Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Edison Ypi: Çiçi

| E premte, 09.10.2020, 09:31 AM |


Çiçi

Nga Edison Ypi

Më bëhet Çiçi. Dua të lirohem nga çiçi. Duhet të zbraz çiçin. Sa më shpejt, se s'e mbaj dot. S'do rri duke u marrë gjithë ditën me çiçin dhe rrushin. Por jam në mes të qytetit ku kënaqësinë e nxjerrjes së rrushit dhe qefin e derdhjes së çiçit e ndalojnë moralistat, e pengojnë ambientalistat. Le ta ndalojnë moralistat nxjerrjen e rrushit në mes të mixhlizit. Le të protestojnë ambientalistat për bërjen e çiçit në mes të qytetit. Le të bëjnë ata ç'të duan me rrushat dhe çiçat e tyre. Unë çiçin t'im do ta bëj tani dhe këtu. Shqiptari rrushin e ka nxjerrë ku ka dashur, çiçin e ka derdhur ku i ka ardhur. Në luftra, në llogore, në zborre, në punë vullnetare. Edhe unë ashtu do bëj. Si të parët. Të cilët do t'i respektoj. Në gjurmët e të cilëve do shkel. Sepse jam konservativ. Traditën nuk e tradhëtoj. Kanunin e zbatoj. Rrushin e nxjerr. Çiçin e shpërthej. Rrushin këtu do ta nxjerr. Çiçin këtu do ta zbraz. Jo si femrat që e bëjnë çiçin ulur. Shqiptari çiçin e bën më këmbë, si burrat. Me rrush në dorë dhe çiç përpjetë. Në mes të qytetit. Në mes të mixhlizit. Ku të ketë sa më shumë spektatorë, sa më tepër kureshtarë. Që të ma kqyrin sa më mirë edhe rrushin edhe çiçin. Bota ta shohi sa përpjetë dhe sa larg e hedh shqiptari çiçin. Populli ta vlerësojë ngjyrën dhe viskozitetin e çiçit të trimit. Të kqyret sa më mirë trajektorja e lëngut të çiçit nxjerrë nga tyta e topit të azganit. Të vërehet trashësia e rrjedhës së çiçit të intelektualit. Të shihet si gjarpëron çiçi i gazetarit. Me të vetmin qëllim. Të nxirren konkluzione për aftësitë spërkatëse të çiçit të qytetarit. Fjala, pështyma, shpulla, grushti, janë inflacionuar si mjete goditëse dhe turpëruese dhe s'bëjnë më asnjë efekt. S'ka mbetur mënyrë tjetër veç asaj me rrush dhe çiç. S'ka mjet më të përshtatshëm se rrushi për të goditur. S'ka lëng më të mirë se çiçi për të lagur. Por duhen përdorur me nikoqirllëk. Çiçi im nuk duhet të iki kot. Çiçi im duhet derdhur në një vend sa më të përshtatshëm, mundësisht në ndonjë surrat që çiçin t'im e meriton. Përndryshe do ishte çiç i vajtur dëm. Ku dhe cilët duhet të godas unë me çiçin t'im ? Profesorë, Doktorë, drejtorë, nëpunësa, burokrata, mafjoza, hajduta, ka aq shumë që meritojnë të goditen me çiç sa s'di nga t'ja fillosh, sa edhe një det me çiç të kesh nuk ja del dot.