Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjermani: Simpozium ne Munih per Kongresin e Manastirit

| E marte, 11.11.2008, 07:31 PM |


 

(Ne foto Hans-Joachim Lanksch )

Të nderuemit! Që në fillim duhet me ju rrëfye dy gjana: prej meje nuk mund të pritni nji kumtesë shkencore, mbasi nuk jam njeri

i shkencës, por i praktikës - nji qytetar i thjeshtë që punon me gjuhën shqipe.

E dyta: unë jam nji dashamirës i madh i gegnishtes, ama jam edhe nji dashamirës i madh i tosknishtes. Gjuha e Mjedës,

Koliqit e Camajt asht e ambël dhe e pasun, ama po aq e bukur dhe e pasun asht gjuha

e Naimit, Lasgushit e Mitrushit.

Vjetëve të fundit asht gjallnue diskutimi rreth gegnishtes resp. rreth raportit të saj me shqipen standarde, dhe, lidhun me këtê, debati rreth rishikimit

të shqipes së standardizueme. Kam disa, ma saktë: 6 kërkesa ndaj atyne që merren me debatin në fjalë:

• Diskutimi për gegnishten dhe standardishten e sotme duhet liberalizue, duhet me i dhanë fund monopolizimit të këtij kuvendimi nga ana

e disa gjuhëtarëve që e mbrojnë standardishten e Kongresit të Drejtshkrimit dhe orvaten me uzurpue çdo diskutim për këtê çâshtje,

ku përjashtohen sidomos shkrimtarët, ata pra që e përdorin dhe e krijojnë gjuhën.

Gjuhën e Dantes dhe Petrarkës s’e kanë krijue gramatikanët, por Danteja dhe Petrarka.


Me fjalë të tjera: nuk ban që për problemet e këndimit operistik të monologizojnë profesorët e kantos

tue ua kyçë gojën kangëtarëve…


Marre nga http://www.gjuha.org/


Publikue ne http://kosova.albemigrant.com/?p=3802