| E hene, 12.10.2020, 09:13 PM |
ZILIA DHE URREJTJA - TIPARE TË SHQIPTARËVE TË POLITIZUAR, DUHEN SHËRUAR SA MË SHPEJT
Nga
Thanas L. Gjika
Ne
shqiptarët midis popujve europianë jemi dalluar për disa veti të mira të
ngjizuara gjatë shekujve si trimëria, guximi, mikpritja, mbajtja e fjalës së
dhënë, mëshirimi i të dobëtit, dhënia e ndihmës ndaj atij që ka nevojë,
dashuria për dije dhe liri, etj. Mishërimi i të tilla vetive bëri që gjatë
shekujve të delnin prej popullit tonë burra trima si Gjergj Kastrioti
Skënderbeu, Mic Sokoli, Çerçiz Topulli, dijetarë si Pjetër Bogdani, Sami
Frashëri, Hoxhe Tahsini, shenjtorë si Shën Jeronimi, Papa Albani (Papa Clement
i XI), Shën Nënë Tereza, etj.
Ndërkohë
nuk duhet të lemë pa përmendur se këtyre vetive të mira gjatë shekujve XVIII-XX
pushtuesit e huaj turq, qarqet shoviniste fqinjë dhe sundimi komunist u
përpoqën dhe ia dolën të ngulitnin në ndërgjegjen e shumë shqiptarëve dhe disa
karakteristika të këqia si zilia ndaj më të aftit e më të pasurit dhe urrejtja
ndaj atij që nuk mendon si ne.
Pushtuesit
turq, për ta sunduar më kollaj popullin tonë, pasi e konvertuan gati 60-70 % në
mysliman, u përpoqën të mbillnin urrejtjen midis shqiptarëve të besimeve të
ndryshme. Propagandës për ngjallje të urrejtjes midis shqiptarëve me besime të
ndryshme i shërbyen edhe propagandat shoviniste greke, serbe e malazaze pasi u
krijuan këto shtete të pavarur para nesh. Rilindasit tanë iu kundërvunë këtyre
propagandave antishqiptare dhe arritën të krijonin një farë mirëkuptimi midis
shqiptarëve të të dy besimeve. Si pasojë u arrit në një shkallë të nevojshme
uniteti i popullit, u kryen kryengritjet e mëdha të përbashkëta kundër pushtuesit
aziatik derisa u shpall pavarësia e shtetit shqiptar.
Në
Shqipërinë e cunguar, Shqipërinë Londineze, gjatë viteve të Mbretërisë martesa
e Mbretit Zogu i I me princeshën e krishtere Geraldina Ponti ndikoi për
fillimin e martesave midis shqiptarëve të rinj nga besime të ndryshme fetare
dhe emërimin e fëmijëve të familjeve me origjinë myslimane me emra të ndryshëm
me kuptim shqip dhe jo me emra tipikë myslimanë. Kjo prirje u forcua gjatë
viteve pasardhës 1939-1990 dhe vijon edhe sot.
Mirëpo,
ndërsa urrejtja fetare midis shqiptarëve të Shqipërisë Londineze gjatë sundimit
të Partisë Komuniste / Partisë së Punës, u zbut dhe po kalonte drejt shuarjes,
një tjetër urrejtje u ushqye prej partisë shtet, urrejtja klasore. Gjatë 47
viteve të sundimit të diktaturës komuniste partia shtet ushtroi në popullin
shqiptar një dhunë e terror të ashpër për ta kthyer atë në popull plotësisht të
nënshtruar dhe pa frymë kritike. Të tillë u bënë pjesa dërmuese e anëtarëve të
Partisë Komuniste, që më vonë u quajt Partia e Punës dhe punonjësit e
Ministrisë së Punëve të Brendëshme, bashkë me ata informatorë të Sigurimit, që
hynin me dëshirën e tyre në atë shërbim.
Këta
njerëz zakonisht ishin nga shtresat e varfra të popullit dhe e morën me qejf
indoktrinimin që u serviri partia shtet përmes programeve mësimore në shkolla
dhe propagandës me anën e shtypit, radio-televizionit, letërsisë, artit, etj.
Këta shqiptarë të edukuar me mësimet e partisë mendonin se njerëzit e pasur e
kishin vënë pasurinë jo me punë po thjesht duke shfrytëzuar populli, dhe se për
interesat e tyre ekonomike e pasanikët e shisnin dhe atdheun. Kështu ngulitën
në ndërgjegjen e tyre urrejtjen ndaj borgjezisë e mikroborgjezisë shqiptare.
Ata harruan se këto shtresa kishin luajtur rolin kryesor për zgjimin dhe
çlirimin kombëtar, për ngritjen kulturore dhe ekonomike të vendit, etj.
Përmes
luftës së klasave, urrejtjes ndaj të pasurve iu shtua dhe urrejtja ndaj atyre
që mendonin ndryshe, të cilët partia shtet i shpallte “armiq të atdheut e të
partisë” dhe i burgoste, ose i izolonte në fshatra internimi dhe e detyronte
popullin të mos mbate lidhje me ta. Kështu te pjesa besnike e partisë shtet u
mboll urrejtja ndaj atyre që partia i konsideronte kundërshtarë. Kjo urrejtje u
bë pjesë e karakterit të këtyre njerëzve që nuk mendonin me kokën e vet, por
ishin kthyer në robotë.
Shoqëria
shqiptare u transformua në një shoqëri të sëmurë. Shqiptarët e atdheut mëmë
vuanin si gjithë shqiptarët e tjerë dhe gjithë popujt e botës nga ndjenja e
zilisë, e cila është një dobësi njerëzore që ka njeriu ndaj më të aftit e më të
pasurit, por besnikëve dhe shërbëtorëve të partisë shtet iu shtua edhe ndjenja
e urrejtjes klasore ndaj të pasurve dhe ndaj atyre që i shpallte partia shtet
“armiq e tradhëtarë”. Ariti puna sa këta njerëz pa kërkuar sqarime e dokumente
e urrenin një person ose familje menjëherë pasi e shpallte pushteti (diktatori,
ose organet e Ministrisë së Punëve të Brendshme) “armik e tradhëtar” edhe pse
deri dje e kishin respektuar si qytetar e pushtetar të nderuar si e kishte
respektuar vetë partia e pushteti. Nga frika pas kësaj psikologjie ecte dhe
shumica e popullit.
Fatkeqësisht
bindja e verbër ndaj vendimeve të pushtetarëve, kjo mendësi e sëmurë nuk po
luftohet as sot, sepse partitë kryesore politike PS-ja, PD-ja, LSI-ja PR-ja
janë pjella të drejtpërdrejta të PPSh-së, që e kultivoi këtë sëmundje për ta
përçarë e sunduar popullin më lehtë. Kjo mendësi e sëmurë që ka karakterizuar e
karakterizon popullin tonë këto 76 vjet, ka dhe aspektin tjetër të saj,
pasionin e tepruar të politikanëve për marrjen dhe mbajtjen e pushtetit. Këto
dy aspekte përbëjnë atë që mund ta quajmë enverizëm, sëmundje prej së cilës
duhet të shërohemi sepse ndyshe nuk mund të ecim drejt Europës..
Po
të lexosh me vëmendje shtypin e Shqipërisë Londineze të bie në sy, sidomos te
komentet e shkrimeve, një tifozllëk i sëmurë midis shkruesve ku manifestohen me
partishmëri të zjarrtë urrejtja ndaj artikullshkruesve ose komentatorëve që
mbështesin ide dhe mendime kundërshtare. Kjo partishmëri e zjarrtë është e
zhvilluar te shumica e atyre shqiptarëve që kanë qenë aktivizuar me dëshirën e
tyre si informatorë të Sigurimit, ose kanë qenë anëtarë besnikë të Partisë
Komuniste / PPSh-së, e tani janë anëtarë ose simpatizantë të PS-së, PD-së,
LSI-së, PR-së, etj. Këtë tipar negativ e manifestojnë edhe shumë bij të këtyre
shqiptarëve, të cilët e kanë marrë drogën e enverizmit prej prindërve të tyre,
ose ua ushqejnë interesat e sotme politike dhe ekonomike.
Zgjedhjet
e prillit 2021 po afrojnë. Populli shqiptar duhet të zgjohet nga droga
komuniste. Ai e pa konkretisht gjatë viteve 1992-2020 se duke pasur në krye një
klasë politike ku shumica kanë qenë komunistë e ish-sigurimsa si Skënder
Gjinushi, Sali Berisha, Kastriot Islami, Gramoz Ruçi, etj, ose bij besnikë të
baballarëve të tyre si Edi Rama me shokë, nuk e ndertoi dot demokracinë si
estonezët, lituanezët, polakët, cekët, hungarezët, rumunët etj. Populli
shqiptar i Shqipërisë nuk duhet të votojë më të tillë kandidatë për deputetë e
pushtetarë. Edhe brenda partive politike duhet të kryhet një luftë për
mënjanimin nga kryesitë e partive PS, LSI, PD, PR të elementëve të lidhur me
PPSh-në dhe Sigurimin e vjetër të kohës së diktaturës.
Fatmirësisht
shqiptarët e përtej kufirit shtetëror që jetojnë në Ballkanin Perëndimor nuk
manifestojnë njësoj si ne zilinë ndaj më të diturit e më të pasurit dhe nuk
urrejnë aq shumë ata që mendojnë ndryshe. Lufta për çlirimin nga këto vese të
shqiptarëve të sëmurë nga droga komuniste, të cilët përbëjnë mbi 50 % të
popullit shqiptar brenda Shqipërisë, duhet marrë seriozisht, sepse vetëm
largimi nga ndërgjegja jonë e zilisë dhe urrejtjes për njëri tjetrin do të na
forcojë si komb, do të na ndihmojë të shkojmë drejt Europës së Bashkuar dhe
krijimit të shtetit kombëtar.
Ne
shqiptarët midis popujve europianë biem në sy për disa veti të mira të
ngjizuara gjatë shekujve si trimëria, guximi, mikpritja, mbajtja e fjalës së
dhënë, mëshirimi i të dobëtit, dhënia e ndihmës ndaj atij që ka nevojë,
dashuria për dije dhe liri, etj. Mishërimi i të tilla vetive bëri që gjatë
shekujve të delnin prej popullit tonë burra trima si Gjergj Kastrioti
Skënderbeu, Mic Sokoli, Çerçiz Topulli, dijetarë si Pjetër Bogdani, Sami
Frashëri, shenjtorë si Shën Jeronimi, Papa Albani (Papa Clement i XI), Shën
Nënë Tereza, etj.
Ndërkohë
nuk duhet të lemë pa përmendur se këtyre vetive të mira gjatë shekujve XVIII-XX pushtuesit e huaj turq, qarqet
shoviniste fqinjë dhe sundimi komunist u përpoqën dhe ia dolën të ngulitnin në
ndërgjegjen e shumë shqiptarëve dhe disa karakteristika të këqia si zilia ndaj
më të aftit e më të pasurit dhe urrejtja ndaj atij që nuk mendon si ne.
Pushtuesit
turq, për ta sunduar më kollaj popullin tonë, pasi e konvertuan gati 60-70 % në
mysliman, u përpoqën të mbillnin urrejtjen midis shqiptarëve të besimeve të
ndryshme. Propagandës për ngjallje të urrejtjes midis shqiptarëve me besime të
ndryshme i shërbyen edhe propagandat shoviniste greke, serbe e malazaze pasi u
krijuan këto shtete të pavarur para nesh. Rilindasit tanë iu kundërvunë këtyre
propagandave antishqiptare dhe arritën të krijonin një farë mirëkuptimi midis
shqiptarëve të të dy besimeve. Si pasojë u arrit në një shkallë të nevojshme
uniteti i popullit, u kryen kryengritjet e mëdha të përbashkëta kundër
pushtuesit aziatik derisa u shpall pavarësia e shtetit shqiptar.
Në
Shqipërinë e cunguar, Shqipërinë Londineze gjatë viteve të Mbretërisë martesa e
Mbretit Zogu i I me princeshën e krishtere Geraldina Ponti ndikoi për fillimin
e martesave midis shqiptarëve të rinj nga besime të ndryshme fetare dhe
emërimin e fëmijëve të familjeve me origjinë myslimane me emra të ndryshëm me
kuptim shqip dhe jo me emra tipikë myslimanë. Kjo prirje u forcua gjatë viteve
pasardhës 1939-1990 dhe vijon edhe sot.
Mirëpo,
ndërsa urrejtja fetare midis shqiptarëve të Shqipërisë Londineze gjatë sundimit
të Partisë Komuniste / Partisë së Punës, u zbut dhe po kalonte drejt shuarjes,
një tjetër urrejtje u ushqye prej partisë shtet, urrejtja klasore. Gjatë 47
viteve të sundimit të diktaturës komuniste partia shtet ushtroi në popullin
shqiptar një dhunë e terror të ashpër për ta kthyer atë në popull plotësisht të
nënshtruar dhe pa frymë kritike. Të tillë u bënë pjesa dërmuese e anëtarëve të
Partisë Komuniste, që më vonë u quajt Partia e Punës dhe punonjësit e
Ministrisë së Punëve të Brendëshme, bashkë me informatorët e Sigurimit, që
hynin me dëshirë në atë shërbim.
Këta
njerëz zakonisht ishin nga shtresat e varfra të popullit dhe e morën me qejf
indoktrinimin që u serviri partia shtet përmes programeve mësimore në shkolla
dhe propagandës me anën e shtypit, radio-televizionit, letërsisë, artit, etj.
Këta shqiptarë të edukuar me mësimet e partisë, sipas të cilëve njerëzit e
pasur ishin shfrytëzues të popullit, që për interesat e tyre ekonomike e
shisnin dhe atdheun, e ngulitën në ndërgjegje urrejtjen ndaj borgjezisë e
mikroborgjezisë shqiptare. Ata harruan se këto shtresa kishin luajtur rolin
kryesor për zgjimin dhe çlirimin kombëtar, për ngritjen kulturore dhe ekonomike
të vendit, etj.
Përmes
luftës së klasave, urrejtja ndaj të pasurve u pasurua dhe me urrejtjen ndaj
atyre që mendonin ndryshe dhe që partia shtet i shpallte “armiq të atdheut e të
partisë”, i burgoste, ose i izolonte në fshatra internimi dhe e detyronte
popullit të mos mbate lidhje me ta. Kështu te pjesa besnike e partise shtet
mbolli urrejtjen ndaj atyre që ajo i konsideronte kundërshtarë. Kjo urrejtje u
bë pjesë e karakterit të këtyre njerëzve që nuk mendonin me kokën e vet, por
ishin kthyer në robotë. Zilisë, kësaj dobësie njerëzore që ka njeriu ndaj më të
aftit e më të pasurit, iu shtua edhe urrejtja klasore ndaj të pasurve dhe ndaj
atyre që i shpallte partia shtet “armiq e tradhëtarë” edhe po të kishin qenë
deri dje shërbëtorë besnikë të diktatorit e diktaturës. Besnikët e partisë
shtet pa kërkuar sqarime e dokumente mund ta urrenin një person ose familje
menjëherë pasi e shpallte pushteti (diktatori, ose organet e Ministrisë së
Punëve të Brendshme) “armik e tradhëtar” edhe pse deri dje e kishin respektuar
si qytetar e pushtetar të nderuar si e kishte respektuar vetë partia e
pushteti.
Fatkeqësisht
këto tipare të dëmshme të mendësisë së shumë shqiptarëve nuk po luftohen as
sot, sepse dy partitë në pushtet, PS-ja dhe LSI-ja janë pjella të
drejtpërdrejta të PPSh-së, që i kultivoi këto vese për ta përçarë e sunduar popullin
më lehtë.
Po
të lexosh me vëmendje shtypin e Shqipërisë Londineze të bie në sy, sidomos te
komentet e shkrimeve, një tifozllëk i sëmurë midis shkruesve ku manifestohen me
partishmëri të zjarrtë urrejtja ndaj artikullshkruesve ose komentatorëve që
mbështesin ide dhe mendime kundërshtare. Kjo partishmëri e zjarrtë është e
zhvilluar te shumica e atyre shqiptarëve që kanë qenë aktivizuar me dëshirën e
tyre si informatorë të Sigurimit, ose kanë qenë anëtarë të Partisë Komuniste,
të PPSh-së, e tani janë anvtarë ose simpatizantë të PS-së dhe LSI-së. Këtë
tipar negativ e manifestojnë edhe shumë bij të këtyre shqiptarëve, të cilët e
kanë marrë drogën e enverizmit prej prindërve të tyre, ose ua ushqejnë
interesat e sotme politike dhe ekonomike.
Zgjedhjet
e prillit 2021 po afrojnë. Populli shqiptar duhet të zgjohet nga droga
komuniste. Ai e pa konkretisht gjatë viteve 1992-2020 se duke pasur në krye një
klasë politike ku shumica kanë qenë komunistë e ish-sigurimsa si Skënder
Gjinushi, Sali Berisha, Kastriot Islami, Gramoz Ruçi, etj, ose bij besnikë të
baballarëve të tyre si Edi Rama me shokë, populli shqiptar i Shqipërisë nuk
duhet të votojë më të tillë kandidatë për deputetë e pushtetarë. Edhe brenda
partive politike duhet të kryhet një luftë për mënjanimin nga kryesitë e
partive PS, LSI, PD, PR, etj të elementëve të lidhur me PPSh-në dhe Sigurimin e
vjetër të kohës së diktaturës.