Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ramush Haradinaj: Shenjtorja Nënë Tereza, sinonim i shpresës për miliona njerëz

| E merkure, 26.08.2020, 06:30 PM |


Ramush Haradinaj:

Shqiptarët i dhanë shumë civilizimit botëror, në të gjitha periudhat historike. Sot në ditëlindjen e saj, kujtojmë bijën tonë, që me fuqinë e saj rrezatuese, mbeti e pavdekshme në historinë botërore.

Shenjtorja Nënë Tereza, erdhi në jetë 110 vite më parë, për t'u bërë sinonim i shpresës për miliona njerëz, shembull përkushtimi në mbrojtjen e jetës njerëzore. Shqiptarët përgjithmonë krenarë për Shën Terezen, të bekuar që botës i dhanë nobelisten e paqes, që dhuroi aq shumë dashuri për njerëzimin deri në frymën e fundit.

Shqiptarët i dhanë shumë civilizimit botëror, në të gjitha periudhat historike. Sot në ditëlindjen e saj, kujtojmë bijën...

Posted by Ramush Haradinaj on Wednesday, August 26, 2020