| E diele, 11.10.2020, 09:06 AM |
NIPI ËSHTË DIELLTARI IM
Mares
M. Habazaj, që sot mbushi 1 vjeç
Nga
Albert HABAZAJ
Nisa
të thur poezi për nipin,
Tetori
ma mbushi me rrush e mollë,
Sa
një shportë me mollë peshon trimi,
Kapedani
i vogël pa pisqollë...
Të
thur poezi për nipin nisa,
Një
vjeç sapo mbushi dhe syrin serioz
Ëmbëlsisht
më të dashur ia bën dita
Në
lodërtimin e tij tekanjoz.
Poezi
për nipin nisa të thur
E
vargu më mbushet me musht malli,
Me
dritë të ngrohtë muzike merr vrull,
Një
tren me metafora ky muaj më fali.
Për
nipin nisa të thur poezi,
Formën
e dashurisë gjenetike mori,
Pikojnë
fjalët e yllta përsëri:
Ç’ditë
frymëzimtare - Tre Tetori!
Nisa
të thur poezi për nipin,
Mares
u bë burrë i zbukuruar,
Me
esencë lulesh në mjalt ngjitin
Vargjet
për bukuroshin pambaruar.
Dashurinë
për nipin nuk mundem ta shpreh,
S’paskam
fuqi si poet, jam kot,
Ndoshta
çuditet kushdo që më njeh:
“Po
ti ke bërë vjersha për botë...”.
Ashtu
është, s’kam sesi ta mohoj,
Të
dashur miqtë e mi të rrallë,
Në
Udhëtimin e jetës ato vargje i çmoj,
Po,
siç duket, nipi është dielltar.
Kush
është gjysh e kupton ç’them,
Ç’thesare
të fal djali i djalit,
Nga
agu në muzg si mos të jem
Si
bredh i bardhë në majë të malit?!...
Ujë i Ftohtë, Vlorë, e
shtunë, 03.10.2020