| E marte, 25.08.2020, 06:11 PM |
Vaj halli për ne çka na ka gjetë!
Nga
Qazim Namani
Paraardhësit
tanë para 6000 viteve menduan se kujt do të ja lenë këtë tokë. Ata lanë gjurmë
të civilizimit dhe kulturës, që dëshmuan se ishin më të zhvilluarit në Evropë,
por pas 6000 viteve ne pasardhësit e tyre mbetëm populli më i varfër në
aspektin ekonomik, pa vetëdije për identitetin kombëtar, dhe populli më i pa
organizuar në Evropë.
Populli
shqiptar në mungesë të intelektualëve nga fusha e identitetit kombëtar, viteve
të fundit po përjeton tronditje të mëdha shpirtërore.
Intelektuali
shqiptar sot mund të përshkruhet me tre tipare karakteristike dalluese, që nuk
përputhen mes veti!
1.
Intelektuali shqiptar ka veshje perëndimore!
2.
Intelektuali shqiptar ka arsimin sllavo-lindor!
3.
Intelektuali shqiptar ka kulturë dhe mentalitet oriental!
Është
për tu shqetësuar kur në mesin e 1000 qytetarëve me arsim të lartë, 1 qytetar
mund ta gjesh të sinqertë dhe të edukuar drejte në frymën kombëtare.
Për
dallim në mesin e 100 qytetarëve, mund ti gjesh 10 qytetar të sinqerte dhe të
edukuar drejt në frymën kombëtare dhe qytetare.
Ata
që nuk kanë arsim dhe vetëdije kombëtare a mund të quhen intelektual!
Populli
shqiptar, përveç armiqve tjerë, ka vuajtur dhe po vuanë shumë edhe nga bijtë e
vet!
Shtohet
pyetja ? Ky populli i shumë vuajtur, a do të mundë ta përballojë këtë situatë të vështirë.