| E premte, 16.10.2020, 07:34 PM |
Lamtumire Nuri Dragoi
Sot
eshte ndare nga jeta shkrimtari dhe studjuesi i mirenjohur Nuri Dragoi, i cili
ishte i prekur prej disa ditesh nga Covid 19 ne Tirane, sipas miqve te tij te
shumte dhe mediet ne Shqiperi.
Ju
shprehim ngushellimet tona familjes, Deshnices dhe gjithe miqve te penes dhe te
artit qe e respektonin dhe e cmoinin Nuri Dragoin.
Me
trishtim e morem kete lajm se bashku me Qemalin pasi e kishim takuar disa here
ne Tirane dhe kishim shkembyer biseda dhe librat tane. Nuri Dragoi është lindur në Zhepovë të
Dëshnicës së Përmetit. Pikerisht si deshnicar na lidhte me shume sidomos me
librin e tij “Deshnica dhe Deshnicaret”, ne tre vellime ku ai mblodhi shume njerez qe kishin lidhje me Deshnicen
perfshire dhe mua pasi gjyshja ime ishte nga Benja e Permetit. Ai hapi dhe gazeten per kete krahine te
degjuar me shume histori.
Pena
e tij ngriti ne art kulturen shqiptare, shkruajti me seriozitet historine e
personaliteteve te shquara kombetare. Ai
ishte nje publicist i njohur duke filluar si Editor I gazetes “Republika” etj.
Ribotoi
vepren “Trebeshina një jetë para gjyqit”.
Veprat
dhe publicistika e Tij jane nje pasuri e cmuar per fondin e kultures shqiptare.
Drite
ju paste shpirti ne Parajse Nuri Dragoi!
Lamtumire
mik i letrave shqipe!
Kozeta dhe Qemal Zylo,
New York, me 15 tetor, 2020