| E merkure, 16.09.2020, 05:39 PM |
Nenat “nomade”...
Para
se te lexoni poezine kushtuar Nenes 91-vjecare ne Elbasan,po ju kujtojme shkurt
kalavarin e jetes nomade te saj.Lindi ne qytetin e Leskoviku ne nje familje me
tradita patriotesh vreshtare , GUDA.
U
rit jetime ,pasi Nena e saj me origjine came nga Janina ,ndroi jete gjate nje
lindje.U martua e vogel me ish ushatrakun devolli.Duke ndjekur rrugen e
ushtarakut nomad, ajo me pas transferohet ne Erseke,ne Korce ,ku lindi i
biri,pastaj Tirane .Aty nderoi tre
shtepi me qira me pas ne Pallatet Agimi,me nje aktivitet te pasur shoqeror
,mesuese vullnetare ne kurset e analfabetizmit ne Tirane,ku lindi dhe vajzat e
saj.
Perfundimisht
kthehen ne Vishocice Devoll,vendlindjen e e burrit tashme liruar ushtarak vullnetar ne fshat, bujk,ku ngre nderton dy
shtepi,ku marton djali e vetem dhe kater vajazat e saj.. Ja si kujton sot ajo
,ne ditet e agonise te moshes te pleqerise,tek vajza Paranvera Kullolli ,police ne qytetin e Elbasanit.Ajo
mban mend fare mirë nënën e saj:
...“Fetije
e quanin, ishte nga Janina, nga një familje tregtare çame, martuar
me
gjyshin tim nga Leskoviku, Nevrus Guda, i cili bënte tregëti
në
Janinë.”
Fetija
ishte një grua kapedane, trimëreshë, trupmadhe
dhe
bukuroshe. Ajo ishte vajza e vetme e tre vëllezërve,
tregëtarë
të dëgjuar të një familjeje të nderuar në qytet te Janines,Greqi. Punonte
si
burrë, - kujton ajo, - në vreshtë e në shtëpi, amvisë
nikoqire
e rrallë, të tëra punët, si brenda e jashtë. Ajo e
ndihmonte
shumë babane i cili ishte një vreshtar dhe specialist
në
zierjen e rakisë dhe përgatitjen e verës. U lindën tre vajza,
Ine
ishta më e madhja.
Fatkeqësisht,
vdiq para kohe, gjatë nje lindje, para djalit me te vogel,(Asllanit, që është
sot me banim në Tiranë), duke lënë jetime vajzën e madhe (Hysnijen) dhe djalin
e vogel,Asllanin,për të cilin u kujdes me dy motrat, Dylberen dhe Balen,Me pas
te internuar me familjet ne Saver te Lushnjes ku jetojne edhe sot,,te cilat i
lavi me lot nga malli qe nuk i pa dhe nuk i takoi tere jeten . Pastaj iati u
martua prap me një grua të fisme nga Radati i
Leskovikut,
me Selimenë, siç e thërrisnin nipërit, e cila u
kujdes
për fëmijët jetimë njësoj si të ishin fëmijët e barkut të saj.
Kur
vdiq Fetija ,erdhen vëllezërit e saj e moren dhe e mbuluan në
Janinë
ku kish lindur..Te atit i mbeti peng.
Kushedi sa herë e merrte babai, kujton ajo, - dhe shkonim te varri i saj ne
Janine,para clirimt . Babai (Novruzi)qante
fshehurazi,si
fëmijë….
Janina
është në breg të liqenit, në kodër është kalaja e Ali
Pashë
Tepelenës. Aty poshtë ishin varret. Ajo sjell ndërmend
shtëpinë
e vëllezërve të Nenes se saj, në mes të qytetit, shtëpi trikatëshe
ndërtuar
me gurë.
Kur
shkuam në Greqi, në qytetin ish-shqiptar të Kosturit,
kisha
në plan të shkoja Janinë te varri i gjyshes sime, por nuk u
realizua.
Nuk
shkoi gjatë dhe qeveria greke i shpërnguli familjet
shqiptare
nga Janina në Anadoll të Turqisë, për më tepër
vëllazërinë
që mbante llagapin Çami e që më pas nuk do të
figuronte
më si mbiemër. Pas çlirimit, iati mori
nja tre shokë
të
besës dhe kaluan kufirin fshehurazi për të nxjerrë eshtrat e gruas së tij.
Edhe
varret i kishin rrafshuar grekët, kështu që nuk gjetën as
nam
e as nishan.
Pas
vdekjes te atit , në demokraci, shkoi njëniperit me mbesën në Turqi për të
gjetur familjen e nënë came Fetijes. Pas shumë peripecive mundën të kontaktojnë
me disa
nipa
të saj, por të ftohtë e të turqizuar.
Nena
kujton me mall e nostalgji edhe Selimenë (me vjen
rëndë
ta quaj njerkë), se ato e quanin nënë. Por nënën e saj
Fetije,
gruan çame të Janinës, e ka pikë në zemër.
Unë
e ngacmoj shpesh e i them të më tregojë për nënë
Fetijen.Ajo
tregon me nostalgji, pastaj fillon e qan…
Uroj
shendet e jete te gjate e mendjen kup,Nenes ne Shqiperi,tek moter Vera qe
mbajne si ne pellembe te dores bashke me gocat,e perqafojme dhe e puthim me
mall nga larg,qe te gjithe familja.
Keshtu
te qeshur te mbajme mend edhe sot ,nga larg, si kjo fotoja ne Elbasan,tek motra
jone e dashur Paranvera Kalana Kullolli.megjithes pleqeria te ka renduar.
-SHAMITE
E NENAVE ,FLAMUR
...Mamase
time 91-viecare,Hysnije Guda Kalana,ne Elbasan.
1-Nënat
tërë jetën dy shami mbanin,
shaminë
e fisme te zezë ne kokë,
te
vuajtjeve,brengave,te zise, të lotëve,
shamiçkat
e bardha te dites i mbanin në gji.
&
2-
Fshehurazi varur në qafë si hajmali ,
natën
në jastekun qumësht të bardhë,
në
gjoks të mbeshtjelle shamickat e bardha
nje
copë mendafshi lidhur fjonçkçë,
për
ne kolopuçët, ishin një alibi...
&
3-Brenda
në të si në kasafortë,
vinin
lekë me nga një letrushkë,
“-Kur
të sosen lekat në xhepat,
blini
me shokët, lapsa e fletore,
qëndisni
per nënat zemrat në letrat.
&
4-Shamiçkat
i ndoqën si kalvar jete,
ca
guriçka lajthi nga zalli e vakëfi ,
mbështjelle
per mall ca arra e të Atit ,
imazhi
i teetur si ne vaj,i fliste portreti,
&
5-Shamiçkat
e nenes,zemer e magji,
i
ndoqen burrat e djemte si rabecke jetes,
i
mernin si protofol udhëve pa mbarim.
si
zemren, per kthimin ,pagezimin e Nënës .
&
6-Kur
morën qorazi me familje rrugët e kurbetit,
në
vend te shamise,qëndisen ato pasuritë,
testament,
amanatin ,shqipen në një flamur.
-Nënat,atdheun,kombin
ta kini për zemër.
&
7-As
mund te pershkruhen shamite qe u treten,
te
bijve ne burgje,ne litar,te gjalle ne qivur,
nga
mynxyrat makabre te botes pa skrupull,
sot
hi ne vazo te mbledhur ne dhera ne dete.
&
8-Se
si më njgjajnë shamitë magjike të nënave,
s’janë
qilima fluturuse te vellezërve Grim,
as
llambë e Aladinit,rrefime me përralla
Jetë,mesazhe
të gjalla të Nënave shqiptare.
&
9-Natën
bijeve i del gjumi ,si një sonabul,
sillen
vërdalle tornedo në ënderr e në jetë,
me
mendje të kthjellet ,si e Shenjta Terezë ,
nënat
perëndesha, shamitë pishtar e flamur..
&
10-
Shamiçkat ia mbajtën bijëve trupin gjallë,
ushqim
per shpirtin,fëmijët, vatanë e flamur,
djeresën,gjakun,trupin
ia hëngren kurbetetë,
zemrat
shkëmb e mall,nga lotët,nuk u tretë.
&
Luan Kalana,SHBA.
-PRINCESHES SHQIPTARE-
kushtuar
Hysnije Kalana,leskoviqare devolleshe.
-Fytyra
jote pasqyrë e bardhë,
liqen
kaltërosh ku lëkunden valë,
ato
që do thuash, s' m'i merr mendja,
t’i
lexoj në buzeqeshjen, në rrudhat në balle
Të
kuptoj edhe kur fsheh fjalët,
kur
qan e qesh, per mire e per keq,
s’jam
profet, shkronjes i thjeshtë,
mos
fol, te flet shpirti i shenjte..
Të
këndoj moj hallemadhe,
të
njoh dhëmb e dhëmballë,
mos
më thuaj kush je,
njoh
fisin, e tët mëhallë !
Edhe
po të verbohem fare,
fytyra
jote, dilelli qe shkëlqen,
zemra
lotët engjellore m'i rëfen, ,
jam
krenar me Ju,princesha ,
Moj
mbreteresha SHQIPTARE !
@
Luan Kalana,Florida -SHBA.-Shtator
2020.