| E diele, 20.09.2020, 11:20 AM |
Jo zgjedhje pa reformë zgjedhore!
Shkruan:
Florim Zeqa
Edhe
pse mandati kushtetues është deri në fund të muajit Prill të vitit të ardhshëm,
ditëve të fundit, bashkë me zërat janë shtuar edhe kandidaturat për pasuesin e
presidentit aktual.
Në
mos më parë, në pranverën e vitit të ardhshëm zgjedhjet parlamentare janë të
pashmangshme në vendin tonë. Shtrohet pyetja, nëse shkohet në zgjedhje pa
reformë zgjedhore çfarë do të ndryshoj në Kosovë!? Përgjigja është, asgjë!
Në
mënyrë që zgjedhjet të kenë kuptim dhe të arrihet ndryshimi në Kosovë,
fllimisht kërkohet ndryshimi i ligjit zgjedhor, përkatësisht kalimi nga një
zonë në disa zona zgjedhore, nga listat e mbyllura në lista të hapura dhe
amandamentimi i një ligji të veçantë që mundëson zgjedhjen e presidentit
drejtëpërdrejt nga populli.
Pa
reformën zgjedhore që mundëson votimin me lista të hapura për kandidatët për
deputet dhe pa zgjedhjen e Presidentit të vendit drejtëpërdrejtë nga populli,
jo vetëm që nuk do të kemi stabilitet politik, nuk do të kemi përfaqësim të
denjë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Assesi
nuk bën të shkohet në zgjedhje për interesa të partive politike dhe ambicie të
liderëve partiak, e aq më pak të zgjedhet Presidenti sikurse deri më tani nga
marrëveshjet politike brenda Kuvendit, ku deputetët vetëm zbatojnë urdhërat e
liderëve partiak dhe mbrojnë interesat e ngushta partiake, klanore dhe
personale.
Edhe
pse në të kaluarën kishte dakordim të plotë nga partitë aktuale të përfaqësuara
në Kuvend për ndryshimin e ligjit zgjedhor dhe reformen zgjedhore në
përgjithësi, një nismë e tillë është harruar nga të gjitha partitë politike.
Janë
interesat personale të liderëve partiak, që po bëhen pengesë serioze e reformës
zgjedhore, e në veçanti e nxjerrjes së ligjit për zgjedhjen e presidentit nga
populli.
Pa
mbështetjen e votës dhe vullnetin e qytetarëve, asnjë president i zgjedhur me
marrëveshje politike në Kuvend nuk mund ta përfaqësoj vullnetin e popullit, e
aq më pak të luaj rolin unifikues dhe ceremonial e të parit të vendit.
Zgjedhja
e presidentit nga populli do të eliminonte një herë e mirë pazaret mes
subjekteve politike dhe ambiciet personale të liderëve partiak për t'u
kontrabanduar në postin më të lartë në vend.
Konsensuesi
i partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës, duhet
të shkojë në funksion të reformes zgjedhore e jo në funksion të zgjedhjes së
presidentit nga marrëveshjet politike para (pas) zgjedhore.
Në
reformën për zgjedhjen e presidentit nga populli duhet të caktohen edhe
kriteteret e juridike dhe politike, e jo t'i ipet mundësia secilit që ia ka
ëndja të kandidoj për president.
Në
vendet e zhvilluara dhe demokratike, secili mund të formojë parti apo të bëhet
president i një partie politike, por kur është në pyetje posti më i lartë
shtetëror dhe reprezentativ i shtetit në botë, janë disa parakushte dhe kritere
të pakalueshme, siq janë; përvoja politike, aftësitë menaxhuese dhe unifikuese,
paanësia partiake dhe ideologjike, niveli i lartë intelektual, pastërtia
personale dhe familjare para ligjit dhe një vargë i gjatë i dëshmive tjera
ligjore për mospërfshirje në afera korruptive apo kriminale.
Një
president i zgjedhur drejtëpërdrejtë nga populli konformë kritereve të
sipërpermendura do t'ia përmirësonte imazhin shtetit dhe do t'ua rriste
krenarinë e qytetarëve të Kosovës.
Zoti
e bekoftë votën e lirë dhe vullnetin e qytetarëve të vendit tim!