| E diele, 25.10.2020, 05:14 PM |
Blerim Latifi:
E
lexova statusin e një deputeti nga Shqipëria që falenderonte Kosovën për
shpëtimin e turizmit shqiptar nga kolapsi gjatë pandemisë. "Ju erdhët në
vendin amë, në tokën ku i keni rrënjët...", shkruante mes tjerash
deputeti, pa i shkuar fare nëpër mend se përfytyrimi i Shqipërisë si vend amë i
shqiptarëve të Kosovës është shpikje e politikës dhe historiografisë serbe në
funksion të mitit të tyre se Kosova ishte tokë serbe dhe shqiptarët vetëm
ardhacakë nga shkrepat e veriut të Shqipërisë. Kështu, duke dashur të na
lavdëroj, ky deputeti vetëm ka ripërtypur fjalorin e nacionalizmit serb. Dy
rregulla themelore të mendimit kritik thonë: mendoni para se të flisni dhe
rishqyrtoni herë pas here ato që besoni se i dini!
_____________
Vjedhja
mafioze e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit na e bën të qartë arsyen se
pse partitë politike në Kosovë, sidomos grupet klienteliste brenda tyre,
luftojnë aq shumë që t'i vendosin besnikët e tyre në pozitat kyçe të
administratës publike, në sekretariatet e ministrive, në bordet e ndërrmarrjeve
publike, në zyrat e prokurimeve publike. Pra, që të jenë pjesë e sistemit të
zhvatjes së buxhetit të shtetit, sistem i cili tanimë është aq shumë i
sofistikuar, saqë vetëm një gjykatë speciale, me hetues perëndimorë, do të
ishte në gjëndje ta çmontonte.
_____________
Një
mall i parezistueshëm më ka marrë për dore,
Dhe
po më sorollatë në lugina,fusha e kodra.
Më
tregon gjithandej gjurmët e ditëve fëminore,
Të
dënuara në pakthim nga perëndeshë koha.