Kerko: klajd kapinova
Klajd Kapinova: Kush është senatorja “demokrate” Kamala Harris?
E hene, 31.08.2020, 08:55 AM
Kamala Harris kundërshtoi dënimin me vdekje të kriminelit, që vrau policin e pafajshëm në Kaliforni
“Ajo është me 97% të “demokratëve”
socialist në Senatin e ShBA-së dhe ka ka mbetur si marksisti, socialisti
“demokrat”, Bernie Sanders. Ajo nuk është e moderuar, sikurse shkruan New York
Times dhe të tjerët, që po përpiqen pa sukses të keqinformojnë popullin
amerikan. Harris kërkon të dekriminalizojë emigracionin e paligjshëm, të
dekriminalizojë imigracionin legal, hedh poshtë një ligj aktual të kufirit
jugor, apo krahason Shërbimin e Imigracionit dhe Zbatimit të Doganave (burrat
dhe gratë që zbatojnë ligjet federale), kur njerëzit vijnë këtu në mënyrë të
paligjshme, kryejnë krime dhe gjëra të tjera, ata përpiqen t'i arrestojnë dhe
t'i dëbojnë, i krahasoi me Ku Klus Klan-in.” – Mark Levin, analist
Nga Klajd Kapinova
Kush është senatorja “demokrate”
Kamala Harris?
Indiano amerikanja Kamala Devi Harris
lindi në Oakland, Kaliforni, më 20 tetor 1964, nga prindërit emigrantë Donald
Harris, një ekonomist nga Xhamajka dhe Shyamala Gopalana, një studiuese indiane
e Indisë në Azi.
Pas divorcit të prindërve të saj,
Harris dhe motra e saj Maja u rritën nga nëna e tyre në një lagje kryesisht me
ngjyrë, të klasës së mesme të ulët; gjatë gjithë fëmijërisë së saj.
Ajo mori pjesë në tempullin hindu dhe
kishën Baptiste me ngjyrë, duke thënë se nëna e saj e inkurajoi atë të ishte
një "grua e zezë e sigurt, krenare". Senatorja Harris, u martua për
herë të dytë me avokatin e bardhë Douglas Emhoff (55 vjeç), i lindur në
Brooklyn, New York.
Harris i fali jetën antarit të MS-13
që vrau një baba me dy djemtë e tij
Ne kanalin prestigjioz popullor
informative amerikan Fox News, analisti konservator Mark Levin në
Show-n e tij: "Jeta, Liria & Levin", më 16 gusht 2020, ka
treguar në mbrëmje, një informacion special investigues mbi senatoren
“demokrate” nga Kalifornia Kamala Harris.
Qysh në hyrje të progranit të tij
Mark Levin, i kujton Harris, se kjo është jeta juaj, jo një
rrotullim (zbukurim) i rrëfimit nga The New York Times apo The Washington Post,
por rekordi juaj aktual.
Mark Levin, është një investigues
shumë serioz. Ai gjatë gjithë kohës së paraqitjes faktike për senatoren Harris,
është treguar shumë i saktë. Edhe në ditët në vijim, media i është referuar
fakteve të programit special të Mark Levin.
Senatorja Harris ka shprehur ide të
majta, gjatë kandidimit të saj në
garën presidenciale, brenda partisë “demokratike”. Ajo beson në kujdesin shëndetësor
falas të qeverisë, për të huajt e paligjshëm pa dokumente, ku, nuk dihet se
kush janë nga vijnë etj.
Socialistja Kalifornisë Harris në
distriktin e saj elektoral, ka me qindra dhe mjëra njerëz të varfër dhe pa
strehë, përdorues të drogës, që flejnë në rrugë, metro, poshtë urave etj.. Ajo
po kërkon të eleminojë kujdesin shëndetësor privat, ku, sot mbi 160,000.000
shtetas amerikanë kanë kujdes shëndetësor privat.
Ajo është një mbështetëse kryesore e
kongresmenes nga Bronx-it New York, ish bartenderes Alexandria
Ocasio Cortez (AOC) dhe të
ashtëquajturës Green Deal (Marrëveshja e Gjelbërt).
Kjo lëvizje marksiste lindi në
Europë, si një sulm apo luftë direkte nga socialkomunizmi ndaj rendit
përparimtar kapitalist.
Nëse kjo çmenduri do zbatohet do të
ndikonte në gjithçka negativisht, duke filluar nga llojet e transportit,
perdorimi i makinave, aeroplanëve, anijeve, shtëpitë, ngrohja dhe ajri i
kondicionuar; llojin e bojës që përdorim etj., ku, gjithçka sipas
socialkomunistëve amerikanë do të kolektivizohet apo “rregullohet” nga Qeveria
Socialiste Federale, ashtu sikurse bëri komunizmi me viktimat e saj në ish
Bashkimin Sovjetik, Europën Lindore, Shqipëri, Venezuelë, Kubë, Korenë e Veriut
etj., duke i kthyer këto vende në shtete mjerimi për shumë dekada.
Indiano amerikanja socialiste Kamala
Harris, dëshiron të sulmojë pavarësinë e energjisë së SHBA-së nga pjesa e
tjetër e botës. Amerikanët, më në fund mbas shumë dekadave, janë prodhuesit #1
të enegjisë, duke qenë të lirë (pavarur) nga vendet e huaja dhe shantazhet e
OPEC–ut dhe të gjithë pjesën tjetër të saj, për shkak të zgjuarsisë amerikane
dhe punës së palodhur të popullit dhe në saj të meritës direkte të adminisratës
dhe Presidentit Donald J. Trump.
Shqiptaro amerikanët me tç drejt vote, kur të shkojnë në
kutinë e votimit më 3 nëntor 2020, t’i rikujtojnë vetes, se kandidatja
“demokrate” Kamela Harris nuk përfaqson ineteresat tona ekonomike.
Ajo dhe Sleepy Joe, dëshirojnë të shfuqizojë uljen e taksave 40-50%, që
Presidenti Donald J. Trump bëri tre vjet më parë, për klasën e mesme amerikane,
duke kërkuar të rrisë masivisht taksat për të gjithë amerikanët.
Këtë gjë e rishprehu si ambicie primare, më 20 gusht 2020
në Konveten e PD vetë kandifati “demokrat” për president, ish zv/Presidenti Joe
Biden. Kujtojmë, se kështu i kishte rritur ai taksat, gjatë viteve të mbrapshta
të administratës Obama-Biden nga viti
2008-2016.
Ne, në radhë të parë duhet të shohim interesat tona
ekonomike dhe jo politike, sepse ne kemi ikur nga Shqipëria dhe vendosur si
emigratë në SHBA, për një jetë më të mirë.
Është absurd, kur sheh se në platfomën e partisë “demokrate”, thuhet se Qeveria
Federale duhet të aprovojë çdo ligj të shtetit, që kërkon të rregullojë abortin
(vrasjen e foshnjave të palindura dhe porsalindura) në çfarëdo mënyre, përpara
se një shtet të mund ta zbatojë atë.
Kandidatja “demokrate” për zv/President të ShBA sen.
Harris, dëshiron të ndalojë ato që janë sot me Kushtetutë, armët ligjore të
zjarrit, duke shkel kjartë Amandamentin e Dytë.
Harris si Prokurore e Përgjithshme e
Kalifornisë
Ajo që po ndodh sot, është se media propagandistike
globaliste e majtë dhe “demokratët” po bërtasin se ajo është shembull për
politikën e saj të moderuar. Gënjeshtër!
Kalifornia, historikisht ka rekordin negative të votave
liberale socialiste për shumë dekada me radhë. Ajo është bërë sot kopja e
Venezuelës.
Në studio analisti Mark Levin, kishte ftuar gazetarin me
pervojë Mark Pulliam, njohës i mirë i punës së senatores “demokrate” Kamela
Harris.
Pulliam, është redaktor dhe bashkëpunëtor i "Ligji
dhe Liria". Ai ka shkruar gjerësisht artikuj për Kamala Harris dhe di
shumë rreth rolin të saj si Avokate e
Qarkut dhe Prokurore e Përgjithshme e Kalifornisë.
Gjatë përgjigjeve të pyetjeve Pulliam, me hollësi tregoi
dhe zbërthei me argumente faktike disa aspekte kryesore të rekordeve negative
të saj në shtetin e madh të Kalifornisë.
Ai, tha se: “Nëse ktheheni në rekordin nga kur filloi
karrierën e saj politike në Kaliforni, mund të shihni shenja shqetësuese se ajo
me të vërtetë i besonte këto gjëra dhe se ka vepruar në të kaluarën vazhdimisht
me ëndrra socialiste.
Ajo nuk pati sukses që të bëhet
Zëvendës Prokuror i Qarkut në Alameda County deri kur 60 vjeçari William Brown
u martua me Kamelan 29 vjeçe dhe për dy vitet që ishin bashkë, ai e prezantoi
atë me qarqet politike, që çuan në ngritjen e saj të shpejtë.
Ajo u emërua menjëherë në disa
agjenci administrative me pozitë në Kaliforni, të cilat e paguanin atë me mbi
400,000.00 dollarë në vit.”
Në atë kohë, William Brown ishte Kryetari i Asamblesë
në Kaliforni. Kjo e bëri atë politikanin më të fuqishëm atje.
Kamala Harris kundër policit të
pafajshëm ende të pavarrosur
Avokatja Kamela Harris, padyshim që mësoi litarët e
ngritjes politike kur William Brown u
bë Kryetar. Ajo menjëherë kandidoi për tu bërë Avokate e
Qarkut.
Ajo ka pasur vetëm dy gara të vështira politike. E para,
ishte kur ajo kandidoi në 2003 për postin e Avokatit të Qarkut të San
Franciskos kundër një kandidati.
Një oficer policie në San Francisko, me emrin Isaac Espinoza,
u vra me armë zjarri në pritë nga një anëtar i bandës kriminale. Ai u qëllua
për vdekje me një AK-47.
Kamala Harris, ishte shprehur me një kundërshtim personal
ndaj dënimit me vdekje të kriminelit. Për çudi
të të gjithëve ajo njoftoi kështu tre
ditë pas vrasjes së policit, madje para se ai të varroset, u shpreh se ajo nuk
do të kërkonte dënimin me vdekje ndaj vrasësit.
Komuniteti dhe familja e policit, u indinjua shumë nga
deklarata publike e saj. Ajo zemëroi madje edhe komunitetin e gomerëve “demokratë”
në Kaliforni, një shtet bastion i socialistëve blu. (Gomari është symbol i
partisë “demokratike” të SHBA-së.)
Prokurori i Përgjithshëm demokrat asokohe Bill Lockyer
nuk u pajtua me Kamela Harris, ashtu sikurse edhe senatorja “demokrate” Dianne
Feinstein.
Për më tepër, senatorja Feinstein ishte aq e mërzitur, sa
tha: “Unë nuk do ta pranoja atë për Avokat të Rrethit, nëse do ta dija që
ajo do të bënte diçka të tillë.”
Pra, ky është lloji i prokurores amerikane, që përbuz
zbatimin e ligjit, kur refuzoi të kërkonte dënimin me vdekje për një bandit, që
vrau policin e pafajshëm. Ky nuk ishte një shembull i izoluar.
Harris i fali jetën një antari
criminal të MS-13
Pesë vjet më vonë, ajo bëri të njëjtën gjë në San
Francisko, kur një i huaj i paligjshëm dhe antar i organizatës kriminale MS-13,
vrau një baba dhe dy djemtë e tij të pafajshëm, që po ktheheshin nga pikniku.
Ajo njoftoi se nuk do të kërkonte dënimin me vdekje, kundër vrasësit së tre
viktimave.
Ajo arrti të bëhet Avokat i Qarkut. Ambiciet e saj u rritën,
sepse ajo synonte zyrën më të lartë dhe në 2010 ajo kandidoi për Prokuror të
Përgjithshëm.
Mark Levin, tregon se kishte lexuar një çështje, që
përfshin ngacmimin e disa individëve nga një prift katolik në juridiksionin e
saj.
Gazetari Pulliam, iu përgjigj një pyetje interesante, në
lidhje me abuzimet me fëmijët minorenë nga priftërinjtë katolikë.
Ai tregon: “Kjo është e saktë. Në shumë juridiksione,
priftërinjtë po ndiqeshin penalisht për ngacmim, sepse kishte raste active.
Investigimin e kishte filluar paraardhësi i saj, Terence Hallinan, por asnjëri
prej tyre nuk ndiqej penalisht gjatë kohës kur Kamala Harris ishte Avokat i
Qarkut në San Francisko.
Pra, kjo është një çështje e
përcaktimit të përparësive të saj dhe ndjekjes së një prifti nuk ishte pjesë e
kësaj përparësie, sepse disa nga këto kisha ishin aty, ku këta priftërinj ishin
të lidhur me këtë seli politike në San Francisko. Ky është qyteti i Nancy
Pelosi dhe njerëz të tjerë…
Dhe hipokrizia është se ajo
pretendonte sesi prokurore në fillim të Qarkut Alameda dhe më pas në San
Francisko se theksi i saj ishte të ndihmonte viktimat e abuzimit të fëmijëve.”
Por puna invesiguese e gazetarit Mark Pulliam nuk u
ndërpre asnjëherë. Kështu ai në vitin 2016, shkroi një artikull të gjatë për City
Journal, i cili, ishte një profil i Kamala Harris, ndërsa ajo kandidonte
për një vend në Senatin e SHBA-së. Ai hukumtoi një numër faktesh të saj, që
Harris bëri dhe nuk i bëri, kur ajo ishte Prokurore e Përgjithshme e shtetit të
Kalifornisë.
Ajo ishte kundër Propozimi 8, një iniciativë në
Kaliforni, e cila kishte shpallur martesën si bashkim të një burri dhe një
gruaje.
Mirëpo ajo nuk pranoi të mbrojë ligjin e shtetit, në
kundërshtim me betimin e saj për ankesë dhe kjo iniciativë u mbrojt nga
përkrahësit e saj.
Puna arriti në Gjykatën Supreme të SHBA, e cila vendosi
se Kamala dhe përkrahsit e saj, nuk kishin qëndrim ligjor për ta mbrojtur atë
dhe për këtë arsye, ankesa ishte e pavlefshme. Ajo me refuzimin e saj për të mbrojtur një ligj të
shtetit, sabotoi vullnetin e njerëzve, dhe ishte një shkelje e jashtëzakonshme
e betimit të saj.
Ish Prokurorja e Përgjithshme e Kalifornisë Kamala
Harris, asnjëherë nuk ka qenë dhe nuk është edhe sot dashamirëse e policisë.
Ajo imponoi një trainim të paragjykuar në policinë e Kalifornisë, një nga
shtetet e para që e bëri këtë. Ajo ka qenë një zhgënjim i jashtëzakonshëm nga
popullsia me bindje demokratike në këtë shtet.
Mark Pulliam tregon se: “Ajo abuzoi me pushtetin e saj
dhe e përdori zyrën si Prokurori i Përgjithshëm i Kalifornisë me mjaltë e shkop
dhe gjithmonë në mendje për pozicionin e saj të ardhshëm në detyrë.
Dhe unë mendoj, se ne e shohim se në
dy vitet në Senat, ajo ka përqafuar çdo ide radikale si promovues, ku ajo ka
qenë jashtëzakonisht e mbrapshtë, një vrasës absolut i personazheve të tipit
Spiro Agnew, kur bëhet fjalë për Brett Kavanaugh. Unë
mendoj, se do ta shohim këtë edhe kur bëhet fjalë për Presidentin e Shteteve të
Bashkuara, që Biden më shumë do të jetë në bodrumin e tij dhe ajo do të jetë
atje si besnik i tij.”
Nëse ju kujtohet gjatë dëgjimeve në Senat të Brett
Kavanaugh, senatorja Kamala Harris ishte me të vërtetë e pabesueshme.
Gazeta ultra e majtë globaliste The New York Times
raportoi atëherë se gazeta ishte ishte tërhequr nga pretendimet për sulme
seksuale kundër Brett Kavanaugh, që dolën fallco dhe ishin jashtëzakonisht
qesharake. Harris bëri të kundërtën e gazetës së “demokratëve” NYT.
Përdoruesja e marijuanës Harris
burgosi 1500 afrikano amerikanë
“Harris do të duhet të përgjigjet për
ndjekjet penale të marijuanës në Kaliforni”-
Kellyanne Conway
Me fanatizëm ajo po ndiqte penalisht shkeljet relativisht
të vogla të marihuanës. Për këtë ajo intervistohet një vit më parë, ndërsa po
kandidonte për President, në garën paraprake brenda partisë së saj. Senatorja
Harris, qesh me faktin se ajo përdori marihuanën.
Këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë Kellyanne Conway,
kritikoi senatoren Kamala Harris (D-Calif.), duke thënë se zgjedhja si
kandidate demokrate për postin e zv/Presidentes së SHBA, do të duhet të
përgjigjet për rekordin e saj prokurorial në shtetin e Kalifornisë.
Në një intervistë për Fox News, Conway tregoi për
rekordin e Harris për ndjekjen penale të rasteve të marijuanës si një zone, ku
Harris do të merrte kritika të ashpra nga e partia e saj e majtë “demokratike”
mbi pikëpamjet e saj absurd për drejtësinë penale. Conway pohoi njëkohësisht se
ajo kishte qenë e dobët ndaj krimit.
Sikurse dihet Harris më parë kishte shërbyer si Prokuror
i Përgjithshëm e Kalifornisë nga viti 2011-2017.
"Unë mendoj, sesi Prokurori i Përgjithshëm në
Kaliforni, pozicioni që Kamala Harris ka mbajtur shumë më gjatë sesa ajo ka
qenë senator i Shteteve të Bashkuara, njerëzit do të zhyten në atë rekord.
Faktet tregojnë se ajo nuk la askend të lumtur.
Ajo është parë nga ata të së majtës,
se bllokoi mbi 1,500 persona ose më shumë me akuza absurd të marijuanës, dhe
nga të tjerët që janë për sigurinë publike, ligjin dhe rendin. Ajo ishte e butë
ndaj disa prej atyre kriminelëve. Dhe kështu, unë mendoj se ajo ka një rekord shumë
të përzier atje ku njerëzit do të gërmojnë."
Me 2% të votive Harris u radhit e
fundit në garën e gomerëve blu
Aleatët e presidentit Donald J. Trump, kanë kërkuar të
vendosin para pergjegjësisë ligjore “demokratët”, për lejimin dhe nxitjen e
anarkisë, gjatë protestave të dhunshme marksiste disa mujore të organizatës
terroriste Antifa dhe lëvizjes marksiste BLM, në çështjen e "ligjit dhe
rendit".
Këto protesta vandaliste anarkiste me shkaterrime,
vjedhje, heqjen e 183 busteve dhe monumenteve historike amerikane, kanë
vazhduar në qytetet e shteteve, ku, drejtojnë governatorët dhe kryetarët e
bashkive të partisë socialkomuniste “demokratike” në disa qytete.
Shumë aktivistë anarkiste marksistë të Antifës dhe BLM,
përmes protestave e akteve të dhunshme vandaliste, kanë bërë presion
ligjvënësve socialkomunistë, për të zhvendosur burimet financiare nga policia
në programet e mirëqenies sociale, ndërsa populli amerikan dhe Presidenti
Donald J. Trump kanë kërkuar perms senatorëve dhe kongresistëve të tyre të kundërtën,
duke mbështetur fuqishëm policinë dhe forcat federale të ndërhyrjes së shpejtë
për të vendosur rendin dhe qetësine kushtetuese kudo në SHBA.
Senatorja Kamala Harris, më parë kandidoi për president
në garën e deshtuar midis kandidatëve të partisë së saj “demokratike” të vitit
2020, por shpejt ajo u rrëzua para se të hidheshin votat në Iowa dhe New
Hampshire.
Më vonë ajo u tërhoq nga gara, sepse kishte rezultatin më
të ulët në garë, duke mbetur në kufirin e 2% pa marrë asnjëherë mbeshtje të
bazës së gomerëve “demokratë”. (John Bowden, TheHill, 08/12/2020)
Kongresmenja Tulsi Gabbard tregon
hipokrizinë e sen. Harris
Në debatin e kandidatëve për presidentë demokratë, që u
mbajt disa muaj më parë në San Francisco, Cali., kongresmenja Tulsi Gabbard
(D-HI), sulmoi ashpër rekordin e senatores Kamala Harris, si Prokuror i
Përgjithshëm e Kalifornisë.
"Ka shumë shembuj për të cituar. Harris futi mbi
1,560 njerëz në burg, për perdorim të marihuanës” Ajo pastaj qeshi me të,
kur u pyet nëse kishte pirë ndonjëherë duhan marihuane. Në një intervistë në
radio në shkurt 2020, Harris pranoi se kishte pirë duhan marijuanë (Shih
YouTube).
Harris, bllokoi provat që do të kishin liruar një burrë
të pafajshëm nga gjyqi i vdekjes derisa gjykatat e detyruan atë të bënte këtë.
Ajo i mbajti njerëzit në burg përtej dënimeve të tyre për
t'i përdorur si punë të lirë për shtetin e Kalifornisë. Dhe ajo luftoi për të
mbajtur në vend një sistem lirimi me para që ndikon tek njerëzit e varfër në
mënyrën më të keqe.
Gjatë muajit shkurt 2019, Washington Free Beacon, raportoi
se të dhënat nga Departamenti i Korrektimeve dhe Rehabilitimit në Kaliforni
treguan, se “të paktën 1,560 njerëz u dërguan në burgjet shtetërore për
vepra të lidhura me marihuanën midis 2011 dhe 2016.”
Kevin Cooper, është denuar në gjyq me vdekje, për një
vrasje të vitit 1983 dhe ka ruajtur pafajësinë e tij për dekada. Avokatët e tij
kanë argumentuar disa fakte të reja në lidhje me vrasjen, dhe “vrasësi” duhet
t'i nënshtrohen testimit të avancuar të ADN-së.
Gazetari investigativ Nicholas Kristof i gazetës The New
York Times, shkruajti: "Si Avokat i Përgjithshëm i Shtetit, Kamala
Harris nuk pranoi të lejojë këtë testim të përparuar të ADN-së dhe nuk tregoi
asnjë interes për çështjen.”
Avokatja Harris "i mbajti njerëzit në burg përtej
dënimeve të tyre për t'i përdorur si punë të lirë për shtetin e Kalifornisë"
Los Angelos Times,
raportoi për argumentet dhe Harris pretendoi se ishte "shokuar" nga
lajmet.
Në vitin 2016, Gary Welchen paditi Kamala Harris, duke
pretenduar se sistemi i lirimit me para të shtetit është antikushtetues, duke e
quajtur atë “arrest me bazë pasurie”.
Sipas ankesës, shkruhet se: "I pandehuri Kamala
Harris, në cilësinë e saj zyrtare si Avokat i Përgjithshëm i Kalifornisë, shkel
të drejtat e paditësve duke i kërkuar të pandehurit Qarku i Sacramento të
miratojë një plan me kusht që rezulton në arrestimin e një personi vetëm sepse
ata nuk mund të paguajnë para për të shpëtuar."