| E marte, 15.09.2020, 05:43 PM |
Helmi Dritëro
Nga
Edison Ypi
Helmi
dritëro e helmoi shqiptarin aq sa e bindi se Shqipërinë sa më tepër ta vjedhësh
aq më e pasur bëhet, shqiptarët sa më tepër t'i shtypësh aq më për faleminderit
ta dinë, po tua dashurosh mamin të bëjnë babë.
Më
i tmerrshëm e i skëterrshëm edhe se gazi vdekjeprurës i kerematoriumeve
naziste, helmi dritëro e katandisi shqiptarin të duket i pari kur është i fundit.
Trim ndërkohë që 10 në brekë. I ditur edhe kur është gdhë. I pasur edhe pa një
qindarkë në xhep. Mikpritës kur është besprerë. I ndershëm kur është hajdut. I
pastër kur është i korruptuar.
Aq
liksht i helmoi shqiptarët helmi dritëro sa kurdoherë që Shqipëria i ka punët
pisk shqiptarëve u duket normale që prej tyre të dalin ca halabakë që vetquhen
"luftëtarë", "luftëtarët" të vllavriten, vllavrasësit të
vetquhen "çlirimtarë", "çlirimtarët" të marrin pushtetin e
të mos lënë gjë pa vjedhur.
Helmi
Dritëro është shkaku që elitat në Shqipëri jo vetëm nuk këmbehen, por pas
restaurimit të nomenklaturës së diktaturës, çka tashmë ka ndodhur,
"elitat" janë dhe do jenë përgjithmonë ato të diktaturës.
Helmi
Dritëro është arësyeja që kur kishat dhe xhamiat u hodhën në erë, hoxhallarët
dhe priftërinjtë u masakruan, askush s'bëri gëk.
Helmi
Dritëro është arësyeja që në Shqipëri Ligji nuk vepron, meritokracia nuk
funksionon, ndarja e kompetencave nuk respektohet, për bashkërenditje
ndërinstitucionale as që bëhet fjalë.
Helmi
Dritëro është arësyeja që ndërsa gjatë diktaturës Shqipërinë nuk e njihte
kurrkush në botë, tani edhe në Bangladesh e dinë se të vetmet zanate që njohin
shqiptarët janë; trafikant, drogaxhi, vrasës.
Helmi
Dritëro është shkaku që gjëja që dinë të bëjnë më mirë të diplomuarit nëpër
universitetet e sotme është seksi oral.
Helmi
Dritëro i katandisi shqiptarët në atë derexhe sa, hanë por nuk ngopen,
udhëtojnë por nuk kënaqen, mjekohen por nuk shërohen, librat i duan por nuk i
lexojnë, respektin e njohin por tjetrit i bëjnë gropën, lirisë ja dinë kimetin
por punën e urrejnë.
Helmi
Dritëro i ndriti mendjet e shqiptarëve aq tepër sa i bëri të besojnë se paret
mund të bien edhe nga qielli, dhe gjëja më me ment që duhet të bëjnë me paret
është t'ja falin një jevge.
Helmi
Dritëro e sofistikoi aq tepër shqiptarin, sa shqiptari edhepse vjedh, vret,
braktis familjen, ikën në Greqi ku ndërron emrin dhe besimin, dhe një mijë të
zeza të tjera, prapseprap veten e konsideron dhe të tjerët e quajnë "njeri
i mirë".
Helmi
Dritëro ishte arsyeja kryesore pse shqiptarët e uritur dhe të rreckosur në
90-ën muar arratinë.
Helmi
dritëro është i vetmi shkak pse konservatorët i kemi plehra dhe liberalët
këllira.
Helmi
Dritëro bëri që të vetmet muzika që u dëgjuan në Shqipëri për dhjetra vite
ishin pëshpërimat e spiunëve, zhurma e prangave, urratë e proletatarëve, çizmet
e ushtarëve, piskamat e mbledhjeve, lehja e qënve, rënkimet e qelive.
Helmi
Dritëro ishte arësyeja pse sot në Shqipëri pas diktaturës më kriminale të botës
viktimat urrehen, persekutorët nderohen.