| E hene, 12.10.2020, 08:18 PM |
Aristidh Kola dhe identinteti kulturor arvanitas
Nga
Dorian Koçi
Nacionalizmi
kulturor në marrëdheniet greko-shqiptare dhe anasjelltas shfaqet dhe rishfaqet
dhe në ndikimet që ka pasur kuadër të ringjalljes së nacionalizmit në vitet
90-të në rajon, interesimi për të
shkuarën e largët të vendit të origjinës dhe një konfirmim i një afërsie etnike
me shqiptarët nga popullsia shqipfolëse të njohur si arvanitase në Greqi.
Sigurisht
influenca e nacionalizmit etnik grek dhe një tradite bashkëjetese prej mëse 170
vjetësh në shtetin kombëtar grek ku elementi arvanitas kish hyrë në një proces
asimilimi nuk mund të bëj të mundur që këto demonstrime të jenë të një përmase
të madhe, por gjithsesi nuk duhen konsideruar të papërfillshme pasi kanë
ringjallur një çështje të harruar dhe që nën tendencat unifikuese të
Globalizmit kishte tendenca për tu harruar.
Një
nga veprimtarët më të rëndësishëm të
ringjalljes kulturore arvanitase gjatë viteve 1980-2000 është studiuesi,
avokati dhe publicisti Aristidh Kola i cili
në librin e vet “Arvanitët dhe prejardhja e grekëve” i bëri jehonë
sërish mitit pellazg të origjinës së përbashkët greko-shqiptare që nga
lashtësia dhe ripohon me krenari se 90 nga 100 heronj të Kryengritjes janë
arbër, por kjo jo vetëm që nuk përmendet nga historianët tanë, por bëhet
përpjekje të fshihet ky fakt dhe nga ana tjetër të përdëllëhet i gjithë populli
arbëror. Nën procesin e vazhdueshëm të helenizmit të nxitur dhe nga shteti
kombëtar grek, përpjekja e arvanitasve për të shkruar dialektin e tyre shqip u
minimalizua deri sa në në vitet 80-të të shekullit të XX kemi një rigjallërim
të këtyre përpjekjeve me botimin e revistës “Besa”, ku në të 34 numrat e saj
përveçse artikujve shkencorë rreth kulturës arvanitase në greqisht u botuan dhe
artikuj në gjuhën shqip por me alfabetin grek. Që prej viteve 1980-te, ka patur
nje krijim te shoqerive kulturore arvanitase edhe botimeve te nje reviste edhe
disa librave mbi kulturen arvanitase (megjithese shume pak te botuara ne ate
gjuhe). Ne disa zona, Ungjilli i Pashkeve lexohet ne Arvanitika (Gerou, 1994a).
Ndoshta ndermarrja me domethenese - per publikun e gjere - eshte nxjerrja e CD
- me nje librushke te bashkangjitur shpjegimi - Arvanitic Songs (FM Records,
1994).
Në
këto kushte ka qenë shumë e vështirë influencimi i një nacionalizmi kulturor me
tendenca shqiptare nga ana tyre pasi nuk zhvillimet politike në Shqipëri kanë
qenë më të vonshme sesa në Greqi.Madje në rastin e tyre mund të flitet për
ringjalljen e një teze të hershme dhe romantike të nacionalizmit etnik shqiptar
që i kërkonte rrënjët e veta në origjinën e përbashkët pellazgjike me
popullsinë greke. Një sërë librash të shkruar nga elita e këtij komuniteti
vital në Greqi si “Arvanitët dhe prejardhja e grekëve” e Aristidh Kolisë apo
“Arvanitasit-fiset e reja doriane të Helenizmit të ri” të Kosta Birit e
shtjellojnë më tepër këtë tezë, duke e bërë dominante në ligjërimin e sotëm arvanit.
Mirëpo, brenda këtij ligjërimi historik e kulturor shpesh herë shtjellohet dhe
nuanca krenarie për numrin e madh të udhëheqësve të Revolucionit Grek nga gjiri
i kësaj popullsie, afërsia dhe ndihmesa
e shqiptarëve në këtë Revolucion si dhe
përforcimi i disa karekteristikave të veçanta të popullsisë arvanitase
si trimëria, besa e sakrifica për atdheun. Të gjitha këto tipare identitare
kanë krijuar premisat për të pasur herë pas here shfaqje të një nacionalizmi të zbehtë kulturor që u vu
re nga përfaqësues të shquar të këtij komuniteti si Aristidh Kola, Taqi Mihas
etj gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Ish-Jugosllavi ku në emisione të ndryshme
televizive dhe artikuj në gazetat më të mëdha greke mbrojtën çështjen shqiptare
përkundrejt mendimit nacionalist grek që e denigronte , argumentuan se përse
Greqia nuk duhet të ishte aleate me Serbinë ,aleancë për të cilën qarqet
nacionaliste greke bërtisnin se është e “shenjtë” si dhe pohuan afërsinë e tyre
etnike shqiptare. Zhvillimi i këtij nacionalizmi të zbehtë kulturor që ngjalli
dhe acarim në qarqet nacionaliste greke, i përngjan tipit të zhvillimit të
nacionalizmit që përqafohet nga një grup intelektualësh që tregojnë interes për
gjuhën e popullit dhe folklorin duke pohuar veçantinë dhe afërsinë me një komb
tjetër fqinj, gjë që krijon premisa që dalë nga dalë në të ardhmen dhe nën
dritën e zhvillimeve të ndryshme politike në Ballkan mund të kalojë në hapa të
tjerë më të rëndësishëm të identifikimit të popullsive në rajon.
Modeli
i Renanit i përzgjedhur nga elita greke për të formuar kombin grek shekullin e
kaluar mund të shërbejë dhe anasjelltas ku grupe identitare mund të rigjejnë
rrënjët e humbura. Vepra e studiuesit Aristidh Kola është një thesar i paçmuar
për plotësimin e Atlasit Gjuhësor të shqipes që për fat të keq deri tani
pasqyron vetëm të folurat arvanite të studiura në vitet 30’ nga dijetari dhe
gjuhëtari tjetër i shquar arvanit Petro Furiqi . Për më tepër ajo është një
grishje intelektuale rreth komb-formimit dhe modeleve kulturore të harruara por
gjithmonë ndjellëse për paqen në rajon ndaj duhet të zërë një vend të veçantë
në kulturologjinë shqiptare.