| E marte, 25.08.2020, 05:27 PM |
FRONT PËR SHPËTIMIN E KULTURËS ME PLIS NË KOKË
Nga
Xhemal Ahmeti
Kosova
dhe shqiptarët ia dolen të mbijetojnë, jo se në epoka të ndryshme pati më pak
haxhiqamilë e më pak frikacakë që heshtin si në varr. Përherë masat shqiptare
kanë qenë të populluara kancershëm edhe me teofallanga trukstrate siç i kemi
sot këta të Ibn Bazit të Saudisë dhe Taipit të Anadollisë. Mbijetuan shqiptarët
ngase inteligjencia kulturore shqiptare, postkastrioteske i mundën e i le me
kokë kusijave me taxhi të huaj si ato devet e Alegjerisë sa herë t'i marrë
përpara. Dhjetë prej kategorisë së Fishtës, Konicës, Samiut i shkokordhojnë një
milion prej tyre. E dini pse? Sepse këta janë në të drejtë dhe kanë frymë të
pakoronizuar nga korruptimi (i)material. Kushdo që të ketë krijuar kulturat e
gjuhët si kjo shqipja dhe tjerat e llojit, zoti, natyra apo gjeneratat vetë,
nuk i kan bërë që t’i zhduk çdo pismilet analfabet. Prandaj edhe ju që heshtni
e dini që tash triumfuesin, mos heshtni pra. Mos mbështesni me heshtjen tuaj
sekserë të poshtër të kulturës së bukur shqipe.
______________
KRIMINELËT SI
OPINIONISTÊ
Duhet
të jesh i masakruar keq e rëndê në frymë e nê organe qê të pêrpiqesh ta
arsyetosh prerjen e kokës, masakrimin e një të miture, me fé (se qenka dashnori
i religjionit tjeter), nacionaliz?m (se qenka i kombit tjetër) apo çfardo
ideologjie. Tipa të kësaj kategorie në perëndim shërohen klinikave, ndërsa në
Kosovë janë këshilltar politik, debatues emisioneve dhe opinionistë. Kjo
êshtë shenja më kristaline e një
shoqërie totalisht të degraduar.
______________
E DREJTA E SKLLAVIT DHE
LIRIA E TJETRIT
Në
librin e tij "Rruga e gjatë për liri" (1997 GJ), Mandela thotë,
oirigjinali: "For to be free is not merely to cast off one's chains, but
to live in a way that respects and enhances the freedom of others". E ata
që as veten nuk e çlirojnë dot nga prangat s'mund të kenë respekt për lirinë e
tjerëve. Si për shembull: ata që përfitojnë nga ekzistenca e të pranguarve as
që do kishin interes që mos të ketë skllavë. Se me këtë liria e tyre do të
thoshte papunësi dhe...