| E diele, 18.10.2020, 12:16 PM |
Marrëdhëniet Kosovë – Serbi
JO DIALOG, POR
MARRËVESHJE PËR FQINJËSI TË MIRË
Miroslav
Lajçak të shpallet person non grata në Kosovë. As të mos lejohet të hyjë kurrë
në Kosovë, as të mos flasë kurrë për Kosovën! As kryeministri Hoti, as askiush
tjetër të mos ulet të bisedojë me përfaqësues të Serbisë, sidomos me Vuçiqin
kriminel, pa na paguar Serbia dëmshpërblimin e luftës dhe të pushtimit e
shfrytëzimit njëshekullor, pa na kërkuar falje publike e pa na i gjetur të
gjithë të vrarët e fshehur në tokën e mallkuar serbiane! Nuk ka bisedime as
marrëveshje pa e ndërruar Serbia kushtetutën, ku flet për Kosovën!
Shkruan:
Engjëll KOLIQI
Jo
shumë pas rishpalljes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia dhe pas njohjes së
këtij realitetit nga shumica e vendeve të botës, sidomos nga ato më kryesore e
më të rëndësishme, doli nisma për normalizimin e marrëdhënieve mes këtyre dy
vendeve fqinje. Që nga viti 2010, me insistimin dhe ndërmjetësimin e Bashkimit
Europian, filluan bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe të
Serbisë. Madje edhe janë bërë shumë marrëveshje mes dy vendeve, të cilat pak po
zbatohen, në mungesë të vullnetit të mirë nga pala serbiane.
Këto
marrëveshje, të shumtën e rasteve, ose gjithnjë po i udhëheqë personi
Aleksandar Vuçiq, njëherë në cilësinë e kryministrit e tani në cilësinë e
presidentit të Serbisë. Presidenti serb Vuçiq, i cili para dhe gjatë luftës
ishte militant i kriminelit radikal Sheshel, edhe ministër i informacionit i
Slobo kriminelit, mu në kohën e luftës, duke u bërë kështu edhe njëri nga
ekspertët e sofistikës së makinerisë luftarake vrastare serbiane në Kosovë.
Edhe sot, ai vazhdon të diktojë kushtet dhe rregullat e procedurës së një lloj
marrëveshjeje, duke thënë se nuk do e njohë kurrë pavarësinë e Kosovës, duke ua
imponuar qeveritarëve tanë ndalimin e anëtarësimit të shtetit tonë nëpër organizata
ndërkombëtare, duke bindur vende të ndryshme për tërheqjen e njohjeve të
Kosovës etj. Ai edhe tani vazhdon të vrasë njerëz në Kosovë, tani ata të
komunitetit serb, që nuk i binden qeverisë së tij dhe partisë Lista Srpska, që
në fakt është Partija Srbija në Kosovë, që vazhdon të punojë kundër Kosovës dhe
popullit të saj.
Tani
kanë ndryshuar kohët dhe rrethanat në këto hapsira. Nuk guxojmë më të
përsërisim gabimet e së kaluarës, që na kanë ndarë e përçarë si komb!
Nuk
ka dialog, por vetëm bisedime për një marrëveshje për fqinjësi të mirë. Ne
duhet të jemi ata që i vëjmë kushte Serbisë, për të biseduar e për të bërë
marrëveshjen, që mendoj nuk është asgjë tjetër, por heqjes së pengesës për
anëtarësimin e Serbisë në BE, derisa Kosovës ende nuk ia kanë lejuar
libelarizimin e vizave.
Kryeministri
Hoti, apo cilido qoftë ai ose ajo që udhëheq bisedimet për këtë marrëveshje,
duhet vënë kushte para bashkësisë ndërkombëtare:
- Nuk bisedojmë me Serbinë, pa na i
paguar borxhet – dëmshpërblimin e luftës dhe të pushtimit e shfrytëzimit
njëshekullor
- Nuk ulemi në tavolinë me ta, pa na
kërkuar falje publikisht për vrasjet dhe masakrat e kryera nga Serbia në
Kosovë.
- Nuk ulemi në të njëjtën tavolinë me
ta, pa na i gjetur e sjellur në shtëpi njerëzit e vrarë e të masakruar gjatë
luftës, që i kanë fshehur në tokën e mallkuar serbiane.
- Nuk bisedojmë me Vuçiqin para se të
zbardhet vrasja e Oliver Ivanoviqit dhe të dënohen fajtorët, sepse punësimi i
vrasësve në qeverinë e Beogradit flet shumë.
- Pjesë e marrëveshjes duhet të jetë
patjetër reciprociteti, për çdo fushë e çdo aspekt të jetës.
- Të drejtat e serbëve në Kosovë duhet
të jenë të barabarta me të drejtat e shqiptarëve në Serbi. E dijmë se vetëm në
Beograd jetojnë afër 100 mijë shqiptarë. Sa shkolla shqipe ka atje, sa program
shqip ka në radiotelevizion publik të Serbisë...?
- Nuk ma pranon ti pasaportin, nuk e
pranojmë as ne pasaportin serb në Kosovë.
- Nukm e blen ti mallin made in Kosova,
as unë nuk e blej mallin made in Serbia.
- Pra, gjithçka të jetë reciproke,
përndryshe nuk ka marrëveshje.
- Pse nuk i thuhet Europë, nuk duam as
libelarizim, as anëtarësim në Europë, dserisa vazhdoni ta përkëdhelni Serboinë
duke na gërvishtur ne. Ne mund ta bëjmë një referendum popullor, për t’u bërë
shtet ekstratrerritorial i SHBA-ve, pastaj nuk kemi nevojë të dialogojmë më me
BE-në, as të kërkojmë libelarizim, sepse udhëtojmë me pasaportin USA.
Këto
dhe shumë të tjera, me këtë gjuhë duhe t’ia thonë bashkësisë ndërkombëtare
qeveritarët tanë, përndryshe le të përgatiten për rrebelim të popullit dhe pët
trazira të reja në Kosovë.
Dardani, tetor 2020