| E shtune, 03.10.2020, 01:19 PM |
Muri Berlinit dhe muri shqiptar
Nga
Ndue Ukaj
Sot
kujtojmë Rënien e Murit të Berlinit dhe kjo ngjarje duhet të na mësojë si t' i
rrëzojmë muret e mëdha mes nesh. Të tillë ka shumë dhe ata pengojnë zhvillimin
dhe ngritjen tonë.
Para
tridhjetëviteve, Rënia e Murit të Berlinit shënoi njërën nga ngjarjet më
madhore në historinë politike të Europës, dhe si e tillë ka ndikuar
jashtëzakonisht shumë në rrjedhat politike shqiptare.
Sot
në tridhjetëvjetorin e kësaj ngjarje, duhet të mësojmë se, të jetuarit
përkundër një muri është jetë e keqe, ndaj, duhet të punojmë me dashuri që t' i
rrëzojmë muret mes nesh.
Mure
mes nesh ka shumë, por më i madhi është ai i urrejtjes dhe i shpirtngushtësisë.
Bashkimi
kulturor dhe politik i shqiptarëve është detyrë imediate e kohës, por ai nuk
bëhet me parulla, dokrra e retorikë boshe.
Ja
çka thoshte një gjermane kontributdhënëse:
"Së
pari luftuam për lirinë dhe pastaj, për shkak të saj, ra Muri."
Marianne
Birthler
Dhe
ja çka thotë shkrimtari i madh Albert Camus:
“Të
jetosh përkundër një muri, kjo është jetë qeni. Ç’të them! Njerëzit e brezit
tim jetuan e po jetojnë përditë e më tepër një jetë qeni.”