| E diele, 25.10.2020, 11:00 AM |
Agim
Celiku, një tiranas I cili në origjinë vjen nga një familje e ndershme dhe me
tradita. Në vitet 1981, Agimi I cili vjen nga klasa punëtore por me shkollim
jurist, propozohet për drejtor në Teatrin e Operas dhe Baletit në Pallatin e
Kulturës, post të cilin Agimi e refuzoi. Ndërkohë, në Tiranë ishte një
ndërmarje shumë problematike-Ndërmarja Komunale Banesa e cila ishte një nga
ndërmarjet më të mëdhaja në Tiranë. Meqenëse kjo ndërmarje ishte me shumë
problem, nuk pranonte askush të shkonte drejtor I saj. Për rrjedhojë, kjo
ndërmarje kishte 11 muaj pa drejtor për arësyet që thamë pak me lart. Agim
Celiku si një djalë shumë inteligjent, shumë I aftë dhe shumë energjik, por pa
miq, përfundimisht, edhe pa dëshirën e tij, më 1983 emërohet ose më mire,
urdhërohet nga regjimi I asaj kohe Drejtor I Ndërmarjes Komunale Banesa. Kjo
ndërmaje kishte 7 vite që nuk realizonte planin, ishte me problem të mprehta
social-kulturore, ishte e shpërndarë nga të katër anët e Tiranës, në fshat e në
qytet. Që ditën e parë Drejtori (Agimi) edhe pse e ri në moshë, u përball
menjëherë me problematikat e shumta të kësaj ndermarje, aq sa Agimi tregon se
nëvetvehte ka thënë; ç’mu desh mua kjo punë!!! Agimi punën e tij e filloi me
administratën e cila për nga numëri I personelit inxhinier0-teknik, ishte e
barabartë me administratën e një uzine. Drejtori I ri që ditën e parë ushtroi
kërkese llogari maksimale për administratën e cila ishte në bazë drejtpërdrejtë
me punëtorët. Unë kamë qënë pjesë e asaj administrate, isha inxhinier dhe shumë
afër problematikës së ditës. Kamë parë e kamë ndjerë autoritetin dhe aftësinë e
ç’muar të drejtorit I cili ndryshoi tërësisht mënyrën e punës, ai nuk merrej me
punëtorin direkt siç bëhej më parë, ai hoqi dore nga dënimet e punëtorëve që
kapeshin duke punuar privat sepse ishte koshien se pagesa e punëtorëve ishte e
ulët. Kjo bëri shumë shpejt Agimi të fitonte simpatinë e gjithë punëtorëve.
Kërkohej që shumë mjeshtri që të drejtoje një ndërmarje me 1001 probleme, por
ja që Agimi shumë energjik dhe me aftësi të rralla dhe si me shkopin magjik,
arriti të ketë sukses në drejtimin e kësaj ndërmarjë me rreth 4600 punonjës.
Mbas një pune titanike dhe shumë serioze, Ndërmarja Komunale Banesa arriti të
realizoi planin e punimeve në tërësi dhe shumë shpejt u bë ndërmarja shëmbull
në Tiranë. Kjo punë me shumë, shumë probleme kërkonte drejtor shumë të aftë dhe
shumë energjik, gjë të cilat Agimi I plotësonte mjaft mirë. Për vetë natyrën e punës,
në ndërmarjen tonë punësoheshin njerëz me biografi të keqe thuhej në atë kohë,
punësoheshin edhe ata që sapo dilin nga burgu. E vërteta është se ndërmarjet e
tjera refuzonin ti merrnin këta punëtore për arësyet që thqmë më lart, ndërsa
Agimi me kurajo nuk I refuzonte, por përkundrazi I punësote dhe I traitonte me
dinjitet. Kur Agimi ishte drejtori ynë, doli një fjalë interesante, kur pyesnin
punëtorët se ku punonin. Ata (punëtorët) përgjigjeshin; punojmë ke Gim Çeliku,
sepse emëri I tij u bë strehë për ata që ishin në hall dhe që nuk I pranite
askush në punë. Gim Çeliku ishte bërë si Nënë Tereza, punësonte çdo hallexhi që
trokiste në portën e kësaj ndërmarje, dhe kjo bëhej sepse ai kishte vizion të
rrallë në ndërtimin e kësaj ndërmarje. Agimi herë pas here hapte sektor të rinj
dhe punësonte pikërisht njerëz të kësaj kategorie, si ish të burgosur dhe ata
me biografi të keqe.
Pas
5 vite punë intensive, me shumë përkushtim, shumë strapacuese dhe me ngarkesa
të pa para, Agim Çeliku largohet nga Ndërmarja Komunale Banesa, largimi I tij
vërtetë ishte tërmet për të gjithë ne sepse ishim koshient se me largimin e
Agimit, kjo ndërmarje do të shkonte keq e më keq, dhe për fat të keq vërtetë
kështu ndodhi. Pra, pas 5 vite në krye të Ndërmarjes Komunale Banesa, me këmbëngulje
të kësaj ministrie, Agimi emërohet Drejtor në Zyrën Diplomatike, sepse atje
kërkohej një drejtor shumë I aftë për të regulluar situatën e shërbimeve nëpër
ambadat e huaja të akredituara në Tiranë.Sapo Agimi shkoi në krye të kësaj
ndërmarje, vërtetë menjëherë situate e hsërbimeve ndaj ambasadave mori një
drejtim shumë të mirë, Agimit me drejtimin e puns në mënyrë shumë profesionale
dhe shumë serioz, bëri që problematikat e ditës në shërbime të ambasadave, të
eliminoheshin shumë shpejt.
Ndryshim
I sistemit politik në Shqipëri e gjeti Agimin Drejtor në Zyrën Diplomatike, por
Ministri I Jashtëm-Alfred Serreqi, I cili e kishte shumë qef pijen, e hoqi pa
asnjë motiv Agimin si drejtor, duke e lënë të papunë. Mbas 4 muajsh, Agimin e
punësuan Nën/Drejtor në Instituin Biologjik ku qëndroi deri më 1998. Në atë
kohë Bashkia Tiranës kishte nevojë për një drejtor të aftë për të ringritur
Ndërmarjen Komunale Banesa sepse duhej të bëheshin rikonstruksione dhe të
lyheshin të gjitha fasadat e pallateve në Tiranë. Përsëri Agim Çeliku drejtor
ku e ringriti sërish këtë ndërmarje e cila shumë shpejt ndryshoi fasadat e
pallateve. Mbas një debate me Kryebashkiakun e asaj kohe-Edi Rama, Agimi bën
dorëheqje nga drejtor I Ndërmarjes Komunale Banesa, dhe menjëherë shkon sërish
drejtor në Zyrën Diplomatike, ku qëndroi deri në pension. Agimi kishte veti të
rralla në marëdhëniet me vartësit dhe me punëtoret në veçanti, ai si më shkopin
magjim, e ndryshinte situatën në interest ë punës, por duke I qëndruar në krah
edhe punonjesve të tij. Kjo e ka bërë që Agim Çeliku edhe sot të kujtohet me
shumë respekt e mirnjohje, kjo e bëri Agim Celikun si legjendë të Tiranës, kjo
e bëri Agim Celikun, të quhet “drejtori që bëri historinë Tiranë”.
Zenel
Celiku Eshtë intervistuar - Gezim Meta
TIR-FAX
News Agency Inxhinier ndertimi