Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Keka: Ramon d’Ortafa ai që bëri monedhat tregëtare të Shtetit të Arbërit me autorizim të Gjergj Kastriotit

| E merkure, 16.09.2020, 07:21 PM |


Ramon d’Ortafa ai që bëri monedhat tregëtare të Shtetit të Arbërit me autorizim  të Gjergj Kastriotit

Nga Gjon Keka

Një nga emrat që shumë pak është shkruar e folur për të është ai i Ramon d’Ortafa i dërguari nga mbreti i Aragonit për ta mbështetur Gjergj Kastriotin.Ai u dërgua me një flotë të Arbërisë dhe disa ushtarë të armatosur bashkë me të për t’i ndihmuar dhe shërbyer Gjergj Kastriotit.

Duke qenë aleat besnik i mbretit të Aragonit ai dërgoi Ramon de Ortafá, i cili i bëri shërbime shumë të mira në luftë Gjergj Kastriotit, duke e ndihmuar  dhe shoqëruar në ekspeditat e tij më të guximshme si dhe ndërmarrjet e rrezikshme.

Dihet pak për këtë peronalitet të shkëlqyer që i qëndroi në krah Gjergj Kastriotit ,por nga ajo që dim dhe që ka rëndësi është se ai në vitin 1454 u emërua mëkëmbës i Mbretit të Arbërisë dhe u autorizua nga Gjergj Kastrioti për të prerë monedha tregëtare të Shtetit të Arbërit,duke gdhendur në to kryqin e Shën Gjergjit.