| E premte, 09.10.2020, 04:00 PM |
NEBI DRAGOTI
QESH
VOGËLUSH, TI QESH
FLOKËBARDHET
Dhe
gjyshin, dhe gjyshen
i
dua si shpirt,
kanë
fjalën e ëmbël
si
rreze, si dritë.
I
ndëgjoj i dua,
kënaqem
me ta;
kënaqen
me mua,
kënaqen
sa s’ka.
Dhe
gjyshin, dhe gjyshen
i
kam në shpirt;
flokëbardhët
i dua,
flokëbardhët
e mirë.
Fjalën
ua ndëgjoj,
fjalën
këshillë;
s’ka
si fjalë e tyre
e
mençur, e dlirë.
PEMËT FLASIN
-Bisedën
e bëjmë ne të dy,
sepse
kemi vesh, kemi sy,
sepse
më tregohesh trazovaç,
nëpër
rrugë s’le gurë bashkë.
Me
gurë më qëllon lule e degë,
dije
për ty me lule jam vesh
dhe
prit nga lulet çfarë del,
dalin
kokrra me shije sheqer…
Në
kopsht tundet qershia, qesh,
tani
mbushur plot kokrra në degë.
Sheh
trazovaçi, ul kokën, hesht,
tundet
qershia , mburret e flet:
-Si
unë edhe pemët e tjera
për
njeriun i prodhojnë frutat.
Ne
nuk i prodhojmë për vete:
këtë
ti ngule në mendje.
Na
shërbe dhe ti bukur e mirë:
plehërona,
krasitna, ujitna;
për
ju prodhojmë kokrra çdo vit,
ne
i japim njeriut çdo vitamin.
DITURIA
Mirë
është të mësosh,
të
mësosh sa më shumë:
dituri
të fitosh,
të
fitosh pa fund.
Jo
vetëm të lozësh,
kohën
ta shkosh kot;
të
lexosh, të mësosh,
dije
të grumbullosh.
Të
rritesh çdo ditë
me
libër përpara,
Se
bëhesh i mire
të
dojë dhe mëhalla.
Ku
ka si dituria,
mëso
sa më shumë,
se
vërtet dituria
kurrë
s’ ka fund.
LËNDINË SHQIPËRIE
Më
zuri gjumi mbi bar
vënë
kokën mbi një gur,
ku
zhurmon një zall
zallishtes
ujë shumë.
Gjumë
me plot ëndrra,
melodi
e fëshfërima
mbushur
dhe zemra
me
ritme dhe rima…
Lëndinë
Shqipërie
dhe
bari si jastik
me
ëmbëlsi lirike
ëmbëlsuar
me lirikë.
Ç’
aromë Shqipërie
fushe
e mali gjithashtu;
djepi
im këto vise,
vise
blu, qiell blu.
BISEDË ME VOGËLUSHËT
Xhaxhi
poeti vogëlushët i do fort;
vogëlush,
jeni më të shtrenjtët në botë!
Thotë
fjalë të mira në vjersha poeti,
dashurinë
për ju e ka të madhe sa deti.
Unë
nuk desha vogëlush të keq, të prapë:
vogëlushët
i desha të mençur, të shkathtë.
U
jap këshilla si nëna, babai juaj,
për
ju, të dashur, poeti s’ është i huaj.
Na
ndëgjoni: fjala jonë është për mirë,
fjalën
e të madhit merreni mësim!
MIKESHAT DALLANDYSHE
Dallandyshet
erdhën
bukuroshet
shpendët.
Erdhën,
erdhën, erdhën,
përurojnë
pranverën.
Njëherësh
vinë ato,
tufa,
tufa, tufa.
Fluturojnë
ngado
gazmore,
të bukura.
Mbi
oborret tona
plot
me fëmijë
ulen,
ngrihen
bukur,
ç’ bukuri!
Dallandyshet
erdhën,
o,
ç’ mikesha kemi;
ne
u hapëm derën
të
gëzojmë pranverën.
Prindër
edhe fëmijë,
jeta
të thërret:
dalim
nëpër ara,
në
ara ka shëndet…
QESH, VOGËLUSH
Qesh,
vogëlush, ti qesh:
e
madhe është kjo botë,
e
bukur është kjo jetë.
Të
bukura janë ditët,
ditët
plot me diell;
të
bukura janë stinët
për
ty , vogëlush, që qesh.
Veç
ta kesh të qartë:
jeta
të do me shkollë,
jeta
s’të do përtac.
Bëhesh
inxhinier,
veç
të jesh punëtor;
zanate
do kjo jetë,
bëhesh
dhe doktor…
Jeta
ty të thërret
mbushur
ëndrra plot…
Qesh,
vogëlush, ti qesh!
10 LEKË
Dhjetë
lekë, dhjetë lekë
gjeti
djali në rrugë,
u
gëzua, gjithë qejf.
Dhjetë
lekë, dhjetë lekë.
Dita
i nisi me fat.
Ç’
të bëjë me to vallë?
Do
të blejë akullore,
do
të blejë çokollatë?!
Nuk
bleu as akullore
dhe
jo as çokollatë,
veç
me vete thoshte:
llogaria
bëhet e saktë….
Gjysmën
e mori bukë,
fletore
gjysmën tjetër:
“Të
lumtë djalë, të lumtë!”
do
thoshte lagja nesër…
Fjalë
të mira në shkollë
nga
nxënës e nxënëse plot:
për
nxënës shembullor
gjithnjë
e mbajnë në gojë.
BLETA SHEMBULLORE
Bleta
lëviz,
bleta
punon;
si
parazit
jo,
nuk jeton.
Fëmijës
dembel
jeta
i vjen
e
zezë, e zezë,
keq
e më keq.
Bleta
punon,
kot
nuk rri,
jetën
ndërton,
ta
kesh zili.
Bleta,
bleta
shembull
na jep
kjo
duarshpejta
jetës
i qesh.
E
vogël, e vogël
dhe
e mahnitshme;
e
vogël, e vogël,
por
e çuditshme.
Shikoje
pa gdhirë
bletën
punëtore
mbi
lule erëmirë,
shkarkohet
në hoje.
Fëmi,
o fëmi,
ta
kesh shembull,
ta
kesh zili
mëngë
përveshur.
Të
jesh i qeshur
në
jetë i lumtur
i
papërtuar,
i
papërkulur.
Fëmijë
dembel
jeta
nuk do!
Për
punë të jesh,
në
punë kendo!
FALEMINDERIT, BORË
Fryn
ky veriu
dhe
sjell borë,
dhe
pellgjet i ngriu,
dhe
koha u ftoh.
Oh,
faleminderit,
e
dashura borë;
më
sole një zog,
më
bëre me shok.
Ciu,
ciu te pragu
më
sheh kurioz,
ishte
i dashur,
tepër
bukurosh.
Të
hajë pa frikë,
e
ftova me gaz,
një
dorë oriz
shpejt
ia dhash.
Gëzona,
moj bore
e
floko, floko,
natyrën
pastro,
natyrën
zbardho.
Unë
mbi libra
mësoj
abc…
Ai
mban iso
ëmbël
cërr, cërr…