| E shtune, 17.10.2020, 11:27 AM |
Rrallë ka gjuhë në botë, me të cilën, janë krijuar emrat e krijesave mitologjike dhe legjendare, si e jona
Vazhdimi i njëmbëdhjetë i artikullit ,,15 veçorit e kombit tonë,,publikuar në këtë
portal, më 05. 06. 2020.
Nga Reshat
Nexhipi
Sqarim
Lidhur me këtë çështje, kam shkruar disa herë në shtypin e përditshëm,
portale etj., gjer e gjatë dhe në detaje, duke cituar autorët, veprat e tyre
etj., por nga kënvështrime të ndryshme, prandaj, për të mos u përsëritur, me
përjashtime të vogla, anashkalova emrat e autorëve, prej të cilëve kërkoj ndjesë.
Përndryshe, materialet e këtij artikulli, mësëtepërmi, i kam nxjerë nga
veprat në vijim: ,,Shqipëria,, ,,Mikenët=Pellazgët,, të Mathiu
Arefit, ,,Gjuha e perëndive,, nga Aristidh Kola,, “Problemet e
Ballkanit”, e Edit Durhamit,
,,Albanët,, e Elena Kocaqit, ,,Enigma,, e Robert d.Angely, “Antiçka Makedonija”, e Ljubomir Domazetoviç,
etj.
Evidentimi i emrave, sipas alfabetit, me përjashtim të ,,kryzotit,, Zeus, të cilit, ne, i themi Zot
Zeusi. Në Historinë e popullit shqiptar, I,
Prishtinë, 1969, f. 102, thuhet se, ky ,,Baba,,
ose ,,Mbret,, i 11 perëndive të tjera,
kishte origjinë ilire,
Zeusi...prandaj dhe, sipas
Matheu Arefit, shqiptarët e
quajnë Zot dhe se me betimin ,,Për
Zotin,, aludohet tek Zeusi, që ka të bëjë me fjalën shqipe zë,
zëri.
Zeusi...Thuhet se Zeusi është i lindur në afërsi të Delvinës,
Shqipëri (Jaho Braho, “Fakti”, 02. 04. 2000),
Zeusi... dhe se Skënderbeu, në vulën e vet sekrete, ka preferuar
edhe figurën e tij, kurse
Zeusit... koka e dhisë, në vulën e Skenderbeut, paraqet dhinë e
quajtur Amaltea (e mjelta), e yshqente me qumshtin e saj Zeusin.
Zeusi...Thuhet
gjithashtu se “Një nga simbolet e
Zeusit, ishte shqiponja, dhe se
,,Shqiptarët do të kenë qënë bijtë e tij”, pra bijtë e shqiponjës
(Mathieu,, Shqipëria,, f. 83).
Afërdita. Emri I kësaj vajze të Zeusit, lidhet
me dy fjalë, poashtu puro shqipe:
afron dhe dita, domethënë agim,
Afërdita...kështu që, këto dy fjalë të pastra
shqipe, janë argument i fortë për ata që 12 perënditë, i quajnë me origjinë ilire,
pra të racës tonë!. Përndryshe,
Afërdita, sipas mitologjisë ishte ,,shkakëtarja,, e Luftës së Trojës,
sepse ajo, paska takuar Parisin me Helenën e bukur, duke e rrëmbyer, ose me
dëshirën e saj, gjë që,
Afërdita...ka
revoltuar kunatin e saj-Agamemnonin, i cili, përfitoi rastin dhe me ushtri të madhe dhe të armatosur gjer në
dhëmbë, sulmoi Trojën, jo për hakmarrje, siç thotë mitologjia,
por për
Afërdita... grabitjen e pasurive të mëdha të Trojës, të cilat me
gjak dhe djersë i kishin krijuar
dardanët ilirë.
Afërdita...Se, pasuria ishte shkak, dëshmohet
edhe me faktin, që, Agamemnoni, pas mbarimit të luftës, u kthye në shtëpi,
Afërdita... me barka luftarake të mbushura
me flori, por, të cilat, nuk i shfrytëzoi dot, sepse, vritet nga ana e së
shoqes dhe dashnorit të saj.
Afërdita...Përndryshe, meqeqënëse kjo
perëndeshë e bukur të cilën për shkak të emrit, e quaj shqiptare,
Afërdita...ndërlidhet me Luftën e Trojës,
atëhere, del, se, racës tonë, përveç 12 perëndive, i takojnë edhe herojt e
asaj lufte, që do të thotë, se
Afërdita...historia
e Greqisë, është ,,zbukuruar,, me ,,puplat,, e
njerëzve të racës tonë, kurse historianët dhe politikanët tanë, jo vetëm që
heshtin, por, çështë më e keqja
Afërdita... kur,
ndonjë, si puna ime, shkruan për këto
gjëra, në vend të falenderimit, i drejtohen shigjeta! (Lexo në fund
përgjigjen e një reagimit të tillë).
Akili (Ahili). Emri i këtij trimi të pa zavendësueshëm dhe hero i Luftës së
Trojës, ka të bëjë me fjalën i lehtë,
i shpejtë, shkruan Robert D’Angely, te “Enigma” f. 116 dhe te “Shqipëria”, e Mathieu Arefit, f. 365.
Akili... Giuseppe
Cingolani, shkencëtar i pa njohur për mua, shkon aqë larg sa që,
Akilin, e quan shqiptar!? Nuk e di, ku e kam lexuar këtë,
sepse, biblioteka familjare, me qindra dorëshkrime, m’u bënë zhur e hi, në v. 2001.
Amon Ra. Emrin e këtij Zoti të Egjiptit, Elena Kocaqi, e lidh me dy
fjalët shqipe amë, nënë, dhe reze, rezet e
diellit.
Apoloni ,,Mis i botës,, Emri i tij, ka të bëjë me fjalët shqipe apo luan, thuhet në një nga veprat e lartpërmendura,
duke u bazuarnë faktin që, preferonte luajtjen gjatë këngës dhe gjuajtjes me shigjeta.
Atllanti. Zeusi, e kishte dënuar të mbajë në
kuris tërë botën. Prej aty ka dalë emri Atllas.
Atllantik. Prej tij, siç duket, e ka marrë
emrin edhe oqeani Atllantik?. Përndryshe, sipas disa shënimeve, emrat
Atlant, Atlantik, rrënjën e kanë te fjala shqipe at=baba.
Athina. Emri kësaj perëndeshe, kuptohet edhe të kryeqytetit grek, lidhet me fjalën shqipe e
thënë, gjë e cila qendron në 4 librat e cituara më lart, prandaj dhe, s’ke
se si e mohon.
Dardani. Emri i këtij djali të
Zeusit, ka të bëjë me fjalën
shqipe dardhë, konstatim ky që
qendron te libri i Aristidh Kolës ,,Gjuha e perëndive,, f. 258
dhe te libri ,,Shqipëria,, i Mathieu Arefit, f. 216.
Dardani...Kjo vlen edhe për emrat Dardani
dhe Dardanele, të cdilat duhet të quhen vende të dardhave, por në
mungesë të shkronjës dh, ajo zavendësohet me d dhe
Dardani...deformon kuptimin e emrit
original,siç ndodhe edhe me emrin e parë të Maqedonisë Emadhi-e madhe,
shkruhet Ematia, pa asnjë kuptim.
Demetra (Dhemetra). Emri i kësaj
perëndeshe të tokës, gjegjësisht të pjellërisë dhe vjelave, ka të bëjë me
fjalën shqipe dhe, dhe motër, ose
nënë-thuhet në veprat e cituara në fillim.
Dionizi. Për këtë perëndi të teatrit, lojrave,
bimëve dhe verës, Ljubomir Domazetoviq, shkruan se ishte nip i Kadmos. (pra ilir-R.N.),
kurse Aristidh Kola, konstaton se Dionizi ishte baba i Afërditës.
Dionizi...Përndryshe, emri i tij, rrënjët i ka
te fjala shqipe dy, di, etj., shkruajnë Xhorxh F. Wiliams dhe Aristidh
Kola, ky i dyti te “Gjuha e perëndive”, f. 113).
Dionizi... njihet edhe si perëndi e brigëve
ilirë, të cilët kanë ndërtuar Trojën. Për nder të tij, në pranverë e në
vjeshtë organizoheshin festa prej të cilave kanë origjinën teatri, tragjedia
dhe komedia,,greke,,.
Egej. Emri i kësaj krijese ka të bëjë me
fjalën shqipe: edhe, dhe ,etj. Prej tij ka marrë emrin Deti Egje,thuhet
në literaturën historike.
Eneu. Ishte djalë i Afroditës,
kurse emrin e tij Eneu, disa
shkencëtarë, e lidhin me fjalën shqipe, e ndjeu. Ai kishte
udhëhequr dardanët në Luftën e Trojës.
Eneu. Nga familja e këtij, pra e perëndeshës Afëditë,e kishte origjinë Cezari i Romës.
prandaj, ky, si perandor, kishte
ndërmend ta rindërtonte Trojën dhe ta
bënte kryeqytet, pikërisht për shkak të pjesëmarrjes të Eneut në Luftën e Trojës.
Eva (Havaja). Emri i kësaj femre të ,,parë,, në
botë, bashkëshorte e Ademit (Adamit), ka të bëjë me një fjalë shqipe, konstaton
historiani i shquar dr. Skender Rizaj.
Gigantët. Emri Gigant, është krijuar nga fjala shqipe, gegë, shkruan Mathieu
Aref, duke shtuar se, janë një etni
pellazge e Ilirisë...dhe që ende edhe sot i quajnë “Gegë”.
Helena e Trojës. Emri i kësaj
femre të shquar, të cilën, siç thamë, e
rrëmbeu Parisi, ka të bëjë me fjalën shqipe, e lëna, e braktisura,
shkruan Mathieu Aref te
,,Shqipëria,, f. 315.
Hera. Origjina e iliro-shqiptare e kësaj perëndeshe,
dëshmohet edhe nga vetë emri, që ka të bëjë me fjalën shqipe era, hera,
gjë që, sipas disave, vlen edhe për
Herkulin, djalin e Zeusit, i njohur
edhe si Herakle, emrin e të cilit, e ka
fituar Heraklea Linkestis-Manastiri i Vjetër, themeluar nga
Herakliu... ana e mbretit të shquar-Bardhylit,
të cilin, për shkak të domethënies të
emrit të tij puro-shqip: Ylli i Bardhë, duhet ta quajmë mbret Shqiptar, e jo mbret ilir.
Herkuli...Thuhet se qysh si fëmi, në djep, paska përballuar
dy gjarpërinj të tmershëm, dhe se, në një rast, e ka shpëtuar Prometheun,
të cilin, sipas urdhërit të Zeusit, e kishin mbërthyer në një shkëmb të
Kaukazit,
Herakli (Herkuli)...për shkak se nga
Zeusi e paskësh vjedhur zjarrin dhe ua paska
shpërndarë njerëzve, prandaj dhe këta,
e kanë dashur më tepër se Zeusin.
Herakliu...shpëtoi nga vdekja edhe
bashkëshorten e Prometheut, të cilën, e kishin lidhur me
zinxhir, lakuriqe, pas një shkëmbi, e
,,zbukuruar,, me bizhuteritë e saj.
Homeri. Ky emër, ka të bëjë me fjalën shqipe i mjeri, si
ngushëllim që ka qenë i verbët, kurse Lamartini, sipas Robert D’Angely, Homerin, e konsideron të një gjaku me
Skënderbenë.
Iliri. Emri
i tij, nga i cili trashëguan emrin stërgjyshët tanë: Ilirët, sipas Aleksandar Stipçeviqit, ka të bëjë me
fjalën shqipe i lirë, në kuptim: popull i pa mposhtur etj.
Iliri...Njihet
edhe si vëlla Galit, nga i cili, kanë
dalë galët, e prej tyre, u krijuan popujt romanë: francezët, portugalezët,
spanjollët, italjanët, Iliri...danezët,gjermanët,hollandezët,finlandezët
etj., që do të thotë se stërgjyshët
tanë, kanë krijuar tërë kontinentin e Europës, prandaj dhe, jo
rastësisht, ky kontinent, mbam emrin
personal të një ilires tonë.
Iliri...E vetëdishme për këtë, Europa, ka lënë shqiptarët
të ndarë e të përçarë në disa shtete,
nga frika se, të bashkuar, fuqizohen dhe kërkojnë trojet e vjetra etnike, pra
edhe kontinentin në fjalë, mendoj unë?
Jupiter. Perëndia kryesore e romakëve të vjetër. Emri i tij, të cilin e
ka fituar planeti më i
madh, lidhet me fjalët shqipe Ju, yni, etj. thuhet në
veprën “Enigma” të Robert
D’Angely, f. 151.
Kadmi. Babaj i Ilirit dhe mbret i
ilirëve, për të cilin thuhet se ka themeluar
Ohrin, i cili, sipas tij, në fillim
quhej Lihnid, që,
Kadmi...sipas disa shënimeve, ka të bëjë me
fjalën shqipe lindi, aludim ndaj
shkronjave, të sjella prej tij nga Fenikia në këtë qytet.
Kadmi...njihet edhe si shpikës i shkronjave në fjalë, të cilat, shërbyen
si bazë ose yrnek për krijimin e alfabeteve të tjera,
Kadmi...duke përfshirë këtu edhe alfabetin
sllav Qirilicën, me të cilën shërbehen sllavët etj., por pa
përmendur fare origjinën ilire të
Kadmit,
Kadmi...siç veprohet edhe me Justinijanin,
Konstantinin e Madh, Pitu Gulin (Gurin). Gonxhe Bojaxhiun etj.
Kadmi, Agenori, babaj i tij. Ky,
përveç Kadmit, kishte edhe dy djem të
tjerë: Feniksin dhe Siliksin dhe motrën-Europë. Feniksi themeloi Fenikinë, Sikiksi Sicilinë,
Kadmi...kurse emrin e motrës së tyre, siç
thamë, e fitoi kontinenti më i vjetër dhe më i civilizuar, duke falenderuar
stërgjyshëve tanë=themeluesë të vendeve europiane.
Kadmi...Aristidh Kola, në librin ,,Arvanitët,, f. 53, shkruan se emri Kadmi, ka të bëjë me fjalën shqipe ka dhëmb.!! Në literaturën historike thuhet se, Kadmi, me
gruan e vet, vitet e fundit i kaloi në
Shqipëri, ku mbaron jetën.
Kasandra dhe Apoloni. Ishte motra e
Parisit, pra ilire. Në bukurinë e
saj, u dashuraua Apoloni,, Misi,, i botës, djali i Zeusit, Mirëpo, për
shkaqe të ndryshme,
Kasandra...refuzoi ofertën e tij, prandaj,
Apoloni, e dënoi keq, duke bërë që njerëzit mos i besojnë parashikimeve të
saja, të cilat u realizuan, por në dëm
të vëllajt të saj-Parisit. Prej aty ka
dalë termi ,,Nuk jam Kasandra,,
Kiklopi (Polifemi). Emri i kësaj
krijese me një sy, nip i Zeusit, ka të
bëjë me fjalët shqipe sy, kokë,
thuhet në literaturën historike dhe shtohet se Kiklopët...Janë trajtuar ndër
“njerëzit e parë të shpellave”.
Kroni.
(Kronosi). Emri i këtij babaj të
Zeusit, ka të bëjë me fjalën shqipe krye, ose kron, krua,
etj. Thuhet se Kronosi paska larguar babanë e vet, Uranin nga pushteti dhe,
Kroni...që mos i ndothte e njëjta gjë nga fëmija e tij, i vriste
menjëherë pas lindjes. Nëna e tyre-
Reja,
Kroni...me mjeshtëri të madhe, mundi të shpëtojë vetëm Zeusin, duke i dhënë të shoqit një
gur të vështjellë në vend të fëmijës të posalindur.
Kroni, ose Hronosi, nuk e kuptoi dot veprimin e të shoqes dhe e
gëlltiti, kurse Reja fëminë e vogël e shpuri në ishullin e Kretës
Kroni...ku u rit dhe u
hakmuar me të Atin, duke e vendosur në ferr dhe duke e detyruar që t’i kthente
tërë fëmijët e ngrënë prej tij.
Kroni, ,,Periudha e artë,, Në literaturën
historike, thuhet se Kroni ishte një nga 12 titanët që sundonte me tërë
botën, dhe se, Kroni...njerëzit ishin të kënaqur nga sundimi i tij,
prandaj ajo kohë quhej Periudha e Artë. Kroni…Njerëzit kishin çdo
gjë që u duhej, madje s’kishte nevojë as të punojnë as edhe të konfrontohen me
njëri tjetrin.
Makedon. Emri i këtij djali të Zeusit,
ka të bëjë me fjalën shqipe e madhe, shkruan, veç të tjerëve, edhe Edit Durham, te “Problemet e Ballkanit”, Tiranë, 1991, f.
443),
Makedon...ose me fjalën ma-ke-dhen, blegtori,
shton Robert D’Angely, te “Enigma”,
f. 246. Prej tij, kuptohet, ka dalë emri
Maqedoni dhe maqedonas. Se sa kjo flet për origjinën ilire të maqedonëve të
vjetër,nuk do sqarrim tjetër.
Marsi. Emri
i këtij zoti të luftës, ka të bëjë me fjalën shqipe marëzi, turp, etj.,
shkruan studiuesi Sulejman Lokaj,
i cili, këtë e dëshmon me
argumentin se, siç thashë,
Marsi....është
zoti i luftës dhe kur bëhet luftë është marrëzi, turp, çmenduri, me përjashtim
të luftës për paqë, liri, vetëmbrojtje etj.!!
Meduza. Emri Meduzë rrjedh nga fjalët
shqipe mend, tru, thuhet në literaturën historike dhe shtohet se
ajo ishte njëra nga tri motrat e Gorgonit, dhe se në vënd të flokëve ka
mbajtur gjarprinj.
Meduza. Sipas disa shënimeve, prej saj,
qënka frymëzuar Olimpia, nëna e Lekës së Madh, e cila, në trupin dhe kokën
e saj, gjarpërinjtë i vështillte, sikur të ishin prej gome.
Mentori. Emri i këtij edukatori
të Telemakut, djalit të Odiseut, ka të bëjë me fjalë shqipe mend, i mençur, i ditur
thuhet në librin ,,Gjuha e perëndive,, të Aristidh Kolës, f. 68.
Minosi, djali i Zeusit. Emri i
tij,lidhet me fjalën shqipe mi, sepse qenka lindur në një shpellë
ku ka patur tepër minj. Në literaturën historike thuhet se
Minosi...e kishte mbyllur Minotaurusin (gjysmë njeri gjysmë dem) në një lavirint dhe
e yshqente me mish njeriu.
Mnemozina. Ishte nëna e muzave, bijë e Uranit dhe e Gejës, perëndeshë e
kujtesës, kurse emri i saj, Mnemozinë,
rrjedh nga fjala shqipe mend, mësoi, thuhet në një nga veprat e
evidentuara në fillim të këtij artikulli.
Muzat. Emri i këtyre 9 hyjneshave të
shkencës, vajza të Zeusit (Fjalori i gjuhës shqipe, Tiranë, 1954, f. 329), ka
të bëjë me fjalën shqipe mësim, ose mësues,
Muzat...konstaojnë Aristidh Kola dhe Dhimitër Pilika. Me to udhëhiqnin Apoloni dhe
Dionizi me këngë dhe muzikë.
Muzat... Njëra nga këto, Klioja,
njihet si muzë e historisë, e cila e frymëzonte lavdinë e luftëtarëve,
thuhet në literaturën historike.
Odiseu i Luftës së Trojës. Emri i tij
lidhet me fjalën shqipe udhëtar, gjë që përputhet me jetën e tij.
Odiseu...Ljubomir Domazetoviç, në librin
“Antiçka Makedonija”, Beograd, 2002, f. 111, shkruan se, sipas shkrimtarit
gjerman Karl Schycharddt, Odiseu ishte ilir.
Odiseu. Penelopa, gruaja e tij. Mathieu Aref,
shkruan se emri Penelopa ka të bëjë me
fjalët shqipe peri, lyp, kërkon perin për të bërë pëlhurën e saj, deri sa e
priste të shoqin nga lufta.
Odiseu...dha idenë për kalin e Trojës, i
cili, siç dihet, u mundësoi kundërshtarëve të atij qyteti të hynë brenda dhe të zhdukin qytetin, duke i
dhënë fund edhe luftës 10 vjeçare.
Oros, perëndi egjiptiane. Emri i saj ka të bëjë me një fjalë shqipe-shkruan
Aristidh Kola, te ,,Gjuha e perëndive, f. 206, pa thënë se cila është ajo
fjalë.
Parisi i Trojës. Emri i këtij
djali të mbretit të Trojës, Prijamit dhe, siç thamë, rrëmbysit të Elenës, me
çka ,,u nxit,, Lufta e Trojës,
Parisi. ka të bëjë me fjalën shqipe i
pari dhe ka origjinë ilire, shkruan Engjëll Sedaj në ,,Gjurmime albanologjike”, XXX-1983,
Prishtinë 1984, f. 88.
Pellagoni. Emrin e këtij djali të Aksiosit, ose Vardarit të
sotëm, Mathieu Aref, e nxjerr nga fjala
shqipe pellg, që ka lidhje edhe me emrin e fushës së Pellaginisë të
Manastirit dhe me pellazgët e 120 shekujve të kaluar.
Pellazgu. Konsiderohet për njeri iparë në
botë, thuhet në librin e Mathieut
,,Shqipëria,, f. 237 dhe te libri “Rrugës së Alfabetit shqiptar”,
Tiranë, 1986, f. 17, nga Ibrahim Hoxha.
Pellazgu...Naim Frashëri, emrin
Pellazg e identifikon me fjalën
shqipe plak, në kuptim njeriu i
parë, etj., gjë që përputhet me tezën e Akademikut francez, se,
Pellazgu...siç thamë, fjala e parë e dalë nga goja e
Pellazgut, ka qenë me rrënjë të një fjale shqipe. Nuk besoj që, pa qenë
qindpërqind i sigurtë, të thotë një gjë
të tillë, e cila vlen të vendoset në librin e Ginisit!.
Pellazgu...Pashko Vasë Shkodrani, shkruan: Pellazgët janë
të parët e shqiptarëve. (Maqedonia Shqiptare, Tetovë, 2009, f. 373)
Posejdoni. Ishte vëllai i
Zeusit. Emri i tij rrjedh
nga fjalët shqipe po si e don, thuhet në një shkrim të “Flakës”, 06. 12. 2001,
Posejdoni...kurse Ljubomor Domazetoviq, në
librin e tij “Antiçka Makedonija”,
Beograd 2002, f. 139, thotë se djemtë e
Posejtonit, niprit pra të Zeusit, ishin
paraardhës të iliro-dardanëve.
Posejdoni...njihet edhe si stërgjysh i
Atllantidës ose Atllandës që ka ekzistuar para 12.000 vjet, thuhet në gazetën
“Denes”, nr. 176, 22. 02. 2001, f. 65,
Posejdoni...kurse shkencëtari Katapano,
shton se ai kontinent, i madh, sa dy të
sotmit: Afrika dhe Azia së bashku ,,ka qënë i stërgjyshërve të
shqiptarëve,, dhe se emri Atllantidë ka të bëjë me fjalët sqipe at, baba,,!.
Priami. Elena Kocaqi, në librin ,,Albanët,,,
2008, f. 14, shkruan se Priami, baba i
Hektorit, ishte mbret i Trojës dhe se emri Priam ka të bëjë me fjalën
shqipe jam prijs-princ.
Prometheu. Emri i këtij titani del nga fjalët
shqipe prue me dhe etj.,konstaton
Mathieu, te ,,Shqipëria,,.. f. 308. Ky bëmirës dhe mik i njerëzisë,
edhepse Zeusin e kishte dhëndër nga mbesa, hoqi të zitë e ullirit prej tij.
Prometheu...Pra,në pyetje ka qenë xhelozia, e cila brez pas brezi është
përcjellë edhe në ditës e sotme kur disa shqipfolës tanë, tradhëtojnë shokun më të ngushtë, vetëm e
vetëm, për të qenë nr. 1, si Zeusi, smundje kjo, e pashërueshme, më e keqe
edhe se raku.
Romuli. Themeloi kryeqendrën e sotme të
Italisë, i cili fitoi emrin e tij, që ka të bëjë me fjalën shqipe rrumbullak, kurse emrin e një ilirit tjetër-Italit, e
fitoi vetë shteti-Italia. Romuli…Pra, emri i Italisë dhe i kryeqytetit
të saj, janë fjalë shqipe, gjë që vlen edhe për Greqinë=grua (M. Aref,
Mikenët…56) për kryeqendrën e Rusisë-Moskës-mushkë-ibid, 287)
etj.
Titanët. Familja e tyre sundonte me tërë botën, prandaj dhe
sipas Mathieut, emri Titan ka të bëjë me
fjalën shqipe të tan, të gjithë...
Troji. Emri i kësaj krijese hyjnore, nga e
cila ka dalë emri i qytetit historik Troja, ka të bëjë me fjalën
shqipe tru, shkruan Robert
D’Angely te “Enigma”, f.117.
Troji...ishte nip i Dardanit
(Enciklopediski leksikon, mozaik znanja, istorija, Beograd, 1970, f. 684), pra
ilir, gjë të cilën e pranon edhe Vasko Kostiq, i cili,
Troji... thotë: “Trojanët dhe ilirët
ishin popull i njëjtë” ( “Rilindja,, Prishtinë, 27. 08. 1985).
Thoti. Njihet si perëndi egjiptiane,
për të cilën, Aristidh Kola, te ,,Gjuha
e perëndive,, f. 206, citon Giussepe Katapanon, se ,,Thoti fliste shqip,,.!
Ps. A vallë ka nevojë, për
argumente të tjera, për tëbindur kokëfortët se atë që ka konstauar akademiku
francez, është e vërtetë.
Në vend të
përfundimit
Rreth reagimit të zotriut të nderuar Anton Gashit
Duke i çmuar
njohuritë intelektuale të tij, prisnja,
që, menjëherë, pas leximit të shkrimit tim,
të paraqitej me një tekst me titull ,,Europa, shtetet sllave
dhe Greqia-uzurpatorë të trojeve tona etnike,, por, ai, në vend të
falenderimit, ngrihet dhe demanton zbulimin epokal të akademikut francez, të
cilit, unë dhe zotriu, si dhe tërë shkencëtarët tanë, të kësaj dhe asaj ane
të kufirit artificial, mund t’ia lajmë këmbët, e jo të debatojmë
me të. Dhe, në vend që të polimizojë me të, shigjetën ia drejton një të
moshuarit, edhepse, i ngrati, lot rolin
e interpretatorit!!.
Nuk mund të mos i falenderohem z. Kadri Tarellit,
për vlerësimet e larta, si dhe, disa të
tjerëve, që më janë paraqitur, përmes telefonit, por, mësëtepërmi, të
burgosurit politik për çështje kombëtare, zotri dr. Ilmi Veliut, nga ana
e Kërçovës heroike, të Zajazëve, vëllezërve Kaleshi, tre bilbilave të
këngës: Azizi dhe Jagodinit etj. Dr. Veliut, i falenderohem për
kundrareagimin e qëlluar, meçka më lehtësoi tepër, prandaj, për të
mos përsëritur fjalët e tij, më mbetet
t’i them z. Anton, se, atë që, nga pellazgët kanë dalë edhe popuj të tjerë, e
dinë edhe ata që kanë mbaruar klasën e pestë fillore, ku mësohet historia më e
vjetër, siç e dinë edhe, që, tërë
popujt e botës, sipas Darvinit, kanë dalë
nga majmuni, mirëpo, nuk dihej,
cili popull filloi i pari të flasë dhe
nga kafshë, të të shëndrohet, në njeri.
Këtë, në mënyrë shkencore, e ka zbuluar akademiku
francez, i cili, ka erdhur në përfundim se, fjala e parë pellazge, është
me rrënjë të gjuhës shqipe, duke mos
përmendur fare asnjë gjuhë tjetër të ndonjë nga popujt që apostrofon zotri Anton, sepse, ata,
akoma jetonin nëpër degët e pemëve, ose shkonin në katër këmbë. Në këtë,
kontekst, ja edhe një shembull tjetër:
Derisa mbretëresha jonë Teuta dhe mbetërit tanë Agroni, Bardhyli
etj., para rreth 2400 viteve, kishin krijuar mbretërira në Ballkan, popujt e
sotëm të këtij gadishulli, kryesisht sllavët, akoma nuk kishin zbritur nga
pemët e maleve Karpate të Rusisë, kurse
sot, shesin dëngla, duke u paraqitur trashgimtarë të Maqedonëve të vjetër,
vetëm e vetëm, për të na paraqitur ne
shqiptarëve mysafirë, të zbritur nga Marsi!!! Por, t’i kthehemi çështjes që
është objekt i këtij shkrimi.
Meqënëse, z. Antoni, përmendi UÇK-në, në çfarëdo
konotacioni qoftë, më inspiroj të sugjeroj një
porosi kombëtare, e cila, për shkak të moshës, mund të quhet edhe
si amanet: Çdo njeri, që e quan veten shqiptar,
para se të përdorë fjalën UÇK, duhet të
çpëlajë gojën mirë e mirë, sepse, pa të, nuk do kishim shtet të dytë
shqiptar, as edhe 8 vjet kryetar
parlamenti në Maqedoni, Ministër të Jashtëm, si dhe qeveri të ngjajshme si
ajo e Krushevës, të v.1903.
Lidhur me këtë, një provokuesi maqedonas, i pata thënë
,,Pa UÇK-në, ky shtet, sot, do quhej
Serbi e Jugut, ju maqedonasit dhe vllehët-serbë të jugut, kurse turqit
dhe romët, vetëm në ëndër mund të
krijonin parti më vete, prandaj dhe,
fjala UÇK, duhet, si simboll, të imkorporohet në Flamurin e këtij shteti,,.Albanofobi, u
deros dhe u largua, pa dhënë asnjë
përgjigje.
Kërkoj ndjesë që devijova nga tema, por, pleqëria, e bën
të vetën, megjithatë, shyqyr nga Zoti, nuk jam ,,pozitiv,,!. Por, nuk ia dihet,
prandaj, për të mos më ndodhur gjë, z. Anton, besoj që, nuk do më shqetsojë më, prandaj dhe, qysh
tani, i faleminderohem për mirkuptim, duke i kërkuar njëkohësisht edhe falje për këtë kontrareagim, jo me fajin
tim.
Përndryshe, në favor të tezës që shqiptarët
janë më të vjetër në botë, ose, sipas meje, ndër më të vjetrit, pra të veçantë
nga popujt e tjerë, shkon edhe origjina ilire e dhjetra personaliteteve të
shquar, të cilët kanë afirmuar vende të huaja, sidomos Greqinë, siç janë: Aristoteli, ,,Baba,, i filozofisë, Herodoti i
historisë”, Hipokrati i medicinës etj., të cilëve,
bashkë me ca personalitete edhe të
vendeve të tjera, të mëvonshëm, u kam kushtuar tekst të posaçëm, gati
për botim.