| E merkure, 02.09.2020, 09:42 PM |
Familje komplete, e shtënë pas çështjes kombëtare, si e Qiriazëve të Manastirit, rrallë gjendet në ndonjë vend të botës
(Vazhdimi i gjashtë i artikullit ,,15 veçoritë e popullit
shqiptar, publikuar në këtë portal, më
05.06.2020)
Nga Reshat
Nexhipi
Evidentimi i anëtarëve të
kësaj familje
dhe biografia e shkurtë
e tyre
Dhimitri
dhe Marie Qiriazi, prindët e tyre
Kishin 10 fëmijë: 6 djem
dhe 4 vajza. Maria, nuk lejonte në shtëpitë saj të flitej gjuhë tjetër, përveç
shqipes. Pritte dhe përcillte vetëm patriotë shqiptarë, prandaj dhe emri i
kësaj familje u vendos në piedestalin më të lartë të historisë kombëtare, pas
asaj të Frashërinjëve, me të cilën
kishte lidhje të ngushta, posaçërisht Gjerasimi, anëtari më i spikatur i
familjes.
Marie Qiriazi dhe vjehri i saj. Ky, aqë ishte i kënaqur nga sjellja dhe patriotizmi i
saj, sa që, në çastet e fundit të jetës, i dorëzoi “qemerin” ku mbante
“thesarin” e tij, duke e këshilluar për të mos ia treguar askujt dhe ta përdorte
në rastin e një nevoje shumë të madhe,
Marie Qiriazi... gjë që edhe
ndodhi kur dyqani i të shoqit, Dhimitrit, në Manastir u dogj dhe familja mbeti
në vështirësi të madhe ekonomike. Maria, ia dha një pjesë të pasurisë, duke e inkurajuar të shoqin për të
nisur sërish tregëtin e tij të dërasave.
Gjerasimi, si njeri human. Një ditë, autoritetet greke, kishin
paguar një njeri, që duhej të shkonte në shtëpinë e Gjerasimit në Manastir dhe t’a vriste.
Njeiu, fshehurazi, hyri në lokalin e veçantë të shtëpisë, duke e pritur me
kujdes ardhjen e Gjerasimit.
Gjerasimi, e pa, iu afrua dhe e pyeti: ç’farë të keqe ke, mos të
duhet ndihmë në të holla ose diçka tjetër, të të ndihmoj? Kur dëgjoi këto fjalë
të qëlluara ,,mysafiri,, nuk pati guxim
të kryejë detyrën, por, i tregoi të drejtën dhe u largua i turpëruar.
Gjerasim Qiriazi, në hanin e Stenjës të Prespës. Ja se si ai e përshkruan qëndrimin e tij në atë
vend: Më 12 nëntor 1884 mora udhën nga Manastiri për në Korçë…Kuajt ishin kockë
e lëkurë, ndaj dhe karrocierit, nuk ia kishte ënda t’i nxiste, nga frika se mos
rrëzoheshin, e na linin në mes të rrugës.
Gjerasim Qiriazi...Si kaluam Qafën e Dhiavatit, ramë poshtë në luginë
dhe vazhduam përgjatë Liqenit të Prespës…Zogjtë e ujit, që nga larg dukeshin si
varka lundruese, duke gjuar peshk. Aty nga mbrëmja, mbërritëm në Stenjë. Hani i
atyshëm, nuk kishte dhoma të ndara...
Gjerasim Qiriazi...Udhëtarët rrinin ulur së bashku, pranë mushkave të
tyre, në ahur, përreth një zjarri, ku kishin hedhur një barrë dru…Nga që nuk e
duroja dot tymin, m’u desh të rrija shtrirë, që të mos më zihej fryma…Si hëngra
darkë, rashë të fle, por zhurma e madhe s’më la të vija gjumë në sy.
Gjerasim Qiriazi...Përkarshi meje ndodhej një furrë, ku piqnin bukë.
Aty, punohej me ngut e hidh e prit të shara. Disa udhëtarë e xhandarë, rrinin
ulur mbi një rrogoz, duke pirë raki e duke kënduar...
Gjerasim Qiriazi...Hanxhiu po i shante e po u bërtiste shërbetorëve që
të mos rrinin duarkryq. Mushkotarët kujdeseshin për mushkat, grindeshin me
njëri-tjetrin dhe shanin shërbetorët që nuk e kishin situr tagjinë për
kuajt…”.
Gjerasim Qiriazi, 1885, në Manastiri, hap shkollë shqipe. Eugen Shehu,
shkruan: “Në vjeshtën e vitit në fjalë, në bashkëpunim edhe me patriotë të
tjerë të Manastirit, Gjerasim Qiriazi, mundi të çelë një klasë me disa
nxënës, të cilët mësojnë të shkruajnë gjuhën e tyre, me alfabetin e miratuar në
Komitetin Kombëtar të Shqiptarëve të Stambollit.
Gjerasim Qiriazi...Natyrisht kjo nismë ishte tejet e guximshme,
ngase, kërkoheshin dhjetra lejë e formalitete, të cilat, u kundërshtuan prej
administratës vendore në Manastir. Sidoqoftë, Gjerasimi mundi të mbledhë rreth vehtes 10-12 nxënës
dhe çel të parën klasë, ku mësimet, jepeshin në gjuhën shqipe...,,njofton Shehu
dhe vazhdon:
Gjerasim Qiriazi...,,Përveç historisë së Dhjatës së Vjetër,
Gjerasimi, jepte aty sidomos lëndën e Historisë së Shqipërisë duke mbledhur
materijale nga libra të ndryshme, në të shumtën e rasteve nga autorë të huaj...
Gjerasim Qiriazi…Së fundi, duke predikuar Ungjillin në gjuhën e
bukur shqipe, Gjerasimi donte që me anë të fesë të çlironte zemrat e nxënësve
të vet nga një barrë paragjykimesh dhe mentalitetesh
anadollake...Gjerasimi, pos klasës së çelur për dhënien e mësimeve
fetare në gjuhën shqipe, vazhdon edhe misionin e tij për shpërndarjen e librave
të Shoqërisë Biblike”.
Gjerasim Qiriazi, si patriot.
Patriotizmin e kishte fituar edhe falë lidhjeve të tij me Naim Frashërin,librat
e të cilit zinin vendin kryesor në dhomën e tij. Patriotizmi tij vjen në shprehje edhe përmes shënimeve në
vijim. Në një rast, ka thënë: “Përçarësve të kombit, u takon litari”,
gjë që, sipas meje, vlen edhe për sot, por, ku të gjenden aqë litarë?!
Gjerasim Qiriazi...në strofën e një vjershe të tij, shkruan: “Do
punoj për mëmëdhenë, gjithë jetën sa të ronj, do të zgjoj edhe ata që flenë,
kështu jetën ta mbaroj. Ose: O mëmëzë e dashur, ç’na je kështu, e ç’pate ti, përse na je helmuar, përse na qan e na
mban zi ?.
Gjerasim Qiriazi... Kur vdiq, i gjetën nën jastëk një vjershë, që kish
shkruar në çastet e agonisë së tij. Ajo titullohej “Lamtumirë” dhe i
kushtohej mëmëdheut të dashur, nga i cili po ndahej përgjithmonë.
Gjerasim Qiriazi. Stefan Qiriazi. Ishte djalë i tij. Studimet i ka vazhduar në Universitetin Oberlin i Amerikës. Ka lënë 5
djem dhe një vajzë, banorë të Sh B A-ve, theksohet në një tekst të internetit.
Gjergj Qiriazi,
një ndër aktivistëtmë të
mirë para, gjatë dhe pas mbajtjes të Kongresit të Alfabetit. Përveç mesazheve të tjera, si amanet ka lënë: “Ta ruajmë besën, se atë e kemi
pasuri që s’e ka popull tjetër në botë,,. Për të bëhet fjalë edhe në disa
shkrime të tjera, nëse zënë vend në këtë portal, prandaj, nuk po e zgjas më
tepër, duke kaluar te vëllai i tij.
Hristo Qiriazi, martesa. Dasmën e bëri në hotelin ,,Solluni,,
(Selanik). Merrnin pjesë diplomatë
dhe njerës të shkencës, etj.
Hristo Qiriazi, për Manastirin. Ishte një ndër pasanikët më të
mëdhenj të Manastirit dhe më gjerë. 20% të fitimeve nga libraria e tij, ia
jepte një gazete të qytetit, kurse, në një rast, bëri një kartpostale për
teatrin e Manastirit, i cili ishte në renovim e sipër dhe ia dhuroi Këshillit
për rinovim dhe të hollat e fituara nga shitja e tyre investoheshin në rinovimin e teatrit. Sponzoroi
edhe shoqatën e artistëve të teatrit të Manastirit.
Hristo Qiriazi…Në dyqanin e tij kishte një arkë speciale në të
cilën të gjithë ata që vinin hidhnin vullnetarisht para për familjet e varfëra
të qytetit. I biri i tij, Petar Qiriazi, i vdekur para disa vjet, ka thënë se
Hristo Qiriazi ishte fotografi i parë në Ballkan dhe se mbante lidhje me firmën
e shquar Marubi nga Shkodra, etj. Hristo
Qiriazi... më 1909 ngriti shtypshkronjën universale në Manastir e
cila nxori 300.000 tekste ose tituj në 13 gjuhë, të cilat dispelrzoheshin në
tërë anët e botës, me çka, përveç afirmimit të çështjes shqiptare, afirmonte
edhe emrin e Manastirit i cili në shumë vende ishte i pa njohur.
Hristo Qirijazi, në Indi. Sipas dëshmive të nipit të tij-Hristo Qiriazit,
nga Manastiri, i cili vdiq para disa
vitesh, Hristoja ka shetitur pothuajse tërë Evropën dhe shumë vende të
tjera jashtë saj, midis të cilave përmendet edhe Indija. Në këtë të fundit
paska jetuar 4 vjet dhe gjatë asaj kohe paska dashuruar një vajzë të bukur
induse.
Hristo Qiriazi…Gjatë një shetitjeje me të i paska parë një anëtar
i familjes së saj, i cili ishte revoltuar tepër që ajo të ketë lidhje me një
njeri të Evropës, të bardhë dhe të krishterë. Hristo Qiriazi...Meqenëse edhe vajza ishte dashuruar në këtë
shqiptar dhe nuk desh të ndahej lehtë prej tij, të afërmit e saj vendosën që përmes
një atentatorit të paguar ta vrasin dashnorin nga Manastiri. Mirëpo vajza i
tregon atij dhe ai ishte i detyruar të lëshojë Indinë dhe të këthehet në
Manastir.
Hristo Qirijazi, tentim për vetëvrasje. Shtypshkronja e tij ishte shkaktarja që Hristoja mund të humbte
jetën. Në lidhje me këtë, në literaturën historike, thuhet: “Që në orët e
mëngjezit, shtypshkronja e Hristo Qiriazit bllokohet nga xhandarë serb dhe nga
punonjësit e financave… i merret gjithë pasuria dhe ari që e ruante si rezervë
në shtëpi si dhe gjëra të tjera me vlerë historike dhe kombëtare.
Hristo Qiriazi… Ari që kishte pasur në shtëpi i kishte takuar
bashkëshortes Irenës që ia kishte dhuruar familja e saj me rastin e martesës me
Hriston… i dëshpëruar nga kjo
Hristo Qiriazi, një ditë largohet pa gjurmë nga shtëpia e tij.
Disa kalimtarë e gjejnë të alivanosur te vendi i quajtur “Guri i bilbilit”, ku
kishte shkuar të bëjë vetëvrasje. Për fat, atje kishte përjetuar një
gjakderdhje në tru dhe kjo e kishte shpëtuar nga më e keqja, gjegjësisht nga
vetëvrasja.”.
Parashqeva Qiriazi. Njihte 8 gjuhë. Ishte e vetmja femër në
Konferencën e Paqes në Pariz më 1919. Është autore e Abetares të parë që
doli sipas rregullave të Kongresit të Manastirit. Në një rast, ka thënë: “Nuk duhet të dhimbet shpirti dhe
koka, kur është në pyetje kombi dhe fytyra”.
Parashqeva Qiriazi, në hanin e Stenjlës të Prespës. Në
kujtimet e saj, thotë: “Nuk më del nga mendja nata që ngrysëm në hanin e
Stenjës. Katër burra dhe dy gra në një kthinë trualli pa tavan e pa
oxhak…Zjarri i ndezur në mes të vatrës sa vinte e trashej se s’kishte nga
delte.
Parashqeva Qiriazi... Natën e gdhimë me biseda kombëtare dhe rreth
çështjes së abecesë dhe herë-herë duke dëgjuar ndonjë shaka prej Xha Mihailit
(Gramenos-R.N.), i cili derisa derdhnim lotë prej tymit, përpiqej të na bënte
të qeshim. Në Manastir arrimë para se të çelet Kongresi, pa gjumë, e të lodhur
nga udhëtimi…”.
Parashqeva, për Kongresin: ,,Kongresistët priteshin në Manastir prej Komisionit
iniciator në lokalet e klubit ,,Bashkimi,, kurse për të ngrënë e për të
fjetur, ishte caktuar hoteli ,,Liria,, pronë
e Themistokli Gërmenjit.
Qiriazët, shqetsime. Viktorio Ruli,Dako, anëtar i familjes në fjalë, në
kujtimet e tij, shkruan:,, Isha
ende shumë i vogël, vetëm 5- 6 vjeçë, kur fillova të kuptoj se, familja jonë, trajtohej ndryshe
nga familjet e tjera. Ky trajtim, niste që me qendrimin e mësuesëve ndaj
meje...
Qiriazët, shqetsime. Më vonë fillova të kuptoj arësyen e vërtetë,,shkruan
ai dhe, pasi tregon momente të tjera për edukatën e tij nga ana e gjyshe Sevastisë, vazhdon: ,,Më 15
tetor 1943, gjithë familja jonë, Sevastia, Parashqeva, babaj, Qiriazët...xhaxhaj me nënën dhe tezen
time, kuzhinjerja e shkollës që kish vazhduar të jetojë me ne, unë dy vjeç e
gjysmë, u internuam në afërsi të Berogradit, Jugosllvi, nga gjermanët. Aty
qendruam për 11 muaj. Në qershor të v. 1944, aty lindi vëllai im Roberti.
Qiriazët, kthyeja në Shqipëri. V.Dako, vazhdon: ,,Mbas bombrdimit
të kampit nga ana e aleatëve, ne mundëm të kthehemi në Shqipëri, në Kamëz, në
institutin Qiriazi. Shtëpitë tona i gjetëm të grabitura, kurse biblioteka shumë
e pasur me rreth 300.000 vëllime, ishte dëmtuar...
Qiriazët. Nga mesi i
v. 1946 na dëbun nga shtëpitë,
duke sekuestruar çdo gjë që kishim dhe
pa na dhënë asnjëlloj strehimi... Sevastia dhe Parashqeva nja dy muaj ishin sistemuar në një dhomë si kotec i pulave...Në
fund të v. 1946, babanë dhe xhaxhanë i
burgosën,, për arësye politike,,..
Përndryshe, nga antarët
e familjes Qiriaze, histori më intersante ka Sevastia, për të cilën kam
përgatitur tekst të posaëm, gati për botim.