| E hene, 24.08.2020, 08:22 PM |
Laterkuli unik nga Cërca e Istogut
Mbishkrimi i Laterkulit në përkthim të lirë është ky: Më
fat gurë themeli i banjës së Labanonit. [ E ngriti ] Tenouo. Ai njëherazi
dëshmon për ekzistimin e vendbanimit Labanon,të cilin e mbante ky vendbanim i
antikitetit, pararendës i Cërcës së sotme. Mbishkrimi mund të datohet në
antikitetin e vonë të shek. IV – VI pas Krishtit.
Nga
Haxhi MEHMETAJ
Gjatë
punimeve bujqësore në vendin e quajtur “Arat e Njoma “ në Cërcë të Komunës së
Istogu, brenda vendbanimit të periudhës së antikitetit të vonë, para afro njëzet vitesh u gjet
njëLaterkul,tullë e vogël dyshemeje, i pari i këtij lloji në Kosovë. Vendbanimi shtrihet rrëzë maleve të Moknës,
në një ambient të bukur bujqësor dhe
blegtoral, pranë trasesë së rrugës antike Mirtrovicë – Pejë.
Laterkuli
është punuar nga argjila e ngjyrës së kuqe. Ka përmasa 26 x 26 x 7cm.Mbi sipërfaqen e sheshtë, të
njomë e të lëmuar para pjekjes, me dorë të lirë, në pesë rreshta horizontal, me
një shkrim të shpejt në latinishte vulgare është shkruar mbishkrimi:
L
A T e r c u l i
I
N B a l n e o
L
a b a n o n
T
e n o u o
F
e l i c i t e r
Tri
shkronjat e para te rreshtave një dhe dy, sikurse edhe nistoret e rreshtave
katër, pesë dhe gjashtë, janë shkruar më shkronja të mëdha, ndërsa shkronjat
tjera janë shkruar më shkronja të vogla. Lartësi e shkronjave lëviz nga 3 deri
në 5cm, ndërsa thellësia nga 1 deri në 2mm. Fjala është për mbishkrim përkushtimi
të shkruar më rastin e inaugurimit të një banje, të ngritur sipas gjasave për
punëtorët e punishtes së tullave. Mbishkrimi i Laterkulit në përkthim të lirë
është ky: Më fat gurë themeli i banjës së Labanonit. [ E ngriti ] Tenouo. Ai
njëherazi dëshmon për ekzistimin e vendbanimit Labanon, të cilin e mbante ky
vendbanim i antikitetit, pararendës i Cërcës së sotme. Mbishkrimi mund të
datohet në antikitetin e vonë të shek. IV – VI pas Krishtit.( Krahaso librin:
H. Mehmetaj, Trashëgimia arkeologjike e komunës e komunës së Istogut, Prishtinë
2016,f. 54.fig.42.).