| E diele, 20.09.2020, 10:23 AM |
Çarmatosja
e policisë serbe
Nga Hilmi
Saraçi
Një ditë një ekspoditë e policisë çetnike-serbe,
në krye me Tomën kishte shkuar në Akrashticë (balincë) dhe e kishin kërkuar
Sadri Ramën. Aty rastësisht kishin qëlluar dy luftetarë të lirisë, Adem Jashari
dhe Rrahman Rama të cilët në befasi kishin dalur dhe i kishin çarmatosur këta
policë dhe njëherët kishin menduar që t’i vrasin, por për të mos bërë pas kësaj
ndërhyrje ndonjë hakmarrje ndër banorë të tjerë të pafajshëm në fshat i kishin
lëshuar të shkojnë. Mirëpo u kishin “ mbledhë betë” se nese vazhdojnë t’i maltretojnë
banorët dhe të sillen kështu siq kanë filluar do t’i vrasin. Ata kishin dhënë
fjalën duke ra në gjunj dhe duke i lutur luftëtarët që t’i falin kësaj here
jetën. Mirëpo përkundër fjalës së dhënë ata kishin paraqitur rastin në
Stacionin e Policisë në Vushtrri dhe të nesermën kishin marr masa, por jo të
ashpra siq pritej. Ishte ende fillimi dhe zgjerimi i UçK-së- Nuk dihej ende
konkretisht (publikisht) për luftëtarët e lirisë (UçK-së)…
(Pjesë
nga ditari im “Artakolli në dritën e luftës clirimtare- 1998- 1999)”