë në Greqi. Në
zyrat e shoqatës arvanitase “Marko Boçari”, organizoheshin aktivitete
politiko-kulturore për Shqipërinë, si dhe për personalitete të rëndësishme
arvanitase të Greqisë.
A. Kola ka bërë një
punë këmbëngulëse për afirmimin e identitetit arvanitas në Greqi. Ai nisi
hartimin e fjalorit arvanitas, vepër të cilën nuk arriti ta përfundonte. A.
Kola, vdiq në vitin 2000, pas një sëmundjeje të rëndë (leucemi në gjak).
Veprat studimore të Kolës:
-Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve,
1983.
-Gjuha e Perëndive,
1989.
-Deklarata e
Bashkimit Arvanitas.
-Fjalori Korrigjues
i Fjalëve arvanite
-Fjalori Krahasues i
Gjuhës Shqipe
-Greqia në Kurthin e
Serbëve të Milosheviçit
-Kënga e
Mercenarëve, prejardhja e grekëve
-Mithi dhe e Vërteta
-Varrimi i Tretë i
Marko Boçarit
*vo:Gaz:Dita-December 28, 2015
–Ariatidh Kola : “Shqiptarët që bënë Greqinë”:revista
“Besa”, nisi botimin e saj si organ i Shoqatës së Arvanitasve të
Greqisë, në vitin 1983 si revistë e përtremuajshme. Artikulli i Aristidh Kolës
shfaqet në numrin 5 të “Besës” (qershor-korrik-gusht 1984), në kohën kur autori
ishte edhe sekretar i Lidhjes ndërsa kryetar ishte Jorgo Jeru. Revista e
cila vijon të dalë edhe sot, trajtonte çështje të historisë, folklorit,
letërsisë dhe temave aktuale, ashtu si dhe revista tjetër, e përdymuajshmja
“Arvanon”.
Përveç artikujve të shumtë dhe kontakteve të
përditshme me diasporën arbëreshe kudo
nëpër Mesdhe e botë, vepra e Aristidh Kolës, i lindur në vitin 1944, në fshatin
arvanitas Kaskaveli të Tebës (Thivës) në Greqinë qëndrore, është përjetësuar në
dy librat e tij të famshëm, “Arvanitasit dhe origjina e grekëve”, 1983,
dhe “Gjuha e perëndive”, 1989. Ai në këtë libër studimor tregon se gjuha
shqipe është gjuhë e Perëndive. Sipas tij dhe shumë autorëve qysh nga
antikiteti e në vazhdim thuhet se, Gjuha Shqipe është gjuha që flisnin
Perënditë...
*Arben Llalla: Muzika: Albasoul prezanton thesarin e këngëve
Arbëreshe
Vo:Alba Soul( shpirti i Arbëreshit): Studiuesi A. Kola, ishte nismëtari për krijimin e
disqeve me këngë të vjetra arvanite dhe një me këngë arbëreshe. Deri sa u arrit
në botimin e librit me këngë arvanite “Arvanitasit,
këta krijues të Greqisë së Re”, përbëjnë popullin që mbajti barrën kryesore
të luftës çlirimtare të 1821.
Të fuqishëm, të
pamposhtur dhe liridashës, me gjakun e tyre lanë tokën greke dhe paguan me
flijimet e tyre lirinë e Greqisë së Re. Një popull i tillë, me shpirtin
luftarak, është e natyrshme të shprehej përmes këngës epiko-lirike dhe vajeve.
Por këngë folklorike arvanitase në antologjinë greke të shekullit XIX nuk ka.
Dy këngë suliote gjenden tek ’Bleta shqiptare’ e Thimo Mitkos që
u botua më, 1878, në Aleksandri të Egjiptit. Më 1891, historiani dhe gjuhëtari Artur
Mikloferi botoi veprën ‘Atika und seine Heutigeu’ ku, midis të
tjerash thotë : “Mesa di unë, këngët popullore bashkëkohore greke i janë
përshtatur këngëve të vjetra të dashurisë, lirisë dhe kaçake të arvanitasve.”
Konkluzionin e jep Aristidh Kola, i cili thotë: “Kështu u bë greqizimi
gjuhësor ku u flijua në këtë mënyrë kënga e vjetër epiko-lirike arvanitase, e
cila kaloi tek brezat e rinj në variantin grek dhe kështu u njoh më vonë si
greke.”
Këto 15 vitet e
fundit, falë kërkimeve të studiuesit arvanitas Aristidh Kola, muzikantit
arvanitas Dhimitër Leka dhe këngëtarit të njohur arvanitas Thanas
Moraiti, u bë e mundur që të prodhohen dy CD me këngët e vjetra arvanitase
me titull ’Këngët Arvanitase’ dhe ‘Trëndafilat e Shkëmbit’ që
janë përmbledhje e disa këngëve të arvanitëve të Greqisë dhe të arbëreshëve të
Italisë së Jugut.
Pas 17 vite studimesh nëpër Çamëri,
në fund të vitit 2002, doli ne qarkullim “Antologjia e Këngëve Arvanite të
Greqisë”, me autor, muzikologun e shquar arvanitas Thanas Moraiti. Kërkimet për Antologjinë e këngës arvanite
Thanas Moraiti, në bashkëpunim me studiuesin dhe historianin arvanitas Aristidh
Kola, i filloi në vitin 1985, atëherë kur ai dha para publikut koncertin e tij
të parë në teatrin ‘’Orfeas’’ me këngët arvanitase bashkë me
kompozitorin arvanitas Dhimitër Leka. Në këtë Antologji, nëpërmjet
këngëve arvanite, lexuesi do të mësojë ngjarjet e rëndësishme historike të
luftrave, të dashurisë e vajeve të kombit Arbër që nuk mundi t’i shkruante me
penë dhe bojë në ato vite të vështira lufte për ekzistencë kombëtare, por i
trashëgoi me anën zërit të fuqishëm popullor.
Aristidhi thotë:
“... gjyshja jonë fliste arvanitika, këtë gjuhë që nuk është greqisht me ca
fjalë të tjera, por është Shqip, shqipja e pastër e shekullit XIV... këtë e
vërtetojnë emigrantët e sotëm shqiptarë
që ndodhen në Mesologji, të cilët na thonë; ’Ju flisni shqipen e vjetër’.
Dhe kjo është shumë e llogjikshme, pasi gjuha e shqiptarëve që u vendosën këtu
në shekullin XIV, evoluoi në greqishten dhe ajo që erdhi deri në ditët tona
ishte idioma e vjetër e shqipes. Për ne, humbja e gjuhës arvanitase është si të
kemi humbur atdheun...sepse arvanitasit nuk mund t’i shtypte kush në Greqi,
ngaqë ata udhëhiqnin Greqinë, ishin gjeneralë, kryeministra, presidentë dhe
pronarë të kryeqytetit. Por vetë ata e ‘gëlltitën’ të shkuarën e tyre,
sepse me fanatizëm besonin se ishin grekë. Me ndihmën e mësuesëve arritën ta
zhdukin gjuhën arvanitase, të cilën sot nuk e
flet askush.”
“Vritmëni, po gjakun ma mblidhni… se do t’u duhet nipave e mbesave për të
shkruar gjuhën shqipe”- kjo thënie e Petro Nini Luarasit, i përshtatet
shumë vdekjes së Aristidh Kolës, i cili vdiq nga një ”sëmundje” e përgatitur në
laborator, për të mos u dëgjuar zëri i së vërtetës së mbyllur me shekuj në
thellësitë e harresës. Bota duhej të harronte se: “Ka pak njerëz në Greqi që
nuk e kanë gjyshen apo gjyshin arvanitas” dhe duhej që të mos përmendej se “Greqia
sot i ka 695 fshatra shqiptare ku jetohet shqip, frymohet shqip”, duhet për
të mos përmendur kurrë që:”Çamët dhe arvanitasit që jetojnë në Greqi
përbëjnë një komunitet prej afro 3 milionë banorësh, ndonëse sot jo të gjithë
flasin shqip”. Aristidh Kola dhe Luka Çiçipi, Profesor i
Antropologjisë dhe i Gjuhësisë në Universitetin Aristoteli të Selanikut (Greqi) , duhej që të vdisnin, sepse e kthjellonin
ujin e turbullt të historisë, që bota të mos e njoh të vërtetën historike të
Arbërisë.
Më, 24 maj 2000, një
ditë përpara prezantimit të librit të tij, kushtuar arbëreshit të njohur uratë Antonio
Belushit, me titull “Antonio Belushi dhe magjia e traditës popullore”, Aristidh
Kola shtrohet urgjentisht në një spital të Athinës i sëmurë rëndë. Më 11 tetor
të vitit 2000, në spitalin Evangjelizmos në Athinë, vdiq arvanitasi i shquar
Aristidh Kola, i cili rënkonte prej një muaj.
Mos-heshtja ndaj së
vërtetës i çoi drejt vdekjes dy dijetarët arvanitas në Greqi, Aristidhin dhe
Lukën.
Aristidh Kola, gjatë
viteve 1995-2000, ishte njëri nga zërat më të fuqishëm në Greqi që mbronte
çështjen e Kosovës duke denoncuar masakrat serbe në shtypin grek. Për këtë
ngjarje skandaloze në median greke, Aristidhi shkruante:
“Shumë miq më telefonuan për të shprehur indinjatën për baltën që hodhi mbi
mua zonja Liana Kaneli gjatë emisionit televiziv në “Skaj”, 5 maj 1999,
dhe më pyetën përse e përballova me qetësi, kur duhej të kundërsulmoja… Miqtë e
mi, mos u mërzisni e mos u hidhëroni për këtë, sepse “e drejta del, vjen kur
t`i vijë ora …(Nga rrënjët tona janë në Arbëri).
Të dy studiuesit
ecnin kundër rrymës, sepse nuk lejohej që; “Arvanitët të këndomi/ Gluhënë të
mos harromi”. Këdo si ata i pret vdekja.
Vo: K.Traboini:“Pse ia sharrojmë vetes degët që kemi nën këmbë. Me fustanellën tonë
krenohen fqinjët, duke e quajtur pjesë të etnografisë së tyre kombëtare. Pasi
na zvogëluan gjeografikisht të tjerët, pse për fajin tonë, vazhdojmë të zvogëlohemi
shpirtërisht.” E kryepseja: “pse pra ne e kemi humbur shansin historik
për t`u bërë qendra e mbarë botës arbërore-arvanite-shqiptare?” –
pyetTraboini dhe vazhdon: ”Parë në këtë sy, mund të them se diku përtej
gardhit tonë, në Greqi, patëm fatin të njohim Aristidh Kolën, personalitetin më
të madh arvanitas të shekullit XX dhe një nga njerëzit më të ndritur të
kombit tonë.”
Aristidh Kola me
krenari, me guxim dhe me vetëdije të plotë thoshte:“Kam preferuar gjithmonë
të shkoj kundra rrymës e jo të shkoj nga shkon rryma dhe fryjnë erërat. Nuk jam
lëpirë e nuk kam puthur kurrë këmbët e përmjerra dhe për këtë e paguaj
shtrenjtë dhe në mënyrë të përditshme me nderin, dinjitetin dhe lirinë time…”
Studiuesi arbëresh, Antonio
Belushi, në një akademi, u shpreh: “I madhi Aristidh Kola është i
pavdekshëm. Ai ndodhet shumë lart në pavdekësi.