| E diele, 18.10.2020, 11:10 AM |
Anton Berisha:
Akuza
qe ministri i jashtem serb, Ivica Dacic,
i beri bashkekombaseve te vet per zbulimin e varrezave masive te
shqiptareve ka te beje me betejen brenda politikes e shoqerise serbe.
Pranimi
i krimeve te bera ndaj shqiptareve dhe kombeve te tjera ne lufterat e shkaktuara nga Serbia nuk ka arritur masen
kritike kundershtuese ne shoqerine serbe duke mbetur ne perpjekje individuale,
siç eshte rasti me politikanet Jovanovic dhe Canak, me aktivistet e te drejtave
te njeriut sic jane Natasa Kandic, Sonja Biserko etj.
Tash,
turri i politikaneve shqiptare me u marre me kete teme, kur qendrimet e Dacicit
nuk paraqesin asnje risi, dhe me u marre me cdo deklarate te tij pervec se
tregon pasivitetin e veprimit politik e diplomatik, qasjen infantile, per mua
paraqet diçka edhe shume me brengosese: aftesine tone per ta pare te keqen tek
tjetri dhe paaftesine per t’u perballe me te brenda vetes.
Po
ta shtrojme problemin ndryshe, pse nuk u muar askush ne Kosove me te sulmuarit
nga Dacici, pra me njerezit qe perkunder presionit te brendshem politik e
shteteror, kane guximin te flasin e te veprojne publikisht per te hetuar e
gjetur varrezat masive , qe ne pikepamjen e tyre, permes pranimit te fajit te
çlirohen nga nje e keqe qe i percjelle ata, ne fund te fundit per t’i hapur
rrugen kombit te tyre drejt nje shoqerie emancipuese.
Ne,
nuk u morem sepse ne nuk kemi figura te tilla ne keto vite qe ka lënë shenja
brenda Kosoves e as jashte saj, per t’u identifikuar si kundershtues i te
keqiave brenda nesh qe kane ndodhur ne gjithe keto vite, duke filluar nga
vrasjet, torturimet, keqperdorimet e shkaktuara nga shqiptaret ndaj cdo jete te
njeriut, pavaresisht se cfare perkatesie etnike, religjioze, pikepamjejeje i ka
takuar viktima.
Ne
jemi mbyllur ne mendesine e njetrajtshme glorifikuese si nje logjike e
mendesise komunisto-enveriste, duke aplikuar nje tolerance ndaj te keqes brenda
vetes.
Vrasja
eshte vrasje pavaresisht nga kush eshte bere, tortura eshte dhimbje e vuajtje,
marrja e pronave publike e private, e sa e sa te keqia qe kane e jane duke
ndodhur, duhet pare e gjykuar nga shoqeria ne thelbin e vet e jo ne arsyetimet
me ideologjite me mizore e as ne arratisjen e pershkrimit te keqiave qe kane
bere te tjeret.
Duke
i amnestuar keto veprime, duke i promovuar njerezit e involvuar ne veprime te
tilla ne role shteterore e arsimore, e duke i glorifikuar, ne ne fakt, siç
thoshte Tomas Man, kemi aplikuar tolerancen ndaj te keqes, qe ai me te drejte e
quante tolererancë e kriminalizuar.