| E premte, 25.09.2020, 04:14 PM |
Seç qenka vallë...
Thotë
ndryshe dhe vepron ndryshe.
Ka
fytyrë njeriu dhe veprim leopardi.
Thotè:
të kam Dritè, Diell dhe Hënè.
Të
kam pasqyrë deti gjithë kaltèrsi. Në sytë e ty mbushem ëmbëlsi gruaje.
Të
kam Frymë jetë dhe të vetmën dashuri.
Pastaj
papritmas, ngjan në ndryshim moti uragan i tërbuar, që shkul rrenjë lisi së
bashku me krahët e fluturës në mua.
Apo
një trazim valësh deti që shkunden mbi mua, përlarë botën time të pafajshme,
duke i hedhur fjalët pa dhimbje për mundin e një decenie dashurie.
Deri
kur duhet të përballem me dashurinë e përhënur pèr të justifikuar frustrimin e tij ?!
02.09.2020
Valbona R. Hadri