| E hene, 19.10.2020, 07:26 PM |
Sejdi BERISHA:
NË KRAHËT E FLUTURËS SË
BARDHË...
(Ose,
baladë për pelegrinazhin e zemrës time)
1.
Zemrën
po e lë në dritare
Le
ta rrahin erërat dhe acari
Zogjtë
ta ledhatojnë me cicërimat e tyre
Lulet
e pranverës ta mbështjellin me aromë
2.
Po
po
Zemrën
po e lë në dritare
Kush
të dojë le ta merr
Por
mos harroni
Njëherë
ta dërgoni
Te
shtëpia e vjetër e babait
Edhe
tek vendlindja ime
Nëse
e dini ku është ajo
3.
Shëtiteni
pak
Në
tokën e etur e të ndrydhur
Kam
dëshirë ta dërgoni edhe në Shkodër
Se
atje ka shumë dashuri
Mos
harroni
Edhe
në Pukë ta qoni
Migjenin
ta takojë me kollën e tij
Edhe
në kalanë e Ali Pashë Tepelenës
Atje
vendoseni
Le
të vështrojë çfarë të dojë
Por
mos e harroni
Edhe
Kalanë e Lëkurësit te Saranda
4.
Mos
e leni të pushojë
Por
mos ia detyroni as vajin
Se
është e ndjeshme dhe e mbushur vrer
Për
këngën e ndrydhur të njeriut
Për
kuptimin e pastër të lirisë
Mos
e lejoni as të flasë
Se
ajo di shumë gjëra e plagët e djegin
5.
Në
Elbasan atje të Shkolla Normale
Dërgojeni
zemrën time
Vetëm
ditarët dhe emrat e nxënësve
Lëreni
t’i shikojë
Se
ndoshta
Zë
vend më mirë pesha e këtij tempulli
Shëtiteni
edhe në Pogradec
E
në Korçë shpijeni tek ajo shkolla e parë
Se
do ta trimëroni për ecjen e njeriut
Por,
mos dëshpëroni
Më
atë se çfarë është arritur deri me sot
6.
Zemrës
sime
Mos
i tregoni se njeriu nuk e do njeriun
Do
çmendet ngase të gjitha i di
I
ka si në shuplakë dore
7.
Te
qyteti i Manastirit
Shëtiteni
gjatë e gjatë
Dërgojeni
edhe tek ato hapësirat
Ku
zuri rrënjë alfabeti i gjuhës
Por
edhe këtu mos i tregoni
Për
plasaritjet e mendjes as të shpirtit
Që
kanë ndodhur e po ndodhin
Se
barrikadë i dalin shumë mangësi
Jo
vetëm për shkrime e krijimtari
8.
Pastaj
Shëtiteni
nëpër ato vende deri në Shkup
Por
kujdes se edhe aty
Ia
shtoni e ia lëndoni plagët
Dhembjet
dhe padrejtësitë
9.
Zemrës
sime
Në
Shkup ia mundësoni
Vetë
të shëtisë
Se
edhe tash mund të mësojë shumë gjëra
10.
Zemrën
time
Kthejeni
edhe në Kaçanik
Por
ruajeni se trembet nga ardhmëria
Mirë
e di ajo zemërimin e Grykës së Kaçanikut
Pastaj
Ngjituni
tokës së vjetër deri në Prishtinë
Aty
jepini liri të gjendet vetë
Në
tërë atë mal
Me
shumë gjemba e me pak lule
11.
Pastaj
merreni
Dhe
sertshëm dërgojeni tek Stacioni i trenit
Ajo
vetë hipë në binarë
Dhe
do niset për tek minatorët
12.
Atje
në Mitrovicë
Lëreni
të pedatet me ndrydhjet e atyre njerëzve
Edhe
me trimërinë e Azem Galicës
Edhe
me të atij me xhamadan të kuq
E
me tirq të zi, Isa Boletinit
Nëse
e kërkon edhe Shaban Polluzhën
Mundësojani
pak minuta
Të
çmallet me rrëfimet e tij
13.
Po
po
Zemrën
time dërgojeni edhe në Prekaz
Por
mos i tregoni për Adem Jasharin
As
për familjen e tij
E
di ajo vetë
Por
edhe nëse plasë si korra e kripës
Shëtiteni
nëpër çdo pëllëmbë toke
Se
aty bima zhvillohet
Edhe
nëse mbrapshtë mbillet
Le
të flasë me të gjithë
Edhe
me vetveten po se po...
14.
Kur
vjen koha ta ktheni për në Pejën time
Lëreni
të përplaset me Reçakun, Izbicën
Me
Lybeniqin, Çyshkun, Mejën
Edhe
me shumë vende të tjera
Edhe
pse damarët do t’i rrahin idhshëm
Kurse
mendjen e lë
Si
problem të pazgjidhur matematike
15.
Zemrën
time
Kur
ta sillni sërish në Pejë
E
qoni tek ai Blini im buzë Lumëbardhit
Aty,
le të qajë të këndoj e le të plasë
Se
kështu e shprushë jetën time
E
sheh edhe Grykën e Rugovës
Do
të përmallet për ujin
I
cili kohërat i bartë kush e di se ku
Por
keni kujdes se ka për t’iu detyruar
T’i
shpjegoni për ushtimën e Lumëbardhit
Edhe
për atë se pse ai bashkohet
Me
Drinin e Bardhë
E
Drini i Bardhë pse e përqafon Drinin e Zi
Dhe
bashkë i përshkojnë
Tokat
fushat e malet
E
pastaj ia hijeshojnë madhështinë
Detit
i cili flet e nuk flet
16.
Por,
zemrës sime
Shpjegojani
injorancën që ka njeriu
Që
nuk kupton dhe as mendjen se vret...
17.
Zemrën
time
Dërgojeni
edhe nën atë lisin shekullor
Ku
i përjetova drithërimat e para të dashurisë
Dhe
prej atëherë dashuria
U
bë etje dhe ëndërr e jetës sime
18.
Mos
harroni që zemrën time
Ta
dërgoni edhe atje në Kalabri
Për
asgjë tjetër
Por
vetëm ta dëgjojë këngën
“Moj
e bukura, moreee...”
19.
Kam
dëshirë ta dërgoni edhe deri në Brazil
Tek
varri i të dashurës së Serembës
Edhe
tek varri i Nolit
E
dikur edhe në Shqipëri
Tek
varri i eshtrave të Faik Konicës
Te
varret e Abdyl, Naim e Sami Frashërit
E
dini vetë pse...
20.
Zemrës
sime bëjani qejfin
Dërgojeni
në Prizren te Lidhja e Prizrenit
Le
të ngopet me historinë dhe bukuritë e qytetit
Le
të zemërohet me Kalanë
Si
defter kurrë i pa shfletuar deri në fund
E
te Kulla e Haxhi Zekës në Pejë
Vetë
kalldrëmi do t’ia shpjegojë
E
do t’ia hapi zemrën e Lidhjes së Pejës
21.
Ka
edhe shumë e shumë për të rrugëtuar
Por
emrat e Lezhës, të Skënderbeut
Të
Hasan Prishtinës e të tjerëve
I
futni në një zarf dhe e mbyllni
E
i ruani mirë e mirë
Se
zemra ime di shumë e shumë
Për
madhështinë e tyre
Për
zemërplasjen e tyre...
22.
Më
ra ndërmend
Zemrën
time
Dërgojeni
edhe deri tek shkolla fillore
Aty
ku nisa t’i radhis
Gëzimet
hidhërimet dhe ëndrrat
Me
një janxhik me opinga dhe rroba zhguni
Kaloni
edhe deri tek gjimnazi
I
vrulleve dhe i rebelimit të rinisë sime
Kthejeni
zemrën time deri në Prishtinë
Aty
tek Fakulteti Filozofik
Por
mos e lëni shumë
Se
me shekuj ngelet aty
Për
studimet e mia
Botën
duke e mallkuar
23.
Eh,
tash
Zemrën
time
Ma
ktheni sërish në dritare ku ishte
Zogjtë
le ta madhështojnë me këngën e tyre
Ajo
do t’i çmend me lotët e mi
Me
qëndresën e pathyer e plot mllef
24.
E
kur të bie terri
Lëreni
të fli në dritare
Se
në mëngjes gjethet e vjeshtës
Dynjanë
do ta këshillojnë
Për
gjërat që e kanë plasë e përplasë
Zemrën
time që herët ua kam falë
25.
Por
diku herët para agut
Një
flutur e bardhë
Do
të bie mbi zemrën time
Duke
rrahur krahët
Si
për rrugëtim të gjatë
E
unë do ta lusë
Ta
merr zemrën time
Le
ta hedh në ujë të Lumëbardhit
Ndoshta
botën do ta përshkojë
Tokën
do ta urtësojë
Me
farën tjetër të lumturisë
25.
Flutura
e bardhë
Që
gjithmonë e adhuroj
Mbi
krahët e saj vuri zemrën time
Dhe
nuk di se kah iku
Unë
ngela duke i shtrënguar tëmthat
Askujt
nuk arrita t’i them:
Mua
tash më ktheni tek libri im
“Njeriu
‘pa’ vendlindje”...
Se
brenda saj është në ujëvarë
Me
ujin e saj që kurrë nuk shteron
Përherë
buzët i njomi e shpirtin e freskoj
(©S. B.)
(E diel, 18 tetor 2020)