Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Demir Krasniqi: Livadhin e shkretë e kullosin kuajt e verdhë!

| E hene, 17.11.2008, 11:50 AM |


Demir Krasniqi
Demir KRASNIQI

 

“LIVADHIN E SHKRETË E KULLOSIN KUAJT E VERDHË!”

 

N’ Kosovën e lirë, plot fukarallëk,

Probleme aktuale kemi me bollëk !

Duke i falur Zotit dhe “Demokracisë”-

Ato çdo ditë shtohen mbi supet e njerëzisë !

 

Kosova është shndërruar – n’ “Poligon kolektiv,

Për eksperimente me njerëzit primitiv !”

Kështu ka pas thënë , gjyshi im i ndjerë:

“Livadhin e shkretë e kullosin kuajt e verdhë !”

 

Sa ta  pish  një kafe, me mik, a bashkëfshatarë –

Atë , ta zënë në fyt – 15 lypsarë !...

Njëri lypë për bukë – tjetri për ilaçe ,

I treti për drogë – i katërti për helaçe !...

 

Të vuajturit, të sëmurët seç kërkojnë shërim,

Për t’ ikur nga vdekja – për të gjet shpëtim !

Në dyer të  klinikave , shkruan: “HASTAHANE”-

Kur t’ shtrihen në shtretër – iu del :”KASAPHANE”!

 

Blejnë barëra të shtrenjta, për t’iu buzëqeshë fati –

Shërbehen me barëra të dala afati !

N’ epruveta t’ mantelbardhëve  dhe “humanitarëve”-

Shitet gjak rezervë t’ lopëve e t’ gomarëve!...

 

Dhe dashtë e pa dashtë, pacient fatziu –

Atë gjak e paguan , si për gjak njeriu !

T’ nesërmen nga ezanët , larg ndihen  poterat –

Shihni sa kanë vdekur – janë mbushë plot banderat !

 

Dhe grave që s’ përjetuan kurrë lindje normale –

Ata , ju afrojnë fekondime artificiale?!

-Sa për shtatzëni , mos shkoni në Shkup,

Për spermë të sigurt, kemi plot magjup !...

 

Ata, japin spermën ma lirë se sa falë –

Me garancione: në daç çikë, n’ daç djalë !

N’ dashi spermë magjupi, n’ dashi spermë gabeli ,

Kem “ekspert” Turqie dhe nga Izraeli !

 

Dhe me këtë përzgjedhje, për një fekondim –

33 mijë Euro, duhet dhënë shpërblim !

Më në fund shtatzënat – n’ vend se me djep,

Familjeve të shkreta – iu kthehen n’ sandek !

 

Del para kamerave - ministri   me  stërkeqje ,

Për gjithë këto të bëma – thotë: “Nuk jap dorëheqje”!

Shtëpitë e kryetarëve – janë depo baroti ,

Me halle t’ qytetarëve – ka rënë n’ hall dhe Zoti !

 

                

Gjilan, më 14 Nëntor 2008.