Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zenel Çeliku: Legjenda Sotir Qirjaqi!

| E diele, 25.10.2020, 11:00 AM |


Legjenda Sotir Qirjaqi !!!

Nga Zenel Çeliku

Dje Presidenti I Republikës Z. Ilir Meta, dekoroi Z. Sotir Qirjaqi me Medaljen për Merita të Veçanta Civile-Klasi I Parë, duke e quajtur “Ambasador I Paqes” si pjesw në të gjitha aktivitetet ndërkombëtare të atletikës ku ka ngritur lart flamurin shqiptar. Ceremonia u bë Presidencë në mësin e disa figurave të shquara të sportit shqiptarë. Por kush është Sotir Qirjaqi?

Z.Qirjaqi është njeri I politikës, I administratës shtetërore dhe në këto 20 vitet e fundit, Ai është bërë emblema e atletikës amatore shqiptare brënda dhe jashtë Shqipërisë. Sotiri është një nga themeluesit e Partise Demokratike (PD). Kur PD erdhi në pushtet më 1992, Sotir Qirjaqi vendoset Shef I Administratës se PD, anëtarë I kryesisë së PD dega Tiranë dhe u kthye figura qëndrore e kësaj partie, aq sa thuhej ; a e njihni Xhep Qinamin ke Ura Farkës ? Ky ishte një polic vullnetar që gdhihej e ngrysej ke Ura Farkës. Edhe ke PD është Sotir Qirjaqi I cili gdhihej e ngrysej në PD ku la shumë punë pa bërë në familjen e tij, vetëm e vetëm për të bërë me dinjitet detyrën e tij të rëndësishme. Më pas Sotiri u emërua Kryetar I Lagjes Nr 1-Tiranë, detyrë që e bëri me shumë ndershmëri, dhe sëfundmi anëtarë I Keshillit Bashkiak të PD në Bashkinë e Tiranës. Sotiri mjaft I zhgënjyer për shumë gjëra, duke iu larguar politikës dhe administratës, iu përkushtua atletikës amatore duke luftuar mbi peshën e tij dhe veçmas, duke luftuar stresin I cili vinte për shkak të zhgënjimi nga politika. Me shume përkushtim, me shumë vullnet dhe dëshirë Sotir Qirjaqi u bë shumë I njohur tek kodrat e Liqenit të Tiranës, atje ku Ai ndodhej për stërvitje dy herë në ditë. Si me shkopin magjik, Sotiri I cili para se të fillonte sportin e atletikës peshonte 94 kg, mbas 11 muajsh stërvitje ai humbi 16 kg peshë, harroi padrejtësitë dhe zhgënjimin që iu bë nga partia e tij, u bë me shumë miq të rinj dhe gëzohej për gjendjen shpirtërore të tij tashmë të kthyer në normalitet. Në këtë udhëtim të gjatë maratonash, Sotiri kishte me vehte edhe bashkshorten e tij-Loratën, e cila e ka motivuar dhe e ka mbështetur edhe më shumë në këtë rrugëtim të bukur të atletikës. Sotiri pas 6 vitesh pjesmarës në maratona të ndryshme, Ai u bë figura qëndrore e maratonistëve amator. Ai ka marë pjesë në 146 maratona kombëtare dhe ndërkombëtare, ku është klasifikuar edhe me çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. E vacant ke Sorit Qirjaqi është se, Ai në çdo garë ka ngritur lart me krenari flamurin shqiptar Kuq e Zi. Sotiri është pjesëmarës I maratonave të ç’mëndura 100 km, 42 km, 21 km, 10 km e kështu me distanca të ndryshme. Si askush tjetër, Sotir Qirjaqi ka marre 89 medalje të ndryshme si maratonisti më interesant me rezultate befasuese duke sfiduar moshën dhe të gjitha vështirësitë që I dilnin përpara. Shumëkush Sotirin e quajtën “Fenomenin Sotir Qirjaqi”, sepse pjesmarja e tij me rezultate suprizë në të gjitha maratonat kombëtare dhe ndërkombëtare, e kthyen këtë njeri vërtetë një figurë shumë interesante. Duke iu përkushtuar maksimalisht atletikës, Sotiri sëbashku me atletin e mirnjohur Suad Jegeni, krijuan shoqatën Maraton Tirana. Rreth kësaj shoqate e cila dispononte edhe palestren tek diga e Liqenit të Tiranës, u grumbulluan shumë atlet amotor që dëshironin të ishin aktor të kësaj shoqate, duke marë pjesë në shumë gara atletike. De facto, Sotir Qirjaqi ështtë quajtur “Ambasador Peqeje I Shqiperise” duke ngritur shumë krewnar lart flamurin Kuq e Zi deri në zemër të Serbisë. Ai gëzon shumë respekte dhe vlerësime nga mjaft shoqata ndërkombëtare të atletikës të cilët e ftojnë në çdo garë vrapimi duke e konsideruar si atletin më interesant që ka sfiduar moshën dhe çdo gjë.

Ja pra, bazuar në këto rezultate, në këto vlerësime dhe në këto imazhe, Presidenti Meta e dekoroi “Fenomenin Sotir Qirjaqi” me Medaljen për Merita të Veçanta Civile- Klasi I Parë. Urimet nga dashamirës dhe miq të Sotir Qijaqit, ishin nga më të përzemërta dhe inspiruese. Ceremoni në këtë eventi të veçantë u mbyll me një kokteil modest dhe me foto me Presidentin Meta dhe me “Fenomenin Sotir Qirjaqi”.

Zenel Celiku

TIR-FAX News Agency