| E marte, 25.08.2020, 05:00 PM |
Lulzim Peci:
Cfare
i definon shqipetaret si identitet ne dekaden e trete e shekullit XXI dhe ato
ne vijim? Kush jemi ne? Cfare kemi qene dhe kah jemi duke shkuar ne kohen e
globalizimit? Cilat jane relacionet ne mes identitetit kombetar, shteteror,
atyre religjioze dhe kulturore ne keto kohera te ridefinimit te vlerave
globale, perendimore dhe lindore? Cfare eshte sot ajo qe ne terma konvencionale
quhet lindje? Si ndikon gjeopolitika dhe diaspora ne formesimin e ketyre
identiteteve?
Besoj
se keto jane disa prej pyetjeve fundamentale me te cilat duhet te merren
intelektualet, jo vetem shqipetare, ne vitet dhe dekadat ne vijim.
Ky
debat intelektual dhe akademik ne perpjekje per t’ju pergjigjur pyetjeve te
lartecekura, dhe jo vetem atyre, eshte me se i domosdoshem per te sqaruar sado
pak krizen e thelle identitare me te cilen jo vetem shqipetaret jane duke u
ballafaquar ne keto kohera.
Mendoj
se si Kosova ashtu edhe Shqiperia duhet te investojne ne stimulimin e ketij
debati ne te dy anet e kufirit.