| E hene, 05.10.2020, 08:00 PM |
Poezi nga Xhevahir Cirongu
Lotët
e kujtimeve
(Në
dy vjetorin përkujtimor të nënës time dt. 4 tetor 2020)
Flladi
erës seç frynte,
dhe
retë në qiell lotonin,
pranë
nënës me tufa lule
te
varri sot aty i çova.
I
trisht ky katër tetori
me
dhimbje ka mbetur,
i
shkruar te loti
edhe në zemër te mua.
E
putha me mall foton në mermer,
ca
fjalë nga nëntoka seç më thanë:
‘’Të
lutem, biri im mos qaj,
mjafton
një tufë lule ti kemi pranë,
kujtimet
le të flasin pas kësaj me radhë!..’’
Një
boçe pishe nga degët seç ra,
dëgjoja
fëshfërimën e erës,
dhe zhurma e saj më ‘’puthi’’ mua,
dhe foton e prindërve atije në mermer.
Por
loti sërish ra aty mbi atë gur
kujtimet
në këtë çast u bënë erë,
një
lule turtulle u rrinte pranë
dhimbja
e loti i hidhur në këtë çast,
kujtimet e vargjet u kthyenë në këngë !
Durrës dt. 4 tetor 2020