| E shtune, 03.10.2020, 02:38 PM |
Rrallë gjen popull, gjuha dhe origjina e të cilit, të jetë elaboruar, aqë tepër, si e kombit tonë
Vazhdimi
i nëntë i artikullit ,,15 veçoritë e popullit shqiptar, publikuar në këtë
portal,më 05.06. 2020
Nga
Reshat Nexhipi
Sqarim
I vendosa në një
titull, sepse, përmes gjuhës zbardhet edhe origjina e çdo populli, pra edhe e
jona. Akademik Marico Druon, fjala vjen, përmes fjalës të parë, e dalë
nga goja e pellazgut, thurri tezën, sipas të cilës, shqiptarët janë popull më i
vjetër në botë, gjë, me të cilën, veç të tjerëve, pajtohet edhe bashkëatdhetari
i rij Robert d. Angelu.
Evidenti i shkencëtarëve të tjerë, kryesisht të huaj, sipas rendit
alfabetik
A. Shllajher, gjuhën shqipe e lidh me gjuhën pellazge.
(Begzat Baliu, Gustav Majeri dhe Albanologia, Tiranë, 2001, f. 56)
Anton Pançev: Gjuha shqipe është egzotike (Koha, 1. 9. 2009)
Arben Llalla:Kohëve të fundit janë zbuluar disa dorëshkrime në gjuhën shqipe, të cilat
datojnë prej disa mijë vjet para Krishtit (Flaka, 7. 2. 2004).
Aristidh
P. Kola: Shqipja është nënë e gjuhës
së Homerit (Aristidh P. Kola,
Arvanitët..Tiranë, 2008, f. 61,1 63 dhe 164)
Dimitar Canko, shkencëtar bullgar: “Gjuha shqipe është vajzë e gjuhës pellazge dhe
ilire”.
Dimitar
Kamarda: Gjuha shqipe është një
nga më të vjetrat në botë. (Flaka, 7. 2. 2004).
Eduard Shnejder: “Gjuha shqipe është “tingëllim më i pastër e më besnik i
gjuhës pellazge” (Flaka, 7. 2. 2004 dhe Fakti, 2. 6. 2005)
Elena Kocaqi: Pjesën më të madhe të gjuhës së sotme shqipe e ka folur Jafeti, i biri Nohut
që mbahet baba i racës së bardhë.
Evlia Çelebi, funsksioner i lartë i sulltanit, i shek, 17: Në Shkup gjuha qendrore është
shqipja ( Fakti, 3. 9. 2003) Banorët e Ohrit flasin më parë shqip, pastaj
sllavisht, greqisht e turqisht. (Fakti
1. II. 2002)
F.
Vilijams: Gjuha e Lekës së Madh ishte
shqipja. (“Fakti“, 14 gusht 2004).
Gjusepe Catapango: ,,Emri i perëndisë egjiptiane “Thoti, ka të bëjë me fjalën shqipe thotë
dhe ai fliste shqip. Para 6.000 vjet ka krijuar sistemin e hieroglifëve,
në bazë të ilirishtes-shqipes që shërbeu si mostër për përpilimin e
sistemeve të tjera të alfabeteve..,,
Harold Ëhitehal: “Hieroglifët egjiptiane, të krijuar para 4000 vjeteve p.e.s. kanë
domethënie shqipe”.
Johan Fon
Han: “Shqipja rrjedh nga
ilirishtja dhe ilirishtja nga pellazgjishtja” (Flaka, 7. 2. 2004) Të njëjtën e
thotë edhe Johan Gotfrid Herrder (Fakti, 22. 1. 2005)
Man, studiues i njohur anglez:“Gjuha shqipe rrjedh nga
ajo e Jafetit (bir i Nuhit)”.
Marin Soresku, shkencëtar i dalluar rumun: “Shqipja është dëshmi e gjallë e qytetërimit
të lashtë evropian”.
Mathieu Aref:,,Shqipja e sotme ka ruajtur fjalët bashkëkohore të Iljadës (pra të
Homerit-R.N.)-M. Aref, Mikenët=Pellazgët, Tiranë, 2008, f. 206.,
Mathieu Aref, në librin tjetër të tij
,,Shqipëria,, f.201, veç tjerash, shkruan: ,,Gjuha shqipe rrjedh nga
pellazgjishtja e lashtë,, kurse në librin ,,Shqipëria,, f. 73,
Mathieu Aref...citon
dijetarin e shquar-Manin se gjuha shqipe rrjedh nga ajo e Jafetit dhe se ky ishte djalë i Noit. Se sa kjo
shkon në favor të atyre që gjuhën shqipe e konsiderojnë për më të vjetër në
botë, nuk duhet koment tjetër, gjë që, kuptohet, vlen edhe për vjetërsinë e
kombit tonë.
Mihail
Eminesku:“Shqipja
është gjuha më fleksibile në botë”.
Miklosiç: “Në të gjithë Ballkanin janë shqiptarët që kanë ruajtur elementet
glosologjike,, (gjuhësore).
Miran
Alen, shkrimtar turk me preardhje
sllave, i shekullit XVII: “Banorët e Shkupit flasin shqip dhe janë katolikë e
muslimanë me fe”.
Reinhold, studiues gjerman:“Gjuha shqipe ka qenë edhe gjuhë
e flotës greke”.
Robert
d’Angely, në “Enigma”, f. f. 211,
shkruan se gjuha e sotme shqipe është
pasardhëse e drejpërsëdrejtë e gjuhës së lashtë pellazgo-etrusko-shqipe..,,
Shnaider: ,,Gjuha pellazge e ruajtur në një mënyrë pothuajse të
paprekur, nuk do të ishte tjetër veçse shqipja e sotme...Shqipja burron nga
gjuha pellazge (M. Aref ,,Shqipëria,,74)
Xhorxh
Fred Uiliams: “Gjuha shqipe
është gjuha amtare e Lekës së Madh...”.Megjithëse, nga vetë deklaratat e
mësipërme, del në sipërfaqe edhe origjina e kombi tonë, pra, që është më i vjetër në botë, për ta përforcuar
edhe më tepër këtë tezë, kam përgatitur tekst të posaçëm, gati për botim, që ka
të bëjë me deklaratat e shkencëtarëve, lidhur konkretisht me origjinën e kombit tonë.